PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Romakëve 6:17

10/3/2023

0 Comments

 
Picture
“Por faleminderit Perëndisë, se ju ishit shërbëtorë të mëkatit, por ju me zemër i jeni bindur asaj forme të doktrinës që iu dha juve.”
- Romakëve 6:17

     Përshëndetje! Sot, unë dua të theksoj përsëri një nga pikat e mesazhit që predikuam javën e kaluar. Lavdi Zotit që nuk jemi më shërbëtorët e mëkatit! Ne jemi çliruar prej Gjakut të Jezusit që u derdh në kryq për ne. Në momentin që e pranuam Jezusin si Shpëtuesi dhe Zoti i jetës sonë, ne ishim të shpëtuar! Në këtë varg, fjala “doktrina” do të thotë “mësime”. Vargu thotë: “…ju ishit shërbëtorë të mëkatit, por ju me zemër i jeni bindur asaj forme të doktrinës që iu dha juve.” Domethënë, ne ishim nën mëkat dhe shërbëtorët e tij, por erdhëm, dëgjuam dhe pranuam mësimet e Krishtit, tani jemi çliruar nga skllavëria e mëkatit, përmes Gjakut të Jezusit. Ne jemi të shpëtuar sepse, ashtu siç thotë vargu, ne me zemër i jemi bindur asaj forme të doktrinës që na u dha neve. Zoti na ka dhënë doktrina/mësime specifike për të besuar. Predikimet, lutjet, adhurimet, këngët, muzika, mënyra e të folurit, mënyra e të jetuarit, forma e kishës dhe e shërbesës, edhe gjëra të tjera, këto janë forma të doktrinës që ne kemi pranuar. Pali kishte një paralajmërim për ata që dëgjojnë një mesazh tjetër. Te letra e tij Galatasve 1:9, Bibla thotë: “Ashtu siç thamë më parë, kështu them tani përsëri: Nëse ndonjë njeri ju predikon juve ndonjë ungjill tjetër përveç atij që ju keni pranuar, qoftë i mallkuar.” Amin!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet