PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Psalmi 54:4

5/27/2024

0 Comments

 
Picture
“Ja, Perëndia është ndihmësi im; Zoti është me ata që mbështesin shpirtin tim.”
Psalmi 54:4

Pjesa e dytë
     Sot, ne duam të vazhdojmë me temën që filluam javën e kaluar. Perëndia është Ndihmësi ynë! Te pika e parë, ne pamë vështirësinë e titullit. Domethënë, Zoti është gati të përballojë çdo vështirësi për hatrin e atyre që besojnë tek Ai. Tani, te pika e dytë, le të shikojmë përulësinë e titullit. Titulli “ndihmës” përshkruan një njeri që vjen përkrah në kohë vështirësie. Në fakt, ky titull nuk tingëllon si diçka e lavdishme. Për mua, ky tingëllon si një shërbëtor. Saktësisht! Shikoni çfarë tha Jezusi për veten e Tij te Lluka 22:26, Ai tha: “...unë jam midis jush si ai që shërben.” Si mund jetë Zoti një shërbëtor? Në të njëjtën mënyrë që një grua që ka lindur kujdeset për beben e saj, ose si një baba që mëson fëmijën e tij të ecë, ose si një ushtar që shërben në ushtri për të mbrojtur ata që janë më të dobët, domethënë, për hatrin e atyre që jane të vegjël, të moshuar, ose të paaftë. I madhi i shërben të voglit. Në një martesë, zakonisht, burri është më i forti dhe më i madhi, dhe nëse ka dëshirë mund ta drejtojë shtëpinë e tij me forcë. Nëse ka dëshirë ai mund të jetë i ashpër, i rreptë dhe i pamëshirshëm, por pa dyshim, ne të gjithë e dimë që kjo nuk është normale. Një burrë i mirë e di se si të sillet me dashuri ndaj familjes së tij, dhe është gati të shkojë deri në skajet e tokës që gruaja dhe fëmijët e tij të jetojnë në paqe, në dashuri, me shëndet të mirë, etj. Perëndia është njësoj, në fakt, Ai e pranoi vdekjen në kryq, që ne të mund te kemi jetën e përjetshme. Ai me të vërtetë është Ndihmësi ynë i madh! Amin! 
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet