PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Psalmi 82:8

12/10/2024

0 Comments

 
Picture
“Ngrihu, O Perëndi, gjyko tokën; sepse ti do t’i trashëgosh të gjitha kombet.”
- Psalmi 82:8

     Perëndia është Gjykatësi i botës. Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, “gjykatësi” është ai që shqyrton dhe zgjidh çështje penale e civile sipas ligjeve në fuqi. Në këtë botë, ligji i Perëndisë është ligji përfundimtar. Domethënë, Ai do të ketë fjalën e fundit për çdo çështje dhe çdo njeri. Tani, Psalmi 82 është një psalm në të cilin shkruesi shpreh ankesat e tij për padrejtësi në qeveritë e njerëzve. Ne shikojmë pothuajse të njëjtën gjë sot; padrejtësi në qeveri, padrejtësi në gjyq, pradrejtësi në sjelljen dhe mentalitetin e njerëzimit. Le t’i çojmë ankesat tona tek Ai që na i dëgjon lutjet dhe që i zbaton sipas vullnetit të Tij. Edhe vargu ynë i sotëm është një lutje. Shkruesi tha: “Ngrihu, O Perëndi, gjyko tokën...”. Kur ne shikojmë ndonjë padrejtësi, le të bëjmë një lutje kundër asaj; që Perëndia të merret me këtë punë dhe ta bëjë të drejtë atë që është e shtrember, t’i ngrejë kokat e të përulurve, t’i çlirojë ata që janë të pushtuar, t’i ngushëllojë ata që vajtojnë, t’u sjellë shpresë atyre që janë pashpresë. Nëse shikoni ndonjë mëkat që sundon edhe në zemrën tuaj, kërkoni ndihmën e Gjykatësit më të mëshirshëm në historinë e botës. Ai është Krijuesi i botës; Ai është Zoti; Ai është Pronari i tokës, dhe prandaj do t’i trashëgojë të gjitha kombet. Te Libri i Zanafillës 18:25, Bibla thotë: “A nuk do të bënte drejtësi Gjykatësi i gjithë botës?” Amin!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet