PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

Jezusi po vjen!

A jeni gati?

A JENI TË SHPËTUAR?

PLANI I BIBLËS PËR SHPËTIMIN E SHPIRTIT

Bibla na mëson që çdo njeri ka nevojë të shpëtohet përmes besimit te Jezusi, sepse, për shkak të mëkateve, ne të gjithë jemi të dënuar. Dënimi është që fajtorët të shkojnë në ferr përgjithmonë.
 
1. Pse duhet të shpëtohemi?
Te Libri i Romakëve, Bibla thotë këtë:

“Siç është shkruar: Nuk është ndonjë i drejtë, jo, as edhe një...” (Romakëve 3:10)

Një varg tjetër ka po të njëjtin kuptim:

“Sepse të gjithë kanë mëkatuar dhe nuk e arrijnë lavdinë e Perëndisë...” (Romakëve 3:23)

Pra, sipas Biblës, çdo njeri është mëkatar, domethënë, jemi fajtorë para Zotit. Çfarë është atëherë dënimi i mëkateve? Bibla thotë:

“Sepse shpagimi i mëkatit është vdekja; por dhurata e Perëndisë është jeta e përjetshme përmes Jezu Krishtit Zotit tonë.” (Romakëve 6:23)

Atëherë, sipas këtyre fjalëve, është e qartë që si pasojë për mëkatet, ne e meritojmë vdekjen. Kjo nuk është vetëm vdekja e trupit, por është përjetësia në torturat e ferrit pas vdekjes. Tani, në vargun e sipërm na vezullon një shpresë e madhe. Ka edhe një rrugë shpëtimi; një dhuratë nga Perëndia që quhet “jeta e përjetshme.”
 
2. Çfarë bëri Zoti për ne, që ne të mund të shpëtohemi?
Te Romakëve 5:8, Bibla thotë:

“Por Perëndia e tregon dashurinë e Tij ndaj nesh, në atë që, kur ishim ende mëkatarë, Krishti vdiq për ne.” (Romakëve 5:8)

Një varg tjetër dhe i famshëm thotë:

“Sepse kështu Perëndia e deshi botën, që ai dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.” (Gjoni 3:16)

Perëndia e dërgoi Birin e Tij, Jezusin, në botë për të na shpëtuar. Kjo është arsyeja pse Ai vdiq në kryq. Ai u sakrifikua për hatrin tonë. Ky është me të vërtetë një lajmë i mirë për gjithë botën!
 
3. Si mund të shpëtohemi nga dënimi i mëkateve?
Te Libri i Romakëve 10:9, Bibla thotë:

“Që nëse ti do të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe do të besosh në zemrën tënde që Perëndia e ngjalli atë prej së vdekurish, ti do të shpëtohesh.” (Romakëve 10:9)

Jezusi vdiq në kryq si flijim për mëkatet e botës, dhe ditën tretë pas vdekjes së Tij, Ai u ngjall! Ai nuk është më në varr. Kjo histori quhet “Ungjilli” që do të thotë “Lajmi i mirë”. Ungjilli është vdekja, varrosja dhe ngjallja e Jezu Krishtit. Gjaku i Tij u derdh atje në kryq që ne të mund të kemi faljen e mëkateve. Ai e mori përsipër ndëshkimin tonë. Tani, edhe ju, nëse do të besoni dhe do të rrëfeni që Jezusi u ngjall prej së vdekurish, edhe ju do të shpëtoheni.
 
4. Çfarë do të bëni ju me Jezusin sot?
Bibla thotë:

“Sepse kushdo që do t’i thërrasë emrit të Zotit, do të shpëtohet.” (Romakëve 10:13)

Nëse në shpirt jeni tërhequr sot te Jezusi, ju mund të bëni një lutje tani para Zotit. Ai i dëgjon si fjalët, edhe zemrën tuaj. Ai e di çdo gjë për ju, çdo mëkat që keni bërë, dhe Ai prapë, tani, ju ofron shpëtim në emrin e Tij. A do t’i luteni Zotit tani për shpëtim? A do ta pranoni Jezusin sot?

Nëse jeni të bindur për këto gjëra, tani, kudo që jeni, lutjuni Perëndisë me fjalë të thjeshta. Rrëfejini Atij që ju besoni dhe e pranoni Jezusin si Shpëtuesin tuaj. Ai i dëgjon lutjet tuaja. Mirë është edhe ta falënderoni Zotin për këtë shpëtim që keni gjetur sot në Jezusin.

A E PRANUAT JEZUSIN? Nëse po! Lexoni vargun e mëposhtëm, nga Libri i Gjonit, Jezusi tha:

“Me të vërtetë, me të vërtetë, unë ju them: Ai që beson tek unë ka jetë të përjetshme.” (Gjoni 6:47)
​
Nëse ju e pranuat Jezusin, atëherë ju keni një premtim për jetë të përjetshme në parajsë! Lavdi Zotit! Le t’i shërbejmë Atij me gjithë forcën tonë këtu në këtë botë! Do të jetë shumë mirë për ju nëse mund të gjeni një kishë baptiste afër jush. Shkoni në kishë, mësoni më shumë për Jezusin, bëhuni një ndjekës dhe dëshmitar besnik për Zotin dhe Biblën.


Nëse ju nuk e pranuat Jezusin, ne lutemi që të keni një mundësi tjetër për të njohur dashurinë e vërtetë të Zotit! Kur keni kohë, shikoni filmin e mëposhtëm. Kjo është një histori për një vend real që quhet FERR. Vendi ku shkojnë të gjithë ata që refuzojnë JEZUSIN!
Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet