PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

ZBULESA

KAPITULLI 12

1 Dhe një çudi e madhe u shfaq në qiell; një grua e veshur me diell, dhe me hënën poshtë këmbëve të saj, dhe mbi kokën e saj një kurorë me dymbëdhjetë yje;
 
2 Dhe duke qenë shtatzënë ajo bërtiste, prej dhembjeve të lindjes, dhe mundohej për të lindur.
 
3 Dhe në qiell u shfaq një tjetër çudi; dhe ja një dragua i madh i kuq, me shtatë kokë dhe dhjetë brirë, dhe shtatë kurora mbi kokat e tij.
 
4 Dhe bishti i tij tërhiqte të tretën e yjeve të qiellit, dhe i hodhi në tokë; dhe dragoi qëndroi para gruas e cila ishte gati për të lindur, për ta gllabëruar fëmijën e saj porsa të lindte.
 
 
5 Dhe ajo lindi një fëmijë mashkull, i cili do të qeveriste të gjitha kombet me shkop të hekurt; dhe fëmija i saj u mor lart te Perëndia, dhe te froni i tij.
 
6 Dhe gruaja ia mbathi në shkretëtirë, ku ajo ka një vend të përgatitur prej Perëndisë, që ata ta ushqenin atë atje njëmijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditë.
 
7 Dhe u bë luftë në qiell; Mikaeli dhe engjëjt e tij luftuan kundër dragoit; dhe dragoi luftoi edhe engjëjt e tij,
 
8 Dhe nuk patën sukses; as nuk u gjet vendi i tyre më në qiell.
 
9 Dhe dragoi i madh u flak jashtë, ai gjarpër i vjetër, i quajtur Djalli, dhe Satanai, që mashtron gjithë botën; ai u flak jashtë në tokë, dhe engjëjt e tij u flakën jashtë bashkë me të.
 
10 Dhe unë dëgjova një zë të lartë duke thënë në qiell: Tani erdhi shpëtimi, dhe forca, dhe mbretëria e Perëndisë sonë, dhe pushteti i Krishtit të tij; sepse paditësi i vëllezërve tanë u hodh poshtë, që i padiste ata përpara Perëndisë sonë ditë e natë.
 
11 Dhe ata e mundën atë prej gjakut të Qengjit, dhe prej fjalës së dëshmisë së tyre; dhe nuk e deshën jetën e tyre deri në vdekje.
 
12 Prandaj gëzohuni, ju qiej, dhe ju që banoni në ta. Mjerë banorët e tokës dhe të detit! Sepse djalli ka zbritur poshtë te ju, duke pasur zemërim të madh, sepse ai e di se ka vetëm pak kohë. 
 
13 Dhe kur dragoi pa se u hodh në tokë, ai e përndoqi gruan që lindi fëmijë mashkull.
 
14 Dhe gruas iu dhanë dy krahë të një shqiponje të madhe, që ajo të mund të fluturonte në shkretëtirë, në vendin e saj, ku ajo ushqehet për një kohë, dhe kohëra, dhe një gjysmë kohe, larg fytyrës së gjarprit.
 
15 Dhe gjarpri nxori nga goja e tij ujë si një përmbytje mbrapa gruas, që të bënte që atë ta merrte përmbytja.
 
16 Dhe toka e ndihmoi gruan, dhe toka hapi gojën e vet, dhe e përpiu përmbytjen që nxori dragoi prej gojës së tij.
 
17 Dhe dragoi u inatos me gruan, dhe shkoi të luftonte kundër të mbeturve të farës së saj, të cilët i ruajnë urdhërimet e Perëndisë, dhe kanë dëshminë e Jezu Krishtit.


KLIKONI KËTU NËSE DONI TË KTHEHENI TE FAQJA E PËRBAJTJES SË BIBLËS
Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet