PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Veprat 6:4

6/27/2022

0 Comments

 
Picture
“Por ne vazhdimisht do t’i kushtohemi lutjes, dhe shërbesës së fjalës.”
- Veprat 6:4

     Çfarë është puna e pastorit? Çfarë bën ai çdo ditë? Doli një problem në kohën e apostujve. Kisha ishte e re. Ajo sapo fillonte. Shumë njerëz erdhën prej besimit te Jezusi. Kisha në atë kohë filloi të kujdesej për të vejat e varfëra që e kishin pranuar Krishtin. Një ditë besimtarët grekë filluan të ankoheshin kundër hebrenjve. Pse? Sepse të vejat e tyre ishin lënë pas dore në shërbimin e përditshëm. Apostujt u thanë njerëzve të kishës: “…Nuk është e drejtë që ne të lëmë fjalën e Perëndisë, dhe t’u shërbejmë tavolinave.” Me fjalë të tjera, ata thanë: “Ne kemi një punë shumë të madhe dhe të rëndësishme për të bërë me lutjet dhe me Fjalën e Perëndisë. Ne nuk kemi kohë t’u shërbejmë tavolinave.” Pastaj, ata caktuan dhjakët për këto shërbime. Puna e pastorit është t’i shërbejë Perëndisë me lutjet, me studimet dhe me predikimin e Biblës. Fjala “pastor” do të thotë “bari”. Mos harroni që Jezusi është Bariu i Mirë! Pastori mund të quhet “nënbariu”. Kisha është tufa e Zotit, dhe anëtarët e saj kanë nevojë për ushqim shpirtëror. Është puna e pastorit t’ua shpërndajë besimtarëve këtë ushqim shpirtëror nga Fjala e Perëndisë. Jezusi i tha Pjetrit: “Ushqe delet e mia”! Nëse delet nuk ushqehen mirë, ato do të dobësohen dhe do të sëmuren. Mos e harroni armikun e deleve; ujkun. Djalli është armiku i tufës së Zotit. Pastori përmes lutjes shpirtërore i shërben Perëndisë në luftën kundër armikut. Apostujt thanë: “…ne vazhdimisht do t’i kushtohemi lutjes, dhe shërbesës së fjalës.” Amin!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet