1 Duke parë se shumë veta kanë tentuar të parashtrojnë siç duhet një deklaratë për ato gjëra që besohen fort midis nesh,
2 Ashtu si ata na i dorëzonin ato, që ishin dëshmitarë okularë që nga fillimi, dhe shërbëtorë të fjalës;
3 Edhe mua m’u duk e mirë, duke patur një njohuri të përsosur për të gjitha gjërat që nga fillimi, të të shkruaj ty me radhë për këto, shumë i shkëlqyer Theofilus,
4 Që ti të mund ta dish sigurinë e atyre gjërave, në të cilat ti je udhëzuar.
5 Ishte në kohën e Herodit, mbretit të Judeas, një prift me emër Zakaria, sipas detyrës së Abias; dhe gruaja e tij ishte prej bijave të Aaronit, dhe emri i saj ishte Elizabeta.
6 Dhe ata të dy ishin të drejtë para Perëndisë, duke ecur të pafajshëm në të gjitha urdhërimet dhe porositë e Zotit.
7 Dhe ata nuk kishin fëmijë, sepse Elizabeta ishte shterpë, dhe tani që të dy ishin shumë të moshuar.
8 Dhe ndodhi që, ndërkohë që ai po kryente shërbimin e priftit para Perëndisë në rend të detyrës së tij,
9 Sipas zakonit të shërbimit të priftit, pjesa e tij ishte të digjte temjan kur hynte në tempullin e Zotit.
10 Dhe e gjithë turma e njerëzve po luteshin jashtë në kohën e temjanit.
11 Dhe iu shfaq një engjëll i Zotit atij duke qëndruar më këmbë në anën e djathtë të altarit të temjanit.
12 Dhe kur Zakaria e pa atë, u shqetësua, dhe e zuri frika.
13 Por engjëlli i tha atij: Mos u tremb, Zakaria; sepse lutja jote është dëgjuar; dhe gruaja jote Elizabeta do të të lindë një djalë, dhe ti do ta emërosh atë Gjon.
14 Dhe ti do të kesh gëzim dhe lumturi; dhe shumë do të gëzohen në lindjen e tij.
15 Sepse ai do të jetë i madh në vështrimin e Zotit, dhe nuk do të pijë as verë as pije të fortë; dhe ai do të mbushet me Frymën e Shenjtë, madje që nga barku i nënës së tij.
16 Dhe shumë prej bijve të Izraelit ai do t’i kthejë te Zoti Perëndia i tyre.
17 Dhe ai do të shkojë para tij në frymën dhe fuqinë e Elias, për t’u kthyer zemrat e etërve fëmijëve, dhe të pabindurit tek urtësia e të drejtëve; për të bërë gati një popull të përgatitur për Zotin.
18 Dhe Zakaria i tha engjëllit: Si do ta njoh këtë? Sepse unë jam një plak, dhe gruaja ime shumë e moshuar.
19 Dhe engjëlli duke u përgjigjur i tha: Unë jam Gabrieli, që qëndroj në praninë e Perëndisë; dhe jam dërguar të të flas, dhe të të tregoj këto lajme të gëzuara.
20 Dhe, ja, ti do të jesh memec, dhe nuk do të mund të flasësh, deri ditën që këto gjëra do të kryhen, sepse ti nuk i beson fjalët e mia, të cilat do të përmbushen në kohën e tyre.
21 Dhe njerëzit prisnin Zakarian, dhe u mrekulluan që ai u vonua kaq gjatë në tempull.
22 Dhe kur ai doli, ai nuk mund t’u fliste atyre; dhe ata kuptuan se ai kishte parë një vegim në tempull; sepse ai u bëri shenjë, dhe mbeti pa folur.
23 Dhe ndodhi, që, porsa ditët e shërbesës së tij u plotësuan, ai shkoi te shtëpia e vet.
24 Dhe pas atyre ditëve gruaja e tij Elizabeta u ngjiz, dhe u fsheh pesë muaj, duke thënë:
25 Kështu më bëri Zoti mua në ditët në të cilat ai më vështronte, të më largonte turpin ndërmjet njerëzve.
26 Dhe në muajin e gjashtë engjëlli Gabriel u dërgua prej Perëndisë në një qytet të Galilesë, me emrin Nazaret,
27 Te një virgjëreshë e fejuar me një burrë emri i të cilit ishte Jozef, i shtëpisë së Davidit; dhe emri i virgjëreshës ishte Maria.
28 Dhe engjëlli erdhi brenda tek ajo, dhe tha: Përshëndetje, ti që je lartësisht e nderuar, Zoti është me ty; e bekuar je ti ndërmjet grave.
29 Dhe kur ajo e pa atë, ajo u shqetësua me fjalën e tij, dhe vrau mendjen se çfarë lloji përshëndetje do të ishte kjo.
30 Dhe engjëlli i tha asaj: Mos u tremb, Mari; sepse ti ke gjetur hir me Perëndinë.
31 Dhe, ja, ti do të ngjizesh në mitrën tënde, dhe do të lindësh një djalë, dhe do ta quash emrin e tij JEZUS.
32 Ai do të jetë i madh, dhe do të quhet Biri i Më të Lartit; dhe Zoti Perëndi do t’i japë fronin e atit të tij, Davidit;
33 Dhe ai do të mbretërojë mbi shtëpinë e Jakobit përgjithmonë; dhe për mbretërinë e tij nuk do të ketë fund.
34 Atëherë Maria i tha engjëllit: Si do të ndodhë kjo, duke parë se unë nuk njoh ndonjë burrë?
35 Dhe engjëlli u përgjigj dhe i tha: Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty, dhe fuqia e Më të Lartit do të të mbulojë ty me hije, prandaj edhe i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Biri i Perëndisë.
36 Dhe, ja, kushërira jote Elizabeta, edhe ajo ka mbetur shtatzënë me djalë në pleqërinë e saj; dhe ky është muaji i gjashtë me atë, që quhej shterpë.
37 Sepse për Perëndinë nuk do të ketë gjë të pamundur.
38 Dhe Maria tha: Ja shërbëtorja e Zotit; qoftë për mua sipas fjalës sate. Dhe engjëlli u largua prej saj.
39 Dhe Maria u ngrit në ato ditë, dhe shkoi me nxitim në vendin kodrinor, në një qytet të Judas;
40 Dhe hyri në shtëpinë e Zakarias, dhe e përshëndeti Elizabetën.
41 Dhe ndodhi, që, kur Elizabeta e dëgjoi përshëndetjen e Marisë, bebja u hodh në barkun e saj; dhe Elizabeta u mbush me Frymën e Shenjtë;
42 Dhe ajo foli me zë të lartë, dhe tha: E bekuar je ti midis grave, dhe i bekuar është fryti i barkut tënd.
43 Dhe si më ndodhi kjo, që nëna e Zotit tim të vinte tek unë?
44 Sepse, ja, porsa erdhi zëri i përshëndetjes sate në veshët e mi, bebja u hodh në barkun tim nga gëzimi.
45 Dhe e bekuar është ajo që besoi; sepse do të jetë një realizim i atyre gjërave që i ishin thënë asaj prej Zotit.
46 Dhe Maria tha: Shpirti im e madhëron Zotin,
47 Dhe fryma ime ka gëzuar në Perëndinë Shpëtimtarin tim.
48 Sepse ai e ka parë përulësinë e shërbëtores së tij; sepse, ja, që sot e tutje të gjithë brezat do të më quajnë të bekuar.
49 Sepse ai që është i fuqishëm ka bërë gjëra të mëdha për mua; dhe i shenjtë është emri i tij.
50 Dhe mëshira e tij është mbi ata që i tremben atij brez pas brezi.
51 Ai ka treguar forcë me krahun e tij; ai i ka shpërndarë krenarët në imagjinatën e zemrave të tyre.
52 Ai i ka zbritur të fortët prej karrigeve të tyre, dhe ka lartësuar ata që janë të shkallës së ulët.
53 Ai i ka mbushur të uriturit me gjëra të mira; dhe të pasurit i ka larguar pa gjë.
54 Ai e ka ndihmuar shërbëtorin e tij Izraelin, në kujtim të mëshirës së tij;
55 Ashtu siç u foli etërve tanë, Abrahamit, dhe pasardhësve të tij përherë.
56 Dhe Maria qëndroi me atë rreth tre muaj, dhe u kthye në shtëpinë e vet.
57 Tani, Elizabetës i erdhi koha e duhur për të lindur; dhe ajo lindi një djalë.
58 Dhe fqinjët dhe kushërinjtë e saj dëgjuan se si Zoti kishte shfaqur mëshirë të madhe mbi të; ata gëzuan bashkë me të.
59 Dhe ndodhi, që, ditën e tetë ata erdhën ta rrethprisnin djalin; dhe e quajtën atë Zakaria, sipas emrit të babait të tij.
60 Dhe nëna e tij u përgjigj dhe tha: Jo kështu; por ai do të quhet Gjon.
61 Dhe ata i thanë asaj: Nuk është ndonjë nga të afërmit tënd që thirret me këtë emër.
62 Dhe ata i bënë shenjë babait të tij, se si donte ta quante atë.
63 Dhe ai kërkoi një pllakë shkrimi, dhe shkroi, duke thënë: Emri i tij është Gjon. Dhe të gjithë u mrekulluan.
64 Dhe atij iu hap goja menjëherë, dhe iu zgjidh gjuha, dhe ai foli, dhe lavdëroi Perëndinë.
65 Dhe i zuri frika të gjithë që banonin rreth e qark tyre; dhe të gjitha këto fjalë u përhapën kudo në gjithë vendin kodrinor të Judeas.
66 Dhe të gjithë ata që i dëgjuan i futën ato në zemrat e tyre, duke thënë: Çfarë lloj fëmije do të jetë ky! Dhe dora e Zotit ishte me të.
67 Dhe babai i tij Zakaria u mbush me Frymën e Shenjtë, dhe profetizoi, duke thënë:
68 I bekuar qoftë Zoti Perëndia i Izraelit; sepse ai i ka vizituar dhe shpenguar njerëzit e tij,
69 Dhe ka ngritur një bri të shpëtimit për ne në shtëpinë e Davidit shërbëtorit të tij;
70 Ashtu siç tha përmes gojës së profetëve të tij të shenjtë, që kanë qenë që nga fillimi i botës;
71 Që ne do të shpëtoheshim prej armiqve tanë, dhe prej dorës së të gjithë atyre që na urrejnë;
72 Të realizojë mëshirën e premtuar etërve tanë, dhe të kujtojë besëlidhjen e tij të shenjtë;
73 Betimin që ai i bëri atit tonë, Abrahamit,
74 Që ai të na japë neve, t’i shërbejmë pa frikë atij, duke qenë të shpëtuar prej dorës së armiqve tanë,
75 Në shenjtëri dhe drejtësi para tij, të gjitha ditët e jetës sonë.
76 Dhe ti, fëmijë, do të quhesh profeti i Më të Lartit; sepse ti do të shkosh para fytyrës së Zotit për të përgatitur rrugët e tij;
77 T’u japësh dijeninë e shpëtimit njerëzve të tij nëpërmjet faljes së mëkateve të tyre,
78 Përmes mëshirës së butë të Perëndisë sonë; prej të cilës agimi nga lart na ka vizituar,
79 T’u japë dritë atyre që ulen në errësirë dhe në hijen e vdekjes, për t’i drejtuar këmbët tona në rrugën e paqes.
80 Dhe fëmija u rrit, dhe u forcua në frymë, dhe ishte në shkretëtira deri ditën që iu shfaq Izraelit.