1 Pas këtyre gjërave Jezusi eci në Galile, sepse ai nuk donte të shëtiste në tokën e judejve, meqë judejtë kërkuan ta vrisnin atë.
2 Tani, festa e tabernakujve e judejve ishte afër.
3 Prandaj vëllezërit e tij i thane atij: Largohu këtej, dhe shko në Judea, që edhe dishepujt e tu të mund t’i shikojnë veprat që ti bën.
4 Sepse nuk ka njeri që bën ndonjë gjë në fshehtësi, ndërsa ai vetë kërkon të njihet hapur. Nëse ti i bën këto gjëra, tregoji botës veten tënde.
5 Sepse as vëllezërit e tij nuk besuan tek ai.
6 Pastaj Jezusi u tha atyre: Koha ime ende nuk ka ardhur, por koha juaj është gjithmonë gati.
7 Bota nuk mund t’ju urrejë ju, por mua ajo më urren, sepse unë dëshmoj për të, që veprat e saj janë të këqija.
8 Ngjituni lart në këtë festë, unë ende nuk do të ngjitem në këtë festë, sepse koha ime nuk ka ardhur ende plotësisht.
9 Pasi u kishte thënë këto fjalë atyre, ai qëndroi ende në Galile.
10 Por pasi vëllezërit e tij ishin ngjitur lart, atëherë edhe ai u ngjit lart në festë, jo hapur, por si të ishte fshehtas.
11 Atëherë judejtë e kërkuan atë në festë, dhe thanë: Ku është ai?
12 Dhe atje pati shumë pëshpëritje midis njerëzve në lidhje me të, sepse disa thoshnin: Ai është një njeri i mirë; të tjerët thoshnin: Jo, por ai mashtron njerëzit.
13 Sidoqoftë nuk foli hapur ndonjë njeri për të nga frika e judejve.
14 Tani, aty nga mesi i festës Jezusi u ngjit në tempull dhe dha mësim.
15 Dhe judejtë u mrekulluan duke thënë: Si i njeh ky njeri shkronjat, pa mësuar ndonjëherë?
16 Jezusi iu përgjigj atyre dhe tha: Doktrina ime nuk është imja, por e atij që më dërgoi mua.
17 Nëse ndonjë njeri dëshiron të bëjë vullnetin e tij, ai do ta njohë doktrinën, nëse ajo vjen prej Perëndisë, ose nëse unë flas prej vetes sime.
18 Ai që flet prej vetes së tij kërkon lavdinë e vetë, por ai që kërkon lavdinë e atij që e dërgoi atë, i njëjti është i vërtetë dhe nuk ka padrejtësi në të.
19 A nuk jua dha Moisiu ligjin dhe ende s’e zbaton ligjin ndonjë prej jush? Pse kërkoni të më vritni mua?
20 Njerëzit u përgjigjën dhe thanë: Ti ke një djall, kush kërkon të të vrasë?
21 Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: Unë kam bërë një vepër dhe ju të gjithë mrekulloheni.
22 Prandaj Moisiu ju dha juve rrethprerjen; (jo sepse është e Moisiut, por e etërve;) dhe ju rrethprisni një njeri ditën e sabathit.
23 Nëse një njeri pranon rrethprerjen ditën e sabathit, që të mos thyhet ligji i Moisiut, a zemëroheni ju me mua, për shkak se unë kam shëruar një njeri tërësisht ditën e sabathit?
24 Mos gjykoni sipas paraqitjes, por gjykoni me drejtësi.
25 Atëherë disa prej tyre nga Jeruzalemi thanë: A nuk është ky ai, të cilin kërkojnë ta vrasin?
26 Por, ja, ai flet me kurajo dhe ata nuk i thonë gjë atij. A e dinë krerët me të vërtetë që ky është vetë Krishti?
27 Sidoqoftë ne e njohim këtë njeri nga është, por, kur të vijë Krishti, nuk e di njeri nga është ai.
28 Atëherë, ndërsa jepte mësim, Jezusi bërtiti në tempull duke thënë: Ju dhe më njihni mua, dhe e dini nga jam unë; dhe unë nuk kam ardhur prej vetes sime, por ai i cili më dërgoi mua është i vërtetë, të cilin ju nuk e njihni.
29 Por unë e njoh atë, sepse unë jam prej tij dhe ai më ka dërguar.
30 Pastaj ata kërkuan ta merrnin atë, por nuk vuri ndonjë njeri duart mbi të, sepse ora e tij ende nuk kishte ardhur.
31 Dhe shumë nga njerëzit besuan tek ai, dhe thanë: Kur Krishti të vijë, a do të bëjë ai më shumë mrekulli se këto që ka bërë ky njeri?
32 Farisenjtë dëgjuan që njerëzit pëshpëritnin gjëra të tilla në lidhje me të; prandaj farisenjtë dhe krerët e priftërinjve dërguan ofiqarë për ta marrë atë.
33 Atëherë Jezusi u tha atyre: Edhe pak kohë unë jam me ju dhe pastaj unë do të shkoj tek ai që më dërgoi mua.
34 Ju do të më kërkoni mua dhe nuk do të më gjeni, dhe ku jam unë atje ju nuk mund të vini.
35 Atëherë judejtë thanë midis tyre: Ku do të shkojë ai, që ne nuk do ta gjejmë atë? A do të shkojë ai te të shpërndarët ndërmjet paganëve, dhe t’u japë mësim paganëve?
36 Çfarë mënyre e të thënit është kjo që ai tha: Ju do të më kërkoni, dhe nuk do të më gjeni, dhe ku jam unë, atje ju nuk mund të vini?
37 Në ditën e fundit, atë ditën e madhe të festës, Jezusi u çua dhe bërtiti duke thënë: Nëse ndonjë njeri ka etje, le të vijë ai tek unë dhe të pijë.
38 Ai që beson tek unë, siç ka thënë shkrimi, nga barku i tij do të rrjedhin lumenj të ujit të gjallë.
39 (Por këtë foli ai për Frymën, të cilën ata që besojnë tek ai do ta pranojnë, sepse Fryma e Shenjtë ende nuk u ishte dhënë; për shkak se Jezusi akoma nuk ishte lavdëruar.)
40 Prandaj shumë nga njerëzit, kur ata e dëgjuan këtë thënie, thanë: Me të vërtetë ky është Profeti.
41 Të tjerët thanë: Ky është Krishti. Por disa thanë: A do të dalë Krishti nga Galilea?
42 A nuk e ka thënë shkrimi që Krishti vjen nga fara e Davidit dhe nga qyteti i Betlehemit, ku Davidi ishte?
43 Pra kishte një përçarje midis njerëzve për shkak të tij.
44 Dhe disa prej tyre duan ta kapnin atë, por nuk vuri ndonjë njeri duart mbi të.
45 Pastaj erdhën ofiqarët te krerët e priftërinjve dhe farisenjtë, dhe ata u thanë atyre: Pse nuk e keni sjellë atë?
46 Ofiqarët u përgjigjën: Nuk ka folur njeri si ky njeri ndonjëherë.
47 Atëherë farisenjtë iu përgjigjën atyre: A jeni ju gjithashtu të mashtruar?
48 A ka besuar tek ai ndonjëri nga krerët apo nga farisenjtë?
49 Por këta njerëz që nuk e njohin ligjin janë të mallkuar.
50 Nikodemi, (ai që erdhi te Jezusi natën, duke qenë njëri nga ata,) u thotë atyre:
51 A e gjykon ligji ynë ndonjë njeri, përpara se ta dëgjojë atë, dhe të dijë çfarë bën?
52 Ata u përgjigjën dhe i thanë: A je ti gjithashtu nga Galilea? Kërko, dhe shiko, sepse prej Galilesë nuk ngrihet profet.