PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Psalmi 99:9

4/24/2020

0 Comments

 
“Lartësoni ZOTIN Perëndinë tonë, dhe adhuroni te kodra e tij e shenjtë; sepse ZOTI Perëndia ynë është i shenjtë.”
-Psalmi 99:9
     Bibla nuk përpiqet t’i bindë jobesimtarët që Perëndia ekziston, por përkundrazi kërkon të kenë besim ata të cilët i lexojnë faqet e saj të shenjta. Këtu Shkrimet thonë qartë, “Lartësoni ZOTIN…” Menjëherë ne gjejmë një detyrë për të zbatuar dhe ne duhet ta zbatojmë atë që të jemi në bindje ndaj vullnetit të Perëndisë. Gjithashtu, në këtë varg, shkruesi na thotë përse. Pse duhet ta lartësojmë dhe adhurojmë Perëndinë? Sepse Ai është i SHENJTË! Ai nuk ka mëkatuar ndonjëherë, dhe nuk do të mëkatojë. Ai nuk ka pasur ndonjëherë mendim të lig. Ai është i pastër, i përsosur, i panjollë, i pacen. Fytyra e Tij është si dielli që ndriçon në fortësinë e tij. Ai është MBRETI I MBRETËRVE dhe ZOTI I ZOTËRVE! Nuk ka Perëndi tjetër përveç Tij! Ai është shumë i lartë dhe i papërlyer, por prapë Ai na shikon ne këtu poshtë. Ai na do dhe prandaj e dërgoi Birin e Tij të vuante dhe të vdiste në vendin tonë që ne të mund të shpëtohemi. Çfarë mund të bëjmë ne për këtë Perëndi të shenjtë të parajsës?  Ne mund dhe duhet ta lartësojmë Atë. Ne duhet të adhurojmë ditë për ditë te këmbët e Tij. Çdo frymëmarrja duhet t’i japë lavdi ATIJ! 
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet