Sipas Biblës, ne besojmë që çdo njeri ka nevojë të shpëtohet prej besimit te Krishti, sepse ne të gjithë jemi të dënuar për shkak të mëkatëve.
1. Pse duhet të shpëtohemi?
Ne nuk jemi aq të mirë sesa mendojmë, sepse te letri i Palit romakëve, Bibla e thotë këtë:
“10Siç është shkruar: Nuk është ndonjë i drejtë, jo, as edhe një; 11Nuk është ndonjë që kupton, nuk është ndonjë që kërkon Perëndinë. 12Ata të gjithë kanë dalë nga rruga, ata së bashku janë bërë të pavlerë; nuk është ndonjë që bën mirë, jo, as edhe një.” (Romakëve 3:10-12)
Një varg tjetër ka të njëjtin kuptim:
“23Sepse të gjithë kanë mëkatuar dhe nuk e arrijnë lavdinë e Perëndisë;” (Romakëve 3:23)
Pra, sipas Biblës, çdo njeri është mëkatar, por çfarë është dënimi i mëkateve?
Lexojmë këto fjalë në Bibël:
“23Sepse shpagimi i mëkatit është vdekja; por dhurata e Perëndisë është jeta e përjetshme përmes Jezu Krishtit Zotit tonë.” (Romakëve 6:23)
Atëherë, sipas Fjalës së Zotit, është e qartë që ne të gjithë duhet të shpëtohemi. Ne meritojmë vdekjen për shkak të mëkateve, por në vargun i sipërm ne shikojmë pak shpresë. Ekziston një shpëtim; një dhuratë nga Perëndia që quhet “jeta e përjetshme.”
2. Çfarë bëri Zoti për ne, që ne të mund të shpëtohemi?
Në Bibël thuhet kështu:
“6Sepse kur ne ende ishim pa forcë, në kohën e duhur, Krishti vdiq për të ligjtë. 7Sepse vështirë të vdes dikush për një njeri të drejtë, edhe për një njeri të mirë mbase dikush do të guxonte të vdiste. 8Por Perëndia e drejton dashurinë e Tij drejt nesh, sepse kur ne ishim ende mëkatarë, Krishti vdiq për ne.” (Romakëve 5:6-8)
Një varg tjetër dhe i famshëm thotë:
“16Sepse kështu Perëndia e deshi botën, që ai dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.” (Gjoni 3:16)
Shiko, Perëndia e dërgoi Birin e Tij në botë për të na shpëtuar. Kjo është arsyeja pse Jezusi vdiq në kryq. Ai u sakrifikua për hatrin tonë. Tani, sipas Biblës, shpëtimi vjen përmes besimit që kemi te Jezusi.
3. Si mund të shpëtohemi nga dënimi i mëkateve tona?
Lexoni këto vargje nga Bibla:
“9Që nëse ti do të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe do të besosh në zemrën tënde që Perëndia e ngjalli atë prej së vdekurish, ti do të shpëtohesh. 10Sepse me zemër njeriu beson për drejtësi; dhe me gojë bëhet rrëfimi për shpëtim. 11Sepse shkrimi thotë: Kushdo që beson tek ai nuk do të turpërohet.” (Romakëve 10:9-11)
Jezusi vdiq në kryq si flijim për mëkatet e botës, por ne mësojmë nga Bibla që ditën tretë pas vdekjes së Tij, Ai u ngjall! Ai nuk është më në varr. Ky quhet “Ungjilli” që do të thotë “Lajmi i mirë”. Ungjilli është vdekja, varrosja dhe ringjallja e Jezu Krishti për shpëtimin e botës. Tani, edhe ju, nëse besoni dhe rrëfeni që Jezusi u ngjall prej së vdekurish, edhe ju do të shpëtoheni.
Në lidhje me këtë, një varg tjetër dhe i thjeshtë thotë:
“13Sepse kushdo që do t’i thërrasë emrit të Zotit, do të shpëtohet.” (Romakëve 10:13)
Përfundimi
Ne besojmë që Bibla është e qartë. Ne nuk jemi aq të mirë sa mendojmë. Secili prej nesh është mëkatar, dhe për shkak të ligësisë sonë ne nuk kemi marrëdhënie me Perëndinë. Pra, Biri i Perëndisë erdhi në botë, u sakrifikua, u ngjall ditën e tretë dhe tani është i gjallë përgjithmonë. Pse? Pse erdhi Ai? Sepse Ai ju do! Ai vdiq për mëkatet tuaja. Tani ju mund të shpëtoheni, përmes pendesës për mëkatet dhe përmes rrëfimit të besimit te Jezusi.
A do t’i luteni Zotit tani për të kërkuar shpëtim nga dënimi i mëkateve? A do ta pranoni Jezusin si Shpëtuesi dhe Zoti i jetës suaj? Nëse jeni të bindur për këto gjëra, lutjuni Perëndisë tani me fjalë të thjeshta. Rrëfejini Atij që ju besoni dhe e pranoni Jezusin si Shpëtuesin në zemrën tuaj. Mos kini frikë! Ai i dëgjon lutjet tuaja.
A E PRANUAT JEZUSIN? Nëse po! Lexoni vargun e mëposhtëm ku Jezusi tha:
“47Me të vërtetë, me të vërtetë, unë ju them: Ai që beson tek unë ka jetë të përjetshme.” (Gjoni 6:47)
Nëse ju e pranuat Jezusin, atëherë ju keni një premtim për jetë të përjetshme! Lavdi Zotit! Le t’i shërbejmë Atij së bashku!
Nëse ju nuk e pranuat Jezusin, ne lutemi që të keni një mundësi tjetër për të njohur dashurinë e vërtetë të Zotit!