PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet
  • October-December Photos 2025

ZANAFILLA

KAPITULLI 21

1 Dhe ZOTI e vizitoi Sarën ashtu siç kishte thënë, dhe ZOTI i bëri Sarës ashtu siç kishte thënë.
 
2 Sepse Sara u ngjiz, dhe i lindi një djalë Abrahamit në pleqërinë e tij, në kohën e caktuar që i kishte thënë Perëndia.
 
3 Dhe Abrahami e quajti emrin e birit të tij që i lindi atij, të cilin Sara ia lindi, Isak.
 
4 Dhe Abrahami e rrethpreu birin e tij Isak duke qenë tetëditësh, siç e kishte urdhëruar Perëndia.
 
5 Dhe Abrahami ishte njëqind vjeç, kur atij i lindi Isaku, biri i tij.
 
6 Dhe Sara tha: Perëndia më ka bërë të qesh, saqë kushdo që do ta dëgjojë, do të qeshë bashkë me mua.
 
7 Dhe ajo tha: Kush do t’i thoshte Abrahamit se Sara do të mëndte fëmijë? Sepse unë i kam lindur një bir në pleqërinë e tij.
 
8 Dhe fëmija u rrit, dhe u zvordh; dhe Abrahami bëri një gosti të madhe në të njëjtën ditë që Isaku u zvordh.
 
9 Dhe Sara pa birin e egjiptianes Hagar, që ajo i kishte lindur Abrahamit, që tallej.
 
10 Prandaj ajo i tha Abrahamit: Dëboje këtë shërbëtore dhe birin e saj; sepse biri i kësaj shërbëtore nuk duhet të jetë trashëgimtar bashkë me birin tim, pikërisht me Isakun.
 
11 Dhe kjo gjë në sytë e Abrahamit ishte shumë e trishtuar për shkak të birit të tij.
 
12 Dhe Perëndia i tha Abrahamit: Le të mos jetë e trishtuar në sytë e tu për shkak të djalit, dhe për shkak të shërbëtores sate; në gjithçka që Sara të tha ty, dëgjoje zërin e saj; sepse në Isakun do të thirret fara jote.
 
13 Dhe gjithashtu prej birit të shërbëtores unë do të bëj një komb, sepse është fara jote.
 
14 Dhe Abrahami u ngrit herët në mëngjes, mori bukë, dhe një kacek me ujë, dhe ia dha Hagarës, duke e vënë mbi supin e saj, edhe fëmijën, dhe e largoi; dhe ajo iku, dhe brodhi në shkretëtirën e Beershebas.
 
15 Dhe uji në kacek mbaroi, dhe ajo e hodhi fëmijën poshtë njërës nga kaçubet.
 
16 Dhe ajo shkoi, dhe u ul përballë tij mjaft larg, sa një goditje harku; sepse ajo tha: Le të mos shoh unë vdekjen e fëmijës. Dhe ajo u ul përballë tij, dhe ngriti zërin e saj, dhe qau.
 
17 Dhe Përëndia e dëgjoi zërin e djalit; dhe engjëlli i Perëndisë i thirri Hagarit që nga qielli, dhe i tha: Çfarë ke, Hagar? Mos ki frikë; sepse Perëndia ka dëgjuar zërin e djalit atje ku është.
 
18 Çohu, merre djalin, dhe mbaje në dorën tënde; sepse unë do ta bëj atë një komb të madh.
 
19 Dhe Perëndia i hapi sytë e saj, dhe ajo pa një pus uji; dhe ajo shkoi, dhe e mbushi kacekun me ujë, dhe i dha të pijë djalit.
 
20 Dhe Perëndia ishte me djalin; dhe ai u rrit, dhe banoi në shkretëtirë, dhe u bë harkëtar.
 
21 Dhe ai banoi në shkretëtirën e Paranit; dhe nëna e tij mori për të një grua nga toka e Egjiptit.
 
22 Dhe ndodhi në atë kohë, që Abimeleku dhe Fikoli kryekomandanti i ushtrisë së tij folën me Abrahamin, duke thënë: Perëndia është me ty në gjithçka që bën;
 
23 Prandaj tani betomu mua këtu për Perëndinë që ti nuk do të më mashtrosh mua, as birin tim, as birin e birit tim; por sipas dashamirësisë që unë kam treguar ndaj teje, ti do të bësh njësoj ndaj meje, dhe ndaj tokës ku ke jetuar si ardhacak.
 
24 Dhe Abrahami tha: Unë do të betohem.
 
25 Dhe Abrahami e qortoi Abimelekun për shkak të një pusi uji, të cilin shërbëtorët e Abimelekut e kishin marrë me dhunë.
 
26 Dhe Abimeleku tha: Unë nuk e di kush e ka bërë këtë gjë; as ti nuk më tregove, as edhe nuk dëgjova për atë, përveçse sot.
 
27 Dhe Abrahami mori dele dhe qe, dhe ia dha Abimelekut; dhe të dy bënë një besëlidhje.
 
28 Dhe Abrahami ndau veçmas shtatë qengja femër të tufës.
 
29 Dhe Abimeleku i tha Abrahamit: Ç’do të thonë këto shtatë qengja femër që ti ke ndarë veçmas?
 
30 Dhe ai tha: Sepse këto shtatë qengja femër ti do t’i marrësh nga dora ime, që këto të mund të jenë një dëshmi për mua, që unë e kam gërmuar këtë pus.
 
31 Prandaj ai e quajti atë vend Beersheba; sepse atje u betuan që të dy.
 
32 Kështu ata bënë një besëlidhje në Beersheba; pastaj Abimeleku u çua, dhe Fikoli kryekomandanti i ushtrisë së tij, dhe u kthyen në tokën e filistinëve.
 
33 Dhe Abrahami mbolli një pemishtë në Beersheba, dhe atje i thirri emrit të ZOTIT, Perëndisë të përjetshëm.
 
34 Dhe Abrahami banoi si i huaj në tokën e filistinëve shumë ditë.


KLIKONI KËTU NËSE DONI TË KTHEHENI TE FAQJA E PËRBAJTJES SË BIBLËS
Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet
  • October-December Photos 2025