PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Mateu 5:5

10/17/2023

0 Comments

 
Picture
“Të bekuar janë zemërbutët; sepse ata do ta trashëgojnë tokën.”
- Mateu 5:5

     Kur ne vijmë te Perëndia, ne duhet të vijmë me përulësi. Ka diçka brenda njeriut që e do lavdinë për veten e tij. Ai nuk do që ta lavdërojë Zotin, dhe as ta pranojë faktin që fati i tij është në duart e Plotëfuqishmit. Në fakt, kur krahasohet me madhështinë e Zotit, çdo njeri është tepër i vogël dhe shumë i dobët. Pse të vijmë ne te Perëndia me krenari sikur Ai të ishte borxhli ndaj nesh? Vetëm me një kërcitje të gishtit Ai mund të na hedhë në ferr. Ne duhet të vijmë te Zoti me një mendje të shëndetshme dhe jo me mendjemadhësi. Ne duhet të vijmë para Tij me një zemër të butë dhe jo zemërgurë. Le të jemi zemërbutë edhe ndaj njëri-tjetrit. Ne nuk e dimë se çfarë vuajnë njerëz të tjerë. Ne nuk i dimë as vuajtjet brenda atyre të shtëpisë sonë. Është mirë të jemi zemërbutë dhe me mirëkuptim. Nganjëherë vetëm një fjalë e rreptë mund të ishte (si thënia në anglisht) “Kashta që theu kurrizin e devesë”. Nëse jemi zemërbutë ndaj Perëndisë dhe ndaj Fjalës së Tij, pa dyshim do të sillemi mirë me njëri-tjetrin, sepse kemi dashurinë e Zotit brenda nesh. Gjithashtu, ne kemi një premtim, te vargu i sipërm, Bibla thotë: “Të bekuar janë zemërbutët; sepse ata do ta trashëgojnë tokën.” Ne do të jemi pronarët dhe sunduesit mbi gjithë dheun bashkë me Jezusin, jo vetëm në këtë botë, por edhe në botën e re. Amin!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet