PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Psalmi 62:8, Pjesa e tretë

4/16/2020

0 Comments

 
“Besoni tek ai në të gjitha kohët; ju njerëz, derdheni zemrën tuaj para tij: Perëndia është një strehë për ne. Selah.”
-Psalmi 62:8

     Lavdi Zotit! Ne mund të mbështetemi tek Ai në të gjitha kohët. Ne mund t’i derdhim zemrat tona para Tij. Ai na dëgjon. Ai kujdeset për ne! Gjithashtu këtu, Ai ka më shumë që të na ofrojë. Vargu ynë thotë, “…Perëndia është një strehë për ne…” Streha është një vend në të cilin ne mund të hyjmë për siguri në kohë të rrezikshme, një vend që do të na mbulojë në kohë stuhie, një vend që do të na mbajë në kohë ankthi, një vend që do të na forcojë në kohë dobësie. Perëndia është Streha jonë! Ne mund të vrapojmë tek Ai dhe të gjejmë siguri. Stuhia e satanit po vjen në këtë botë. Njerëzit janë të frikësuar, të shqetësuar dhe në ankth, por unë mund të dëshmoj se edhe në mes të kësaj pandemie, unë kam gjetur një paqe në Perëndinë që është përtej çdo imagjinate. Bibla thotë që Izraeli kishte qytete të strehimit për ata që pa dashje kishin vrarë dikë. Vrasësi do të vraponte te strehimi dhe të ishte i sigurtë nga gjakmarrësi. Jezusi, në vdekjen e Tij mbi kryq është Streha jonë. Ne të gjithë jemi fajtorë të mëkatit para Perëndisë, dhe prandaj meritojmë denim, vdekje, por ata që vrapojnë me besim te Krishti do të gjejnë siguri të përjetshme në Strehën e Tij. Lavdi Perëndisë!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet