PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Psalmi 1:3, pjesa e tretë

10/14/2020

0 Comments

 
Picture
​“Dhe ai do të jetë si një pemë e mbjellur pranë lumenjve të ujit, që e jep frutin e tij në stinën e vet; edhe  gjethja e tij nuk do të fishket; dhe çfarëdo që ai bën do të lulëzojë.”
-Psalmi 1:3
     Sot, le të flasim edhe një herë për gjethet që nuk do të fishken. Ne kemi mësuar tashmë që ngjyra jeshile e gjetheve paraqet diçka që është duke u rritur. Ne duhet të rritemi në Krishtin. Gjithashtu, ne kemi mësuar që këto gjethe që nuk fishken na dëftojnë jetën e përjetshme që kemi në Krishtin. Sot, le të vërejmë një fakt të thjeshtë për gjethet. Gjethet na sigurojnë hije nga nxehtësia e diellit. Është shumë e kënaqshme të rrish në hije në një ditë të nxehtë të beharit. Na duhet hija! Nëse dikush qëndron në diell vazhdimisht, ai do të ketë probleme serioze mjekësore. Në këtë kuptim, dielli paraqet gjykimin e zjarrtë të Perëndisë kundër njeriut mëkatar. Zoti do t’i gjykojë mëkatarët. Meqë gjethet na sigurojnë një vend mbrojtjeje nga dielli, këto gjethe(që nuk fishken kurrë) paraqesin shpëtimin që fitojmë përmes besimit në Krishtin. Ai është streha jonë nga gjykimi i Perëndisë. Nëse ju nuk jeni nën gjethet mbrojtëse të Krishtit, gjykimi i Perëndisë është kundër jush sot. Çfarë mund të bëni? Vraponi te Jezusi! Fshihuni nën gjethet të Tij të hirit dhe mëshirës! Pranojeni Atë si Shpëtuesi dhe Zoti i jetës suaj! Faleminderit Zotit për shpëtimin që gjejmë përmes besimit te Jezusi!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet