PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Psalmi 85:9

9/25/2020

0 Comments

 
Picture
“Me siguri shpëtimi i tij është afër atyre që kanë frikë prej tij; që lavdia të mund të rrojë në tokën tonë.”
-Psalmi 85:9
     Kjo fjala “lavdi” në gjuhën hebraike do të thotë shkëlqim ose nder i madh. Në një kuptim ajo do të thotë ndriçim. Për shembull, lavdia e diellit është më e madhe se ajo e hënës. Perëndia është rrethuar me këtë lavdi ndriçuese. Lavdia e Tij ia kalon asaj të diellit. Fjala “lavdi” flet edhe për nder dhe lavdërim. Kur ne thërrasim, “Lavdi Zotit!”, ne themi, “Lavdërimet i përkasin Atij!” Ne duhet të kërkojmë ta nderojmë Perëndinë në gjithçka që bëjmë. Mënyra jonë e jetesës duhet t’i japë Atij lavdi. Në vargun tonë, ne shikojmë një dëshirë të shprehur që lavdia të jetë në vendin tonë. Si mund të shikohet lavdia dhe nderi i Perëndisë në vendin tonë, në shtëpitë tona,  dhe në kishat tona? Ne duhet të kemi frikë ndaj Tij! Me këtë nënkuptohet që ne duhet t’i tregojmë Atij nderim dhe respekt të madh. Ai është Perëndi! Ai është i denjë! Frika ndaj Perëndisë do t’ju udhëheqë te shpëtimi përmes besimit në Jezu Krishti, dhe ky shpëtim është dera për te lavdia e Perëndisë. Ne duhet të shpëtohemi nga mëkatet tona, nga epshet tanë dhe nga fuqia e djallit. A jeni të shpëtuar sot? A e keni pranuar Jezusin si Zotin dhe Shpëtuesin tuaj? Lavdia e Perëndisë po ju pret matanë derës së besimit.
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet