PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Mateu 5:8

11/21/2023

0 Comments

 
Picture
“Të bekuar janë zemërpastërtit; sepse ata do ta shikojnë Perëndinë.”
- Mateu 5:8

     Ne që e duam Perëndinë, duam patjetër ta shikojmë Atë dhe të kalojmë kohë në praninë e Tij. Ai është i Dashuri ynë, Miku ynë, Pjesa më e mirë e jetës sonë. Fatkeqësisht, ne nuk mund ta shikojmë Zotin me këta sy fizikë derisa të vijë Jezusi përsëri, ose derisa ne të shkojmë atje lart te shtëpia jonë e re. Atje, ne do të jetojmë përgjithmonë bashkë me Atë. Nëse dikush dëshiron të shkojë në parajsë, ai duhet të jetë zemërpastër. E vetmja mënyrë të pastrohemi nga mëkatet dhe të kemi një zemër të pastër para Zotit është të lahemi në Gjakun e Krishtit. Domethënë, të pranojmë Jezusin në zemrat tona dhe të besojmë plotësisht tek Ai dhe te flijimi që Ai bëri në kryq për ne të gjithë. Vetëm ata që janë zemërpastër përmes besimit te Jezusit do të shkojnë në parajsë. Megjithatë, unë besoj që ne mund ta shikojmë Jezusin në mënyrë indirekte këtu në botë, sepse Ai është Krijuesi i gjithçkaje. Ne mund të mësojmë shumë për një artist a një arkitekt thjesht duke parë punën e tij, sepse kryevepra e artistit u formua në mendjen e tij përpara se të bëhej realitet. Kjo është njësoj me Arkitektin e gjithësisë. Nëse duam të shikojmë Perëndinë, si fillim na duhet një zemër e pastër që ne të mund ta shohim krijimin e Tij me sy të pastër. Ata që veprojnë keq e shikojnë botën me sy të keq, dhe ata që bëjnë mirë e shikojnë botën me sy të pastër. Në fund, nëse duam ta shikojmë Zotin, le të lexojmë Librin e Tij (Biblën); le të shkojmë në shtëpinë e Tij (Kishën); le të flasim me Atë në lutje; le ta studiojmë krijimin e Tij, sepse krijimi i Tij konfirmon ekzistencën dhe fuqinë e Tij. Amin!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet