PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Mateu 5:10

11/29/2023

0 Comments

 
Picture
“Të bekuar janë ata që janë të përndjekur për hir të drejtësisë; sepse e tyre është mbretëria e qiellit.”
- Mateu 5:10

     Patjetër, kur Bibla flet këtu për drejtësinë, kuptimi është drejtësia e Perëndisë. Ajo e njerëzve është korruptuar. Nëse jetojmë në mënyrë të drejtë para Zotit, njerëzit rreth nesh do të fyhen. Ata do të çuditen se si ne nuk e shtrembërojmë pak drejtësinë për qëllimet vetë-shërbyese si ata. Ata do të çuditen se si nuk përdorim fjalë të pista si ata, dhe nuk duam t’i dëgjojmë bisedat e tyre të turpshme. Ata do të çuditen se si ne nuk dëshirojmë të shkojmë bashkë me ta në ato vende ku mëkatet kryhen hapur; vende ku lavdërohen ata që i shkelin urdhërimet e Perëndisë dhe ligjet e shtetit. Këta që me njërën anë të gojës përshëndesin Zotin, por nga ana tjetër e shajnë Atë, këta do të fillojnë të flasin keq për ne, dhe kur kanë mundësi, do të krijojnë çfarëdolloj problemi për ne nga inati. Besimtarët e krishterë të vërtetë kanë vuajtur shumë gjatë historisë së kishës. Në fakt, një historian thotë që historia e kishës baptiste mund të quhet “Udha e Gjakut”. Edhe për Biblën që sot po përkthejmë në gjuhën shqipe derdhej shumë gjak besimtar. Patjetër, unë flas për besimtarë të vërtetë që duke e përkthyer Biblën në anglisht i kundërshtuan dëshirat e kishës së rreme katolike. Nëse sot ju po vuani në ndonjë mënyrë për hatër të Krishtit, GËZOHUNI!!! sepse mbretëria e qiellit ju përket juve. Për pak, ne do të shkojmë te vendi ynë, por për tani, ne jetojmë si ambasadorë për Zotin në këtë botë. Le të vazhdojmë për lavdinë e Tij edhe kur jemi të përndjekur! Amin!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet