PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Mateu 5:4

9/24/2023

0 Comments

 
Picture
“Të bekuar janë ata që vajtojnë; sepse ata do të ngushëllohen.”
- Mateu 5:4
     Ndoshta këto fjalë tingëllojnë pak të çuditshme. Si mund të jenë të bekuar ata që vajtojnë? Ne themi të bekuar janë ata që festojnë çdo ditë dhe që janë të lumtur e të pasur. Kuptimi është: të bekuar janë ata që shprehin keqardhje të madhe për mëkatet e tyre. Të bekuar janë ata që nuk mund të durojnë mëkate. Nëse ne vijmë të përulur para Zotit duke kërkuar faljen e mëkatëve, Bibla thotë që Ai është i drejtë dhe besnik të na i falë mëkatet, dhe të na pastrojë nga çdo padrejtësi. Ai do të na shpëtojë! Sa i madh është ngushëllimi që gjejmë kur Perëndia na fal çdo mëkat. Mos harroni që edhe Fryma e Shenjtë quhet Ngushëlluesi ynë. Ne që vuajmë në këtë botë për hatrin e Krishtit kemi një ngushëllim të madh, që është Perëndia brenda nesh. Lavdi Zotit! Ai na qetëson shpirtin. Te Gjoni 16:33, Jezusi u tha dishepujve të Tij: “Këto gjëra unë jua kam thënë, që ju të keni paqe në mua. Në botë ju do të keni mundime, por gëzohuni; unë e kam mundur botën.” Pa dyshim, në këtë botë, ne do të kemi mundime, shtrëngime, halle, por përmes punës së Krishtit mbi kryqin, ne tashmë kemi dalë fitues. Nëse gjendeni sot në ndonjë brengë ose problem, shkoni te Perëndia në lutje; kërkoni udhëzim nga Fjala e Tij. Premtimi i Tij është që ata që vajtojnë do të gjejnë ngushëllim. Mos e refuzoni ngushëllimin e Perëndisë sot. Amin! 
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet