PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Romakëve 3:9-11

5/8/2020

0 Comments

 
Picture

PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM MESAZHI I BIBLËS?

​Përgjigjja e parë, pjesa e parë:

“9Çfarë pastaj? a jemi ne më të mirë se ata? Jo, në asnjë mënyrë: sepse ne kemi provuar më parë si judejtë edhe paganët, që ata të gjithë janë nën mëkat; 10Siç është shkruar, Nuk është ndonjë i drejtë, jo, as edhe një: 11Nuk është ndonjë që kupton, nuk është ndonjë që kërkon Perëndinë.”
- Romakëve 3:9-11

     Bibla na mëson që kemi nevojë për një Shpëtimtar. Përse na duhet një Shpëtimtar? A jemi ne në rrezik? Këto vargje na tregojnë dy grupe njerëzish që konsiderohen nën mëkat, judejtë dhe paganët. Judejtë janë hebrenj ose izraelitë. Paganët, në këto vargje janë gjithë popullsia e botës përveç judejve. Prandaj, është shumë e lehtë të kuptojmë që këto vargje Bible flasin edhe për ne. Vërejini këto fjalë, “…Nuk është ndonjë i drejtë, jo, as edhe një…” Unë nuk e di ­çfarë keni mësuar ju për Perëndinë gjatë jetës suaj, por sipas Fjalës së Perëndisë, Biblës, nuk ka ndonjë të drejtë. Nuk ekziston vend në mes të këtyre, ose jemi të drejtë, ose jemi mëkatarë. Këto vargje tregojnë qartë që ne nuk jemi të drejtë, por përkundrazi, jemi nën mëkat. Përfundimi: Ne jemi mëkatarë. Çfarë është mëkat? Mëkati është kur ne nuk qëllojmë në shenjë drejtësinë e Perëndisë. Mëkati është që nuk arrijmë te lavdia e Perëndisë. Mëkatarët kanë nevojë për një Shpëtimar. Vini re këto pak vargje të tjera për mëkatarët, Bibla thotë te Romakëve 3:12-18:
“12Ata të gjithë kanë dalë nga rruga, ata së bashku janë bërë pavlerë; nuk është ndonjë që bën mirë, jo, as edhe një. 13Gryka e tyre është një varr i hapur; me gjuhët e tyre ata kanë përdorur mashtrim; ka helm gjarpërinjsh nën buzët e tyre: 14Goja e të cilëve është plot mallkim dhe hidhësi: 15Këmbët e tyre janë të shpejta për të dedhur gjak: 16Shkatërrimi dhe mjerimi janë në rrugët e tyre: 17Dhe ata nuk e kanë njohur rrugën e paqes: 18Nuk ka frikë Perëndie para syve të tyre.”
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet