1 Dhe Isaku e thirri Jakobin, dhe e bekoi atë, dhe e urdhëroi, dhe i tha: Ti nuk do të marrësh grua prej bijave të Kanaanit.
2 Çohu, shko në Padanaram, te shtëpia e Bethuelit, babait të nënës sate; dhe prej andej merr për vete një grua nga bijat e Labanit, vëllait të nënës sate.
3 Dhe Perëndia i Gjithëfuqishëm të bekoftë ty, dhe të bëftë të frytshëm, dhe të shumoftë, që ti të mund të jesh një mori njerëzish;
4 Dhe ta dhëntë ty bekimin e Abrahamit, ty, dhe farës sate bashkë me ty; që ti të mund të trashëgosh tokën në të cilën je i huaj, të cilën Perëndia ia dha Abrahamit.
5 Dhe Isaku e nisi Jakobin; dhe ai shkoi në Padanaram te Labani, biri i sirianit Bethuel, vëllai i Rebekës, nënës së Jakobit dhe Esaut.
6 Kur Esau pa që Isaku e kishte bekuar Jakobin, dhe e nisi atë për në Padanaram, të marrë për vete një grua prej andej; dhe që ndërsa e bekoi ai i dha një urdhër, duke thënë: Ti nuk do të marrësh grua prej bijave të Kanaanit;
7 Dhe që Jakobi iu bind babait të tij dhe nënës së tij, dhe iku në Padanaram;
8 Dhe Esau duke parë se bijat e Kanaanit nuk i pëlqenin Isakut, babait të tij;
9 Atëherë shkoi Esau tek Ishmaeli, dhe ua shtoi Mahalathën grave që kishte, bijën e Ishmaelit birit të Abrahamit, motrën e Nebajothit, të jetë gruaja e tij.
10 Dhe Jakobi doli prej Beershebas, dhe shkoi drejt Haranit.
11 Dhe ai arriti në një vend, dhe qëndroi atje gjithë natën, sepse dielli kishte perënduar; dhe ai mori prej gurëve të atij vendi, dhe i vuri si jastëkët e tij, dhe u shtri të flinte në atë vend.
12 Dhe ai ëndërroi, dhe ja, një shkallë e vendosur në tokë, dhe maja e saj arrinte në qiell; dhe ja, engjëjt e Perëndisë që hipnin dhe zbrisnin në të.
13 Dhe, ja, ZOTI qëndronte mbi të, dhe tha: Unë jam ZOTI Perëndia i Abrahamit, babait tënd, dhe Perëndia i Isakut; vendin ku je shtrirë, unë do të ta jap ty, dhe farës sate;
14 Dhe fara jote do të jetë si pluhuri i tokës, dhe ti do të shtrihesh gjithandej drejt perëndimit, dhe lindjes, dhe veriut, dhe jugut; dhe në ty dhe në farën tënde do të bekohen të gjitha familjet e tokës.
15 Dhe, ja, unë jam me ty, dhe do të të ruaj në të gjitha vendet ku të shkosh, dhe do të të sjell përsëri në këtë tokë; sepse unë nuk do të të lë, derisa ta kem bërë atë për të cilën të fola ty.
16 Dhe Jakobi u zgjua prej gjumit të tij, dhe tha: ZOTI sigurisht është në këtë vend; dhe unë nuk e dija.
17 Dhe ai u tremb, dhe tha: Sa i frikshëm qenka ky vend! Ky nuk është tjetër perveç shtëpisë së Perëndisë, dhe kjo është porta e qiellit.
18 Dhe Jakobi u ngrit herët në mëngjes, dhe mori gurin që ai kishte vënë si jastëkun e tij, dhe e ngriti si një shtyllë, dhe derdhi vaj mbi majën e saj.
19 Dhe ai e quajti emrin e atij vendi Bethel; por emri i atij qyteti quhej Luz në fillim.
20 Dhe Jakobi bëri një betim, duke thënë: Nëse Perëndia do të jetë me mua, dhe do të më ruajë në këtë rrugë ku shkoj, dhe do të më japë bukë për të ngrënë, dhe rrobë për t’u veshur,
21 Kështu që unë të vij përsëri në shtëpinë e babait tim në paqe; atëherë ZOTI do të jetë Perëndia im;
22 Dhe ky gur, të cilin e kam vendosur si një shtyllë, do të jetë shtëpia e Perëndisë; dhe nga të gjitha që ti do të më japësh mua unë me siguri do të ta jap të dhjetën ty.