1 Tani, një njeri ishte sëmurë, me emrin Lazari, i Betanisë, qyteti i Marisë dhe i motrës së saj Marta.
2 (Ishte ajo Mari e cila vajosi Zotin me melhem, dhe fshiu këmbët e tij me flokët e saj, vëllai i së cilës Lazari ishte i sëmurë.)
3 Prandaj motrat e tij i dërguan atij duke thënë: Zot, ja, ai të cilin ti e do, është i sëmurë.
4 Kur Jezusi e dëgjoi atë, ai tha: Kjo sëmundje nuk është për vdekje, por për lavdinë e Perëndisë, që Biri i Perëndisë të mund të lavdërohet përmes kësaj.
5 Tani, Jezusi e donte Martën dhe motrën e saj, edhe Lazarin.
6 Prandaj pasi ai kishte dëgjuar që ai ishte i sëmurë, qëndroi akoma dy ditë në të njëjtin vend ku ishte.
7 Atëherë pas asaj ai u thotë dishepujve të tij: Le të shkojmë në Judea përsëri.
8 Dishepujt e tij i thanë: Rabi, judejtë kohët e fundit kërkuan të të godisnin ty me gurë, dhe ti shkon atje përsëri?
9 Jezusi u përgjigj: A nuk janë dymbëdhjetë orë në ditë? Nëse ndonjë njeri ecën në ditë, ai nuk pengohet, sepse ai shikon dritën e kësaj bote.
10 Por nëse një njeri ecën natën, ai pengohet, sepse nuk ka dritë brenda tij.
11 Këto gjëra tha ai dhe pas asaj ai u thotë atyre: Miku ynë Lazari fle, por unë shkoj që ta zgjuaj atë nga gjumi.
12 Atëherë dishepujt e tij thanë: Zot, nëse ai fle, ai do bëjë mirë.
13 Sidoqoftë Jezusi foli për vdekjen e tij, por ata menduan se ai kishte folur për çlodhjen në gjumë.
14 Atëherë Jezusi u tha atyre qartë: Lazari është i vdekur.
15 Dhe unë jam i gëzuar për hatrin tuaj që unë nuk isha atje, me qëllimin që ju të mund të besoni, megjithatë le të shkojmë tek ai.
16 Atëherë Toma, që quhet Didimus, u tha bashkëdishepujve: Le të shkojmë edhe ne, që të mund të vdesim me të.
17 Atëherë, kur Jezusi erdhi, ai gjeti se ai kishte qenë në varr katër ditë tashmë.
18 Tani, Betani ishte afër Jeruzalemit, rreth pesëmbëdhjetë stade larg:
19 Dhe shumë nga judejtë erdhën te Marta dhe Maria, t’i ngushëllonin ato në lidhje me vëllanë e tyre.
20 Atëherë Marta, porsa dëgjoi që Jezusi ishte duke ardhur, shkoi dhe e takoi atë, ndërsa Maria ndenji në shtëpi.
21 Atëherë Marta i tha Jezusit: Zot, nëse ti do kishe qenë këtu, vëllai im nuk do kishte vdekur.
22 Por unë e di se edhe tani, çfarëdo që ti do t’i kërkosh Perëndisë, Perëndia do të ta japë atë ty.
23 Jezusi i thotë asaj: Vëllai yt do të ngrihet përsëri.
24 Marta i thotë atij: Unë e di që ai do të ngrihet përsëri në ringjalljen në ditën e fundit.
25 Jezusi i tha asaj: Unë jam ringjallja dhe jeta, ai që beson tek unë, megjithëse ai ishte i vdekur, prapë do jetojë;
26 Dhe kushdo që jeton dhe beson tek unë nuk do të vdesë kurrë. A e beson ti këtë?
27 Ajo i thotë atij: Po, Zot, unë besoj që ti je Krishti, Biri i Perëndisë, i cili do të vinte në botë.
28 Dhe pasi tha kështu, shkoi dhe thirri Marian motrën e saj fshehurazi, duke i thënë: Mësuesi ka ardhur dhe të kërkon ty.
29 Menjëherë sa ajo e dëgjoi atë, u ngrit shpejt dhe erdhi tek ai.
30 Tani, Jezusi nuk kishte ardhur ende në qytet, por ishte në atë vend ku Marta e takoi atë.
31 Atëherë judejtë që ishin me të në shtëpi dhe e ngushëllonin atë, kur panë Marin, që u ngrit me nxitim dhe doli jashtë, e ndoqën atë duke thënë: Ajo shkon te varri të qajë atje.
32 Atëherë pasi erdhi Maria ku ishte Jezusi, dhe e pa atë, ajo ra te këmbët e tij, duke i thënë: Zot, nëse do të kishe qenë këtu, vëllai im nuk do kishte vdekur.
33 Prandaj kur Jezusi e pa atë duke qarë, dhe judejtë që erdhën me të duke qarë gjithashtu, ai rënkoi në shpirt dhe u shqetësua,
34 Dhe tha: Ku e keni vënë atë? Ata i thanë atij: Zot, eja dhe shiko.
35 Jezusi qau.
36 Atëherë judejtë thanë: Ja sa e donte atë!
37 Dhe disa prej tyre thanë: A nuk mundte ky njeri, i cili hapi sytë e të vërbërit, të kishte bërë që edhe ky njeri të mos kishte vdekur?
38 Jezusi atëherë, duke rënkuar përsëri brenda vetes, vjen te varri. Ajo ishte një shpellë, dhe një gur ishte mbi të.
39 Jezusi tha: Largojeni gurin. Marta, motra e atij që ishte i vdekur, i thotë atij: Zot, tani ai bie erë, sepse ai ka qenë katër ditë i vdekur.
40 Jezusi i thotë asaj: A nuk të thashë unë që, nëse ti do të besoje, ti do të shikoje lavdinë e Perëndisë?
41 Atëherë ata e hoqën gurin nga vendi ku ishte vënë i vdekuri. Dhe Jezusi ngriti sytë lart, dhe tha: Atë, unë të falënderoj ty që më ke dëgjuar mua.
42 Dhe unë e dija që ti më dëgjon mua gjithmonë, por për shkak të njerëzve që rrinë këtu unë e thashë atë, që ata të mund të besojnë që ti më ke dërguar mua.
43 Dhe pasi ai kishte folur kështu, thirri me zë të lartë: Lazar, Eja jashtë.
44 Dhe ai që ishte i vdekur doli, i lidhur këmbë e duar me rroba varri, dhe fytyra e tij ishte mbuluar me një shami. Jezusi u thotë atyre: Zgjidheni atë dhe lereni të shkojë.
45 Atëherë shumë nga judejtë që kishin ardhur te Maria dhe kishin parë gjërat që Jezusi bëri, besuan tek ai.
46 Por disa prej tyre shkuan te farisenjtë dhe u thanë atyre çfarë gjëra Jezusi kishte bërë.
47 Atëherë krerët e priftërinjve dhe farisenjtë u mblodhën në një këshill, dhe thanë: Çfarë të bëjmë ne se ky njeri bën shumë mrekulli?
48 Nëse ne e lëmë kështu, të gjithë njerëzit do të besojnë tek ai; dhe Romakët do të vijnë dhe do të marrin edhe vendin tonë edhe kombin tonë.
49 Dhe njëri prej tyre, i quajtur Kaifas, duke qenë kryeprift atë vit, u tha atyre: Ju nuk dini gjë fare,
50 As merrni parasysh se është e leverdishme për ne, që një njeri të vdesë për njerëzit, dhe që kombi i tërë të mos humbasë.
51 Dhe këtë ai e tha jo nga vetja, por duke qenë kryeprift atë vit, ai profetizoi se Jezusi duhet të vdiste për atë komb;
52 Dhe jo vetëm për atë komb, por se ai gjithashtu do të mblidhte bashkë në një, fëmijët e Perëndisë që ishin shpërndarë.
53 Atëherë që nga ajo ditë e mbrapa ata u këshilluan së bashku që ta vrisnin atë.
54 Jezusi prandaj nuk eci më hapur midis judejve, por shkoi prej andej në një vend afër shkretëtirës, në një qytet që quhet Efraim, dhe atje vazhdoi me dishepujt e tij.
55 Dhe pashka e judejve ishte afër; dhe shumë nga vendi u ngjitën në Jeruzalem para pashkës të pastronin vetveten.
56 Atëherë ata kërkuan për Jezusin, dhe ndërsa qëndronin në tempull, thanë midis tyre: Çfarë mendoni ju, që ai nuk do të vijë në festë?
57 Tani si krerët e priftërinjve ashtu edhe farisenjtë kishin dhënë një urdhërim, që, nëse ndonjë njeri e dinte ku ishte ai, ai duhej ta tregonte atë, që ata të mund ta merrnin.