PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Psalmi 62:8, Pjesa e dytë

4/14/2020

0 Comments

 
“Besoni tek ai në të gjitha kohët; ju njerëz, derdheni zemrën tuaj para tij: Perëndia është një strehë për ne. Selah.”
-Psalmi 62:8
     Siç e mësuam dje, në çdo moment të jetës sonë, që nga fillimi i besimit deri te varri, ne mund të mbështetemi plotësisht te Perëndia. Sot, ne do ta shikojmë pjesën e dytë të këtij vargu që thotë, “…ju njerëz, derdheni zemrën tuaj para tij…” Në këtë fjali, shprehja, “derdheni zemrën tuaj” do të thotë të derdhni fjalë, lutje ose psherëtima para Perëndisë. (Vëreni: Jam i lumtur që nuk thotë para një prifti!) Vini re që thotë, “zemrën tuaj.”  Perëndia kujdeset për zemrën TUAJ. Ai dëshiron t’ju lehtësojë nga shqetësimet. Përdorini ndjenjat tuaja kur luteni. Zemra është selia e emocioneve tona. Nëse diçka ju bën të qani, atëherë qani para Perëndisë. Derdhini mendimet tuaja në lutje. Në zemrat tona, ne i peshojmë situatat e jetës. Megjithatë, këtu unë duhet të them, le të mos harrojmë Kujt i lutemi, dhe gjithashtu, ne duhet t’i marrim mendimet tona nga Fjala e Perëndisë, Bibla. Derdhini dëshirat tuaja para Perëndisë. Një njeri tha këtë, “Perëndia është më gati të na dëgjojë se sa ne t’i lutemi. A keni folur me Perëndinë sot? Ose më mire, a keni derdhur zemrën tuaj para Perëndisë sot?
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet