1 Atëherë Pilati prandaj e mori Jezusin, dhe e kamxhikoi atë.
2 Dhe ushtarët thurën një kurorë gjëmbash, dhe e vunë në kokën e tij, dhe vunë mbi të një rrobë të purpurtë,
3 Dhe thanë: Përshëndetje, Mbret i judejve! Dhe e qëlluan atë me duart e tyre.
4 Prandaj Pilati doli përsëri dhe u thotë atyre: Ja, unë jua sjell atë juve, që të mund ta dini se unë nuk gjej faj tek ai.
5 Atëherë Jezusi doli, me kurorën prej gjëmbash, dhe rrobën e purpurtë. Dhe Pilati u thotë atyre: Ja njeriu!
6 Prandaj, kur krerët e priftërinjve dhe oficerët e panë atë, ata bërtitën duke thënë: Kryqëzoje atë, kryqëzoje atë. Pilati u thotë atyre: Merreni ju atë, dhe kryqëzojeni, sepse unë nuk gjej faj tek ai.
7 Judejtë iu përgjigjën atij: Ne kemi një ligj dhe sipas ligjit tonë ai duhet të vdesë, sepse e bëri veten Birin e Perëndisë.
8 Prandaj, kur Pilati e dëgjoi atë thënie, u frikësua edhe më shumë;
9 Dhe shkoi përsëri në sallën e gjykimit, dhe i thotë Jezusit: Nga je ti? Por Jezusi nuk i dha pëgjigje atij.
10 Atëherë Pilati i thotë atij: Ti nuk më flet mua? A nuk e di që kam fuqinë të të kryqëzoj, dhe kam fuqinë të të liroj?
11 Jezusi u përgjigj: Ti nuk mund të kesh fare fuqi kundër meje, po të mos të qe dhënë prej së larti; prandaj ai që më dorëzoi te ti ka mëkatin më të madh.
12 Dhe që nga ai moment Pilati kërkoi ta lironte atë; por judejtë bërtitën duke thënë: Nëse e liron këtë njeri, ti nuk je mik i Çezarit; kushdo që e bën veten mbret flet kundër Çezarit.
13 Prandaj kur Pilati e dëgjoi atë fjalë, ai e nxori Jezusin dhe u ul në karrigen e gjykimit në një vend që quhet Kalldrëm, por në hebraishte, Gabatha.
14 Dhe ishte përgatitja e pashkës dhe rreth orës së gjashtë; dhe ai u thotë judejve: Ja Mbreti juaj!
15 Por ata bërtitën: Shporre atë, shporre atë, kryqëzoje atë. Pilati u thotë atyre: Të kryqëzoj Mbretin tuaj? Krerët e priftërinjve u pëgjigjën: Ne s’kemi mbret përveç Çezarit.
16 Atëherë, prandaj ai ua dorëzoi që të kryqëzohej. Dhe ata e morën Jezusin, dhe e larguan atë.
17 Dhe ai duke mbajtur kryqin e tij shkoi te një vend të quajtur vendi i një kafke, që në hebraishte quhet Golgotha;
18 Ku e kryqëzuan atë, dhe dy të tjerë me të, një në secilën anë, dhe Jezusi në mes.
19 Dhe Pilati shkroi një titull, dhe e vuri atë në kryq. Dhe shkrimi ishte: JEZUSI I NAZARETIT MBRETI I JUDEJVE.
20 Atëherë ky titull u lexua nga shumë judej, sepse vendi ku Jezusi u kryqëzua ishte afër qytetit; dhe ishte shkruar në hebraisht, greqisht, dhe latinisht.
21 Atëherë krerët e priftërinjve të judejve i thanë Pilatit: Mos shkruaj, Mbreti i judejve; por që ai tha: Unë jam Mbreti i judejve.
22 Pilati u përgjigj: Ç’kam shkruar, e kam shkruar.
23 Atëherë ushtarët, pasi e kishin kryqëzuar Jezusin, morën rrobat e tij dhe bënë katër pjesë, për çdo ushtar një pjesë; edhe tunikën e tij; tani, tunika ishte pa tegel, e endur nga kreu në fund.
24 Prandaj ata thanë ndërmjet tyre: Le të mos ta grisim atë, por të hedhim short për të, e kujt do të jetë ajo; që shkrimi të mund të plotësohej, që thotë: Ata i ndanë rrobat e mia midis tyre, dhe për veshjen time ata hodhën short. Prandaj i bënë këto gjëra ushtarët.
25 Tani, qëndronin pranë kryqit të Jezusit nëna e tij, dhe motra e nënës, Maria gruaja e Kleofus, dhe Maria Magdalena.
26 Prandaj, kur Jezusi pa nënën e tij, dhe dishepullin që qëndronte pranë, të cilin ai e donte, i thotë nënës së tij: Grua, ja djali yt!
27 Atëherë ai i thotë dishepullit: Ja nëna jote! Dhe nga ai çast dishepulli e mori atë në shtëpinë e vet.
28 Pas kësaj, Jezusi duke ditur se të gjitha gjërat tashmë ishin kryer, që shkrimi të mund të përmbushej, thotë: Kam etje.
29 Tani, ishte vendosur një enë plot me uthull; dhe ata mbushën një sfungjer me uthull, dhe e vunë atë mbi hisop, dhe ia afruan te goja.
30 Prandaj, pasi Jezusi e kishte marrë uthullën, ai tha: U krye; dhe uli kokën, dhe dha frymën.
31 Prandaj judejtë, për shkak se ishte përgatitja, që trupat të mos mbeteshin mbi kryq ditën e sabathit, (sepse dita e sabathit ishte një ditë e madhe,) i kërkuan Pilatit që këmbët e tyre të mund të thyheshin, dhe që ata të mund t’i hiqnin.
32 Atëherë erdhën ushtarët, dhe thyen këmbët e të parit, dhe të tjetrit që ishte kryqëzuar me të.
33 Por kur erdhën te Jezusi dhe panë që ai tashmë ishte i vdekur, ata nuk i thyen këmbët e tij:
34 Por një nga ushtarët me një hesht shpoi anën e tij, dhe menjëherë doli gjak dhe ujë.
35 Dhe ai që e pa atë dha dëshmi, dhe dëshmia e tij është e vërtetë; dhe ai e di që thotë të vërtetën, që ju të mund të besoni.
36 Sepse këto gjëra u bënë, që shkrimi të mund të përmbushej: Nuk do t’i thyhet ndonjë kockë atij.
37 Dhe përsëri një shkrim tjetër thotë: Ata do ta shikojnë atë të cilin e shpuan.
38 Dhe pas kësaj Jozefi i Arimatheas, duke qenë një dishepull i Jezusit, por fshehurazi nga frika e judejve, i kërkoi Pilatit që ta hiqte trupin e Jezusit: dhe Pilati i dha leje. Prandaj ai erdhi dhe e mori trupin e Jezusit.
39 Po erdhi edhe Nikodemi, i cili më parë kishte shkuar natën te Jezusi, dhe solli një përzierje të mirrës dhe aloes, rreth njëqind paund peshë.
40 Atëherë ata e morën trupin e Jezusit dhe e mbështollën me rroba pëlhure me aroma, sipas mënyrës së judejve për të varrosur.
41 Tani, në vendin ku ai u kryqëzua ishte një kopsht; dhe në kopsht një varr i ri, ku ende nuk ishte shtirë njeri ndonjëherë.
42 Prandaj atje ata e shtrinë Jezusin për shkak të ditës së përgatitjes së judejve; sepse varri ishte afër.