PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Psalmi 6:2

7/30/2023

0 Comments

 
Picture
“Ki mëshirë për mua, O ZOT; sepse jam i dobët; O ZOT, shëromë, sepse kockat e mia janë të shqetësuara.”
- Psalmi 6:2

​     Këto janë fjalët e një luftëtari trim. Ai që vrau një gjigant me emrin Goliath. Në ditët e tij si bari, erdhi një luan për t’i kapur delet e tij, ai e vrau luanin, edhe bëri të njëjtën gjë me një ari të egër. Na duket se nuk kishte frikë nga asnjë. Ai pushtonte armiqtë e kombit të tij, dhë në fund u bë mbreti i Izraelit. Ai kishte dëshirë për të ndërtuar një tempull për Zotin, por Perëndia i tha: Jo! Sepse Davidi, ky guximtar i madh, kishte gjak në duar. Davidi çmohet edhe akoma sot si një trim. Kur ne duam që bijtë tanë të marrin zemër, të sillen si burra, dhe të besojnë te Zoti i Biblës, ne ua tregojmë atyre historinë e djaloshit të vogël që mposhti gjigantin me një hobe dhe një gurë. Nëse lexoni historitë dhe shkrimet e Davidit, që ishte edhe muzikanti i Biblës, ju do kuptoni që ai është një njeri plot dashuri, dhe shumë zemërgjerë. Bibla thotë që ai ishte “burri sipas zemrës së Perëndisë”. Ai ishte një njeri shumë i mençur. Tani, unë e kam lartësuar pak Davidin me këto fjalë, por shikojeni vargun e sipërm edhe një herë. Davidi tha: “Ki mëshirë për mua, O ZOT; sepse jam i dobët; O ZOT, shëromë, sepse kockat e mia janë të shqetësuara.”. Mesazhi është që edhe ata më të fortët midis nesh kanë dobësitë e tyre. Pse nuk i shikojmë ato? Sepse njerëzit dinë si t’i fshehin dobësitë e tyre. E vërteta është që ne të gjithë kemi nevojë për mëshirën e Perëndisë dhe për ndihmën e Tij. Nuk është diçka e turpshme të kërkoni ndihmën e Zotit. Lutjuni Perëndisë sot! Kërkoni mëshirën e Tij! Amin! Nëse Davidi kishte nevojë për mëshirën e Zotit, pa tjetër edhe ne kemi nevojë për atë.
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet