PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Veprat 22:9

4/6/2023

0 Comments

 
Picture
“Dhe ata që ishin me mua vërtetë panë dritën, dhe u trembën; por nuk e dëgjuan zërin e atij që më foli mua.”
- Veprat 22:9

     Këto janë fjalët e Apostullit Pal. Përpara se Jezusi ta shpëtonte atë, emri i tij ishte Saul dhe ai i persekutonte të krishterët. Në mes të udhëtimit të Tij për në Damask, për të burgosur më shumë besimtarë, Bibla thotë që një dritë e madhe nga qielli ndriçoi përreth tij, dhe Sauli ra përdhe. Në atë moment, Jezusi foli me atë. Ai qortoi Saulin për përndekjen e të krishterëve, dhe e thirri atë të predikojë Ungjillin, domethënë të ndërtojë atë që më përpara e shkatërroi. Sauli kishte me vete edhe disa burra të tjerë. Ata panë dritën të ndriçonte, por nuk dëgjuan zërin e Zotit. Ja! Ky është mesazhi: Patjetër që ka shumë njerëz rreth nesh, që përjetojnë bashkë me ne fuqinë e Zotit (ata shikojnë dritën), por vetëm ti do t’i dëgjosh porositë e Perëndisë për jetën tënde. Ka shumë besimtarë rreth teje në kishë, por Perëndia ka një mesazh për ty personalisht, një mesazh që nuk mund ta dëgjojë asnjë njeri tjetër. Mesazhi është për ty! Ai ka një mesazh për mua, për ty, për çdokush që është gati ta dëgjojë. Mësuesit e mi thonë shumë mirë, që nga ne besimtarët secili ka një marrëdhënie personale me Jezusin. Patjetër, ne e dimë që çdokush në kishën tonë nuk është njësoj. Pse? Sepse kështu jemi krijuar prej Perëndisë. Gjithashtu, mesazhet që ne dëgjojmë në kishë janë ndryshe për çdo njeri. Porositë e Tij për ty janë të veçanta, sepse ti je një besimtar i veçantë! Le ta dëgjojmë mirë zërin e Perëndisë!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet