PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Mateu 5:7

11/7/2023

0 Comments

 
Picture
“Të bekuar janë të mëshirshmit; sepse ata do të gjejnë mëshirë.”
- Mateu 5:7

     Ky është një varg i ëmbël, dhe na tregon mirësjelljen e bësimtarit të vërtetë që ne të gjithë duhet të kemi, nëse Fryma e Shenjtë është brenda nesh. Ky mund të përdoret edhe si akuzë. Ku e keni mëshirën tuaj? Pse nuk mund të duroni ndonjë keqtrajtim? Pse inatoseni kaq lehtë? Pse nuk mund t’i doni ata që ju lëndojnë? Unë jam i lumtur që ne nuk jemi në vend të Perëndisë, sepse ne nuk kuptojmë meçurinë e mëshirës Tij. Nëse dikush do të mëkatonte kundër nesh, ai do të shkonte direkt në ferr. Mëshira dhe durimi i Zotit nuk janë kështu. Mendoni tani për gabimet, mëkatet, padrejtësitë që ju keni kryer. Pa tjetër, shumica e atyre bëheshin në fshehtësi; domethënë, nuk u kapën me radarin e njerëzve, por çfarë mund të fshehim ne nga Zoti? Sytë e Tij janë në çdo vend. Tani, nëse Ai ka parë dhe e di qartë çdo gjë që ne kemi bërë, edhe ato kundër emrit të Tij, dhe prapëseprapë është kaq i mërshirshëm ndaj nesh, ne pastaj kuptojmë që mëshira e Tij është e mrekullueshme. Gjithashtu, mund të quhet mëshirë edhe kur Ai na i tregon mëkatet tona; domethënë kur Ai na qorton, sepse atëherë ne kuptojmë dëshirën e Tij që ne të bëjmë mirë. Mirësjellja është e shëndetshme në anën fizike dhe shpirtërore; në anën e përkohshmërisë dhe të përjetshmërisë. Ne mund të themi që edhe ligji i Tij është mëshira, edhe pse është kaq i rreptë, sepse ligji është si drita e Perëndisë që na ndriçon në errësirën e zemrës mëkatare dhe fillon të na e tregojë botën tjetër, dhe mirësinë e Zotit, dhe rrugët e Tij të shkëlqyera. Amin! Lavdi Zotit për mëshirën e Tij! Le të mësojmë prej Tij, dhe të jemi edhe ne të mëshirshëm.
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet