1 Me të vërtetë, me të vërtetë, unë ju them: Ai që nuk hyn përmes derës në stan, por qepet lart nga ndonjë rrugë tjetër, njësoj është një hajdut dhe një grabitës.
2 Por ai që hyn nga dera është bariu i deleve.
3 Atij portieri ia hap; dhe delet e dëgjojnë zërin e tij, dhe ai i thërret delet e veta me emër, dhe i prin ato jashtë.
4 Dhe pasi i nxjerr delet e veta, ai ecën para tyre, dhe delet e ndjekin atë, sepse e njohin zërin e tij.
5 Dhe një të huaj ato nuk do ta ndjekin, por do t’ia mbathin prej tij, sepse ato nuk e njohin zërin e të huajve.
6 Këtë shëmbëlltyrë u tha Jezusi atyre, por ata nuk kuptuan çfarë gjëra ishin ato që ai u tha.
7 Atëherë Jezusi u tha atyre përsëri: Me të vërtetë, me të vërtetë, unë ju them: Unë jam dera e deleve.
8 Të gjithë ata që erdhën para meje janë hajdutë dhe grabitës, por delet nuk i dëgjuan ata.
9 Unë jam dera, nëse ndonjë njeri hyn brenda përmes meje, ai do të shpëtohet; dhe do të hyjë, do të dalë dhe do të gjejë kullotë.
10 Hajduti nuk vjen, por veç të vjedhë, të vrasë, dhe të shkatërrojë; unë kam ardhur që ata të mund të kenë jetë, dhe që ata të mund ta kenë atë me shumicë.
11 Unë jam bariu i mirë; bariu i mirë jep jetën e tij për delet.
12 Por ai që është rrogëtari, dhe jo bariu, delet e të cilit nuk janë të vetat, e shikon ujkun duke ardhur, i lë delet, dhe ia mbath; dhe ujku i kap ato, dhe i shpërndan delet.
13 Rrogëtari ia mbath, sepse ai është rrogëtar, dhe nuk kujdeset për delet.
14 Unë jam bariu i mirë, i njoh delet e mia dhe jam i njohur prej të mijave.
15 Ashtu si Ati më njeh mua, po ashtu unë e njoh Atin; dhe unë e jap jetën time për delet.
16 Dhe unë kam dele të tjera, që nuk janë të këtij stani, ato gjithashtu unë duhet t’i sjell dhe ato do ta dëgjojnë zërin tim; dhe do të jetë një stan dhe një bari.
17 Prandaj Ati më do mua, sepse unë e jap jetën time, që të mund ta marr atë përsëri.
18 Asnjë njeri nuk e merr atë prej meje, por unë e jap atë vetë. Unë kam fuqi ta jap atë dhe kam fuqi ta marr atë përsëri. Këtë urdhërim unë e kam marrë prej Atit tim.
19 Prandaj kishte përsëri përçarje ndërmjet judejve për këto thënie.
20 Dhe shumë prej tyre thanë: Ai ka një djall dhe është i çmendur, pse e dëgjoni atë?
21 Të tjerë thanë: Këto nuk janë fjalët e atij që ka një djall. A mundet një djall të hapë sytë e të verbërit?
22 Tani, festa e përkushtimit u bë në Jeruzalem, dhe ishte dimër.
23 Dhe Jezusi eci në tempull në portikun e Solomonit.
24 Atëherë erdhën judejtë rrethepërqark tij dhe i thanë atij: Sa kohë do na bësh ne të dyshojmë? Nëse ti je Krishti, na e thuaj qartë.
25 Jezusi iu përgjigj atyre: Unë ju thashë juve dhe ju nuk besuat; veprat që unë bëj në emër të Atit tim, japin dëshmi për mua.
26 Por ju nuk besoni, sepse ju nuk jeni nga delet e mia, siç ju thashë unë juve.
27 Delet e mia e dëgjojnë zërin tim dhe unë i njoh ato, dhe ato më ndjekin mua;
28 Dhe unë u jap atyre jetë të përjetshme; dhe ato nuk do të humbasin ndonjëherë, as ndonjë njeri nuk do t’i shkëpusë ato prej dorës sime.
29 Ati im, që m’i dha ato mua, është më i madh se të gjithë; dhe nuk është ndonjë njeri në gjëndje t’i shkëpusë ato prej dorës së Atit tim.
30 Unë dhe Ati im jemi një.
31 Atëherë judejtë morën gurë përsëri për ta goditur atë.
32 Jezusi iu përgjigj atyre: Shumë vepra të mira ju kam treguar juve prej Atit tim, për cilën nga ato vepra ju më godisni me gurë?
33 Judejtë iu përgjigjën atij duke thënë: Ne nuk të godasim me gurë për një vepër të mirë, por për blasfemi; dhe për shkak se ti, duke qenë njeri, e bën veten tënde Perëndi.
34 Jezusi iu përgjigj atyre: A nuk është shkruar në ligjin tuaj: Unë thashë: Ju jeni perëndi?
35 Nëse ai i quajti ata perëndi, te të cilët erdhi fjala e Perëndisë, dhe shkrimi nuk mund të thyhet;
36 Për atë thoni ju, të cilin Ati e ka shenjtëruar dhe dërguar në botë: Ti blasfemon; sepse unë thashë: Unë jam Biri i Perëndisë?
37 Nëse unë nuk bëj veprat e Atit tim, mos më besoni.
38 Por nëse i bëj, megjithëse ju nuk më besoni mua, besoni veprat, që ju mund të njihni dhe besoni, se Ati është në mua dhe unë jam në të.
39 Prandaj ata kërkuan përsëri ta kapnin atë, por ai shpëtoi nga dora e tyre,
40 Dhe u largua përsëri matanë Jordanit në vendin ku Gjoni pagëzoi në fillim; dhe atje qëndroi.
41 Dhe shumë erdhën tek ai, dhe thanë: Gjoni nuk bëri mrekulli, por të gjitha gjërat që Gjoni tha për këtë njeri ishin të vërteta.