|
“Ti do të më udhëheqësh me këshillën tënde, dhe pastaj do të më pranosh në lavdi.” - Psalmi 73:24 Shkruesi i psalmit ka gjetur shpresë te Zoti. Më përpara, në fillim të këtij psalmi, ai shpreh njëlloj pakënaqësi, sepse i shikon njerëzit mëkatarë që jetojnë me salltanet dhe pa shqetësim në botë. Ai vetë është besimtar dhe respekton Zotin, por jeton si në vuajtje dhe vështirësi. Ai thotë që çdo ditë duket që shtohet edhe një problem tjetër. Shkruesi tha që nuk kupton këtë gjë. Pse vuan ai, ndërsa mëkatarët jetojnë pa problem fare? Ai tha që nuk kuptoi këtë gjë nderisa shkoi te shtëpia e Zotit, te vendi ku Fjala e Zotit predikohet, atëherë ai kuptoi fundin e mëkatarëve. Ata shfaqen në mëngjes si bar të njomë, por gjatë ditës në rrezet e diellit, ata thahen shpejt dhe shkatërrohen. Ai që do Zotin do të udhëhiqet vazhdimisht me këshillën e Tij, dhe pas jetës këtu në botë do të pranohet në lavdi. Fjala “lavdi” në këtë varg flet për gëzimet dhe bukuritë e parajsës. Lavdi Zotit! Ne që besojmë te Jezusi, pa dyshim do të vuajmë në këtë botë, por në çdo hap të jetës ne do të kemi ngushëllimin e këshillës së Zotit, dhe kur të mbarojmë me këtë trup mishor, kemi një shtëpi më të mirë atje në parajsë me Jezusin, Shpëtimtarin tonë. Amin!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
April 2026
Kategoritë |