PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Romakëve 6:23

5/12/2020

0 Comments

 
Picture

PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM MESAZHI I BIBLËS?

Përgjigjja e parë, pjesa e tretë:

“Sepse shpagimi i mëkatit është vdekja; por dhurata e Perëndisë është jeta e përjetshme përmes Jezu Krishtit Zotit tonë.”
- Romakëve 6:23
     Çmimi i mëkatit duhet të paguhet. Çdo ditë që ne jetojmë në mëkat, pa Jezusin në zemrën tonë, borxhi i mëkatit po rritet. Kur dikush merr kredi nga një huadhënës, fondet që përdoren duhet të kthehen përsëri, përndryshe do të ketë veprime ligjore serioze. Mëkati nuk është falas. Atë që ju shijoni kur zhyteni në epshe, ose nga mungesa e vetëpërmbajtjes, ose kur thjesht keni një mendim të lig, duhet të paguhet me vdekje. Siç kemi vërtetuar më përpara, sipas Fjalëve të Perëndisë, ne të gjithë jemi mëkatarë. Ne të gjithë kemi një borxh mëkatesh që shpejt do të sjellë veprime ligjore të Perëndisë kundër nesh. Për ta paguar çmimin e mëkateve tona, ne duhet të vdesim dhe ta kalojmë përjetësinë në vendin e mundimit në zjarr, që quhet ferr. Nëse ju dëshironi ta shijoni mëkatin në jetën tuaj, mos harroni, DIKUSH DUHET TË VDESË! Shpagimi i mëkatit është vdekja, por ne kemi një rrugëdalje nga ky dënim. Bibla na tregon për një Perëndi të dashur në qiell, i cili e dërgoi Birin e Vet të paguante borxhin e mëkatit tonë te kryqi, me Gjakun e Vet. Tani, përmes këtij Shpëtimtari, përmes besimit tek Ai, Perëndia u ofron të gjithë mëkatarëve një dhuratë falas, domëthënë, jetën e përjetshme. Lavdi Perëndisë! 
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet