PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Veprat 4:12

8/7/2023

0 Comments

 
Picture
“As nuk ka shpëtim në ndonjë tjetër, sepse nuk ka emër tjetër nën qiell, i dhënë midis njerëzve, me anë të të cilit duhet të shpëtohemi.”
- Veprat 4:12

     Miq, vetëm Jezusin kemi. Nuk ka shpresë në asnjë tjetër. Pa dyshim, ne kemi heroinjtë tanë të botës, ata që janë me emër dhe nam, por kur ne i studiojmë jetët e tyre, besimi ynë tek ata prishet, sepse mësojmë që edhe ata ishin plot gabime. Kur ne shikojmë varret e tyre, kuptojmë që edhe ata ishin të vdekshëm. Asnjë njeri nuk duhet të lavdërohet kaq shumë. Ne të gjithë jemi në një rrugë, rrugën për te vdekja. Edhe sot, me gjithë teknologjinë dhe shkencën, me çdo aparat dhe mjekim modern, me dijëtarët dhe gojëtarët më të avancuar, prapë varri është atje, dhe na pret me durim. Te Libri i Hebrenjve 9:27, Bibla thotë: “…është caktuar për njerëzit që të vdesin një herë, por pas kësaj gjyqi…”. A jemi gati t’i japim llogari Gjykatësit qiellor? Si mund të shpëtohemi? Si mund gjejmë faljen e mëkateve dhe të fitojmë jetën e përjetshme? Vetëm përmes besimit te Jezusi. Te Ungjilli sipas Gjonit 1:12, Bibla thotë: “…të gjithë ata që e pranuan atë, atyre ai u dha fuqi të bëheshin bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij…”. Pranoni Jezusin sot, dhe Zoti do t’ju japë fuqi të bëheni bij të Tij. Besoni te Jezusi, ndërsa keni ende mundësi dhe kohë. Amin!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet