PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Romakëve 7:12

10/10/2023

0 Comments

 
Picture
“Prandaj ligji është i shenjtë, dhe urdhërimi i shenjtë, edhe i drejtë, edhe i mirë.”
- Romakëve 7:12
     Pardje, te kisha në Sarandë, ne predikuam për ligjin e Perëndisë. Nganjëherë, ligji duket si armik për ne. Ligji i Zotit është i shenjtë dhe i përsosur, dhe kur ne ta shikojmë veten tonë në pasqyrën e ligjit të Perëndisë, ne nuk do jemi të kënaqur me veten. Ne do të kuptojmë që nuk jemi të përsosur. Do kuptojmë që krenaria dhe mburrjet tona janë më kot. Nëse zgjohem nesër në mëngjes dhe shikoj veten në pasqyrë, dhe dukem i shëmtuar, nuk është faji i pasqyrës që jam kështu, është faji im. Unë vetë duhet të kujdesem për dukjen time; të qethem, të rruhem, të lahem, t’i laj dhëmbët, të krihem, të vishem me rroba të pastra; domethënë, ta mbaj veten me higjenë të mirë. Pasqyra nuk është armiku im, ajo thjesht më tregon të vërtetën. Ligji i Zotit nuk është armiku ynë, ai ne tregon se kush jemi, dhe si dukemi në sytë e Perëndisë. Kur Isaia, ai profeti i madh e pa veten në pasqyrën e Perëndisë, ai tha: “…I mjerë jam unë! Se jam i humbur…”. Kur Apostulli Pal e pa veten në këtë pasqyrë, ai tha: “Oh, njeri i mjerë që jam! kush do të më shpëtojë mua nga trupi i kësaj vdekjeje?” Nëse këta dy gjigantë për Perëndinë e panë veten kështu, po ne? A jemi ne më mirë se ata? Ligji është i mirë, i drejtë dhe i shenjtë. Mos kini frikë ta shikoni veten në pasqyrën e ligjit të Zotit. Amin!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet