PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Psalmi 54:4

5/23/2024

0 Comments

 
Picture
“Ja, Perëndia është ndihmësi im; Zoti është me ata që mbështesin shpirtin tim.”
Psalmi 54:4

Pjesa e parë
     A nuk është e mrekullueshme që Perëndia, Krijuesi i tokës dhe qiellit, mendon për ne? Çfarë jemi ne në krahasim me Atë? Kjo na tregon në mënyrë të qartë ëmbëlsinë e të Gjithëfuqishmit. Megjithëse është kaq i lartë dhe i shenjtë, prapë Ai kujdeset me butësi për ne këtu poshtë. Te vargu i sipërm, ne shikojmë fjalët e bariut-mbret (the shepherd king), Davidit. Vini re që ai e quajti Zotin “Ndihmësi i tij.” Le të shikojmë tri gjëra në lidhje me këtë titull të Perëndisë. Së pari, unë e shikoj vështirësinë e titullit. Nëse Zoti është Ndimësi ynë, kjo nuk është diçka e lehtë. Mendoni për gjithë ato barrë të rënda që keni përjetuar në jetë; barrët fizike, shpirtërore, financiare, familjare, etj. Mendoni për gjithë atë barrën e mëkatit që Ai mbarti për hatrin tonë, dhe u sakrifikua në kryq. Lavdi Zotit për Ndihmësin tonë që ishte dhe është gati ta përballojë çdo vështirësi për ne. Apostulli Pal na tha: “Duke hedhur mbi të çdo shqetësim që keni; sepse ai kujdeset për ju.” Lavdi Zotit që hiri i Tij na mjafton për barrët e së shkuarës dhe për ato të së ardhmes. Nëse ju më thoni që problemet tuaja janë shumë të vështira. Ok! Dakord! Por shikoni dhe një herë Ndihmësin triumfues që kemi. Kur Ai e mori këtë titull, Ai kuptonte dhe pranonte vështirësitë që vijnë bashkë me të. Amin! Ne do ta shikojmë pjesën e dytë nesër.
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    October 2025
    September 2025
    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet