PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

ROMAKËVE

KAPTULLI 13

1 Le t’u bindet çdo shpirt pushteteve të sipërme. Sepse nuk ka pushtet veçse prej Perëndisë; pushtetet që janë, caktohen nga Perëndia.
 
2 Prandaj kushdo që kundërshton pushtetin, kundërshton urdhërin e Perëndisë; dhe ata që kundërshtojnë do të marrin dënim mbi veten e tyre.
 
3 Sepse eprorët nuk janë tmerr për veprat e mira, por për të keqijat. Atëherë a nuk do të trembesh ti prej pushtetit? Bëje atë që është e mirë, dhe do të kesh lavdërim prej tij.
 
4 Sepse ai është shërbëtori i Perëndisë për ty për të mirë. Por nëse ti bën atë që është e keqe, druaju; sepse ai nuk e mban kot shpatën; sepse ai është shërbëtori i Perëndisë, një hakmarrës për ta zbatuar zemërimin mbi atë që bën keq.
 
5 Për këtë arsye ju duhet që të jeni të bindur, jo vetëm për zemërimin, por edhe për hatër të ndërgjegjes.
 
6 Sepse për këtë arsye paguani edhe haraç; sepse ata janë shërbëtorët e Perëndisë, që ndjekin vazhdimisht pikërisht këtë gjë.
 
7 Prandaj jepuni atyre gjithë detyrimet; haraç kujt i takon haraç; taksë kujt i takon taksë; frikë kujt i takon frikë, nder kujt i takon nder. 
 
8 Mos iu detyroni ndokujt ndonjë gjë, veçse ta doni njëri-tjetrin, sepse ai që do tjetrin e ka përmbushur ligjin. 
 
9 Sepse kjo: Mos shkel kurorë, Mos vrit, Mos vidh, Mos jep dëshmi të rreme, Mos lakmo; dhe nëse ka ndonjë urdhërim tjetër, është kuptuar shkurtimisht në këtë thënie, domëthënë: Duaje fqinjin tënd si veten tënde.
 
10 Dashuria nuk i bën keq fqinjit të vet, prandaj dashuria është përmbushje e ligjit.
 
11 Dhe se, duke e ditur kohën, që tani është koha e duhur të zgjohemi nga gjumi; sepse tani shpëtimi ynë është më afër se sa kur besuam. 
 
12 Nata u thye, dita është afër; prandaj le t’i hedhim tej veprat e errësirës, dhe le të ngjeshim parzmoren e dritës.
 
13 Le të ecim ndershmërisht, ashtu si ditën; jo në aheng dhe dehje, jo në kurvëri dhe në shthurje, jo në grindje dhe në smirë.
 
14 Por vishuni me Zotin Jezu Krisht, dhe mos krijoni mundësi për mishin, t’i plotësojë epshet e tij.
KLIKONI KËTU NËSE DONI TË KTHEHENI TE FAQJA E PËRBAJTJES SË BIBLËS
Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet