1 Në fillim ishte Fjala, dhe Fjala ishte me Perëndinë, dhe Fjala ishte Perëndi.
2 I njëjti ishte në fillim me Perëndinë.
3 Të gjitha gjërat u bënë prej tij; dhe pa atë nuk u bë ndonjë gjë që ishte bërë.
4 Në të kishte jetë; dhe jeta ishte drita e njerëzve.
5 Dhe drita ndriçon në errësirë; dhe errësira nuk e kuptoi atë.
6 Ishte një njeri i dërguar prej Perëndisë, emri i të cilit ishte Gjon.
7 I njëjti erdhi për një dëshmi, të dëshmonte për Dritën, që të gjithë njerëzit përmes tij të mund të besojnë.
8 Ai nuk ishte Drita, por u dërgua të dëshmonte për atë Dritë.
9 I cili ishte Drita e vërtetë, që ndriçon çdo njeri që vjen në botë.
10 Ai ishte në botë dhe bota u bë prej tij, dhe bota nuk e njohu atë.
11 Ai erdhi te të tijtë, dhe të tijtë nuk e pranuan atë.
12 Por të gjithë ata që e pranuan atë, atyre ai u dha fuqi të bëheshin bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij;
13 Të cilët u lindën, jo prej gjakut, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por prej Perëndisë.
14 Dhe Fjala u bë mish, dhe jetoi midis nesh, (dhe ne pamë lavdinë e tij, lavdinë si të të vetmit të lindur të Atit,) plot me hir dhe të vërtetë.
15 Gjoni dëshmoi për të, dhe thirri, duke thënë: Ky ishte ai për të cilin thashë: Ai që vjen pas meje preferohet para meje, sepse ai ishte para meje.
16 Dhe prej plotësisë së tij kemi fituar ne të gjithë, dhe hir për hir.
17 Sepse ligji u dha prej Moisiut, por hiri dhe e vërteta erdhën prej Jezu Krishtit.
18 Nuk e pa njeri Perëndinë ndonjëherë; i Vetmi Bir i lindur, i cili është në gjirin e Atit, ai e ka shpallur atë.
19 Dhe kjo është dëshmia e Gjonit, kur judejtë dërguan priftërinj dhe levitë prej Jeruzalemit ta pyesnin atë: Kush je ti?
20 Dhe ai rrëfeu, dhe nuk e mohoi, por rrëfeu: Unë nuk jam Krishti.
21 Dhe ata e pyetën atë: Po pastaj? A je ti Elia? Dhe ai thotë: Unë nuk jam. A je ti ai profeti? Dhe ai u përgjigj: Jo.
22 Atëherë ata i thanë atij: Kush je ti? Që ne t’u japim një përgjigje atyre që na dërguan. Çfarë thua ti për veten tënde?
23 Ai tha: Unë jam zëri i njërit që thërret në shkretëtirë: Drejtoje rrugën e Zotit; siç tha profeti Isaia.
24 Dhe ata që u dërguan ishin prej farisenjve.
25 Dhe ata e pyetën dhe i thanë: Pse pagëzon ti atëherë, nëse nuk je ti ai Krishti, as Elia, as ai profeti?
26 Gjoni iu përgjigj atyre, duke thënë: Unë pagëzoj me ujë, por qëndron njëri midis jush, të cilin ju nuk e njihni;
27 Është ai, që duke ardhur pas meje preferohet para meje, lidhëset e këpucëve të të cilit unë nuk jam i denjë t’i zgjidh.
28 Këto gjëra u bënë në Betabara, matanë Jordanit, ku Gjoni ishte duke pagëzuar.
29 Ditën tjetër Gjoni shikon Jezusin duke ardhur tek ai, dhe thotë: Ja Qengji i Perëndisë, që heq mëkatin e botës.
30 Ky është ai për të cilin unë thashë: Pas meje vjen një njeri që preferohet para meje, sepse ai ishte para meje.
31 Dhe unë nuk e njihja atë, por që ai t’i shfaqet Izraelit, prandaj kam ardhur duke pagëzuar me ujë.
32 Dhe Gjoni dëshmoi, duke thënë: Unë e pashë Frymën duke zbritur nga qielli si një pëllumb, dhe qëndronte mbi të.
33 Dhe unë nuk e njihja atë, por ai që më dërgoi mua të pagëzoj me ujë, i njëjti më tha mua: Ai mbi të cilin ti do të shikosh Frymën duke zbritur dhe mbetet mbi të, i njëjti është ai që pagëzon me Frymën e Shenjtë.
34 Dhe unë e pashë, dhe dëshmoj që ky është Biri i Perëndisë.
35 Përsëri ditën tjetër pasi Gjoni u çua, bashkë me dy nga dishepujt e tij;
36 Dhe duke parë Jezusin ndërsa ai ecte, ai thotë: Ja Qengji i Perëndisë!
37 Dhe të dy dishepujt e dëgjuan të fliste, dhe ndoqën Jezusin.
38 Atëherë Jezusi u kthye, dhe i pa ata që po e ndiqnin, dhe u thotë atyre: Çfarë kërkoni ju? Ata i thanë atij: Rabi, (që e përkthyer do të thotë, Mësues,) ku banon ti?
39 Ai u thotë atyre: Ejani dhe shikoni. Ata erdhën dhe panë ku banonte, dhe qëndruan me të atë ditë, sepse ishte afërsisht ora e dhjetë.
40 Një nga të dy, që e dëgjoi Gjonin të fliste dhe e ndoqi atë, ishte Andrea, vëllai i Simon Pjetrit.
41 Ai së pari gjen vëllain e tij Simonin dhe i thotë: Ne kemi gjetur Mesian, që i përkthyer është, Krishti.
42 Dhe ai e solli atë te Jezusi. Dhe kur Jezusi e pa atë, i tha: Ti je Simoni, biri i Jonas; ti do të quhesh Cefas, që nga përkthimi është, Gur.
43 Ditën e nesërme Jezusi donte të shkonte drejt Galilesë, edhe gjen Filipin, dhe i thotë atij: Ndiqmë mua.
44 Tani Filipi ishte prej Betsaidas, qyteti i Andreas dhe Pjetrit.
45 Filipi gjen Nathanailin dhe i thotë atij: Ne kemi gjetur atë, për të cilin Moisiu në ligj, dhe profetët shkruan, Jezusin e Nazaretit, birin e Jozefit.
46 Dhe Nathanaili i tha atij: A mund të vijë ndonjë gjë e mirë nga Nazareti? Filipi i thotë atij: Eja dhe shiko.
47 Jezusi e pa Nathanailin që po vinte tek ai dhe thotë për të: Ja vërtetë një Izraelit, tek i cili nuk ka mashtrim!
48 Nathanaili i thotë atij: Nga më njeh ti mua? Jezusi u përgjigj dhe i tha atij: Para se Filipi të thërriste ty, kur ti ishe poshtë fikut, unë të pashë ty.
49 Nathanaili u përgjigj dhe i thotë atij: Rabi, ti je Biri i Perëndisë; ti je Mbreti i Izraelit.
50 Jezusi u përgjigj dhe i tha atij: Për shkak se unë të thashë ty: Të pashë poshtë fikut, e beson ti? Ti do të shikosh gjëra më të mëdha se këto.
51 Dhe ai i thotë atij: Me të vërtetë, me të vërtetë, unë të them: Pas kësaj ti do të shikosh qiellin të hapet, dhe engjëjt e Perëndisë që ngrihen dhe zbresin mbi Birin e njeriut.