1 Dhe ndodhi, që, ndërsa ai po lutej në një vend, kur mbaroi, një nga dishepujt e tij i tha: Zot, na mëso të lutemi, ashtu si Gjoni mësonte dishepujt e tij.
2 Dhe ai u tha atyre: Kur luteni, thoni: Ati ynë që je në qiell, Qoftë i shenjtë emri yt. Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt, si në qiell, kështu edhe në tokë.
3 Na jep neve ditë për ditë bukën e përditshme.
4 Dhe na i fal mëkatet tona; sepse ne gjithashtu falim cilindo që na detyrohet neve. Mos na ço në tundim; por shpëtona prej të ligut.
5 Dhe ai u tha atyre: Cili nga ju do të ketë një mik, dhe të shkoni tek ai në mesnatë, dhe t’i thoni: Mik më jep hua tri bukë;
6 Sepse më ka ardhur një miku im në udhëtimin e tij, dhe s’kam gjë t’i vë përpara?
7 Dhe ai nga brenda do të përgjigjet dhe thotë: Mos më shqetëso; dera është mbyllur tani, dhe fëmijët e mi janë me mua në shtrat; nuk mund të ngrihem dhe të të jap.
8 Unë ju them juve: Megjithëse ai nuk do të ngrihet dhe t’i japë, sepse është miku i tij, prapë për shkak të këmbënguljes së tij ai do të ngrihet dhe do t’i japë aq sa i nevojiten.
9 Dhe unë ju them: Lypni, dhe do t’ju jepet; kërkoni, dhe do të gjeni; trokitni, dhe do t’ju hapet juve.
10 Sepse kushdo që lyp merr; dhe ai që kërkon gjen; dhe atij që troket do t’i hapet.
11 Nëse një bir do t’i kërkojë bukë çdonjërit prej jush që jeni baballarë, do t’i japë gur? Ose nëse kërkon peshk, për peshk do t’i japë një gjarpër?
12 Ose nëse do t’i kërkojë një vezë, do t’i ofrojë akrep?
13 Atëherë nëse ju, duke qenë të ligj, dini si t’u jepni dhurata të mira fëmijëve tuaj; sa më shumë Ati juaj qiellor do t’u japë Frymën e Shenjtë atyre që i kërkojnë?
14 Dhe ai po dëbonte një djall, dhe ishte memec. Dhe ndodhi, kur doli djalli, memeci foli; dhe njerëzit u habitën.
15 Por disa prej tyre thanë: Ai dëbon djaj nëpërmjet Beelzebubit kreut të djajve.
16 Dhe të tjerë, duke e tunduar, kërkonin prej tij një shenjë prej qiellit.
17 Por ai, duke i ditur mendimet e tyre, u tha: Çdo mbretëri që përçahet kundër vetes së saj shkretohet; dhe një shtëpi që përçahet kundër shtëpie bie.
18 Nëse edhe Satanai ndahet kundër vetes së tij, si do të qëndrojë mbretëria e tij? Sepse ju thoni se unë dëboj djaj nëpërmjet Beelzebubit.
19 Dhe nëse unë nëpërmjet Beelzebubit dëboj djaj, bijtë tuaj prej kujt i dëbojnë? Prandaj ata do të jenë gjykatësit tuaj.
20 Por nëse unë me gishtin e Perëndisë dëboj djaj, pa dyshim mbretëria e Perëndisë ka ardhur te ju.
21 Kur një burrë i fortë i armatosur e ruan pallatin e tij, pronat e tij janë në paqe;
22 Por kur një më i fortë se ai do të sulet mbi të, dhe e mund atë, ai merr prej tij gjithë armatimin në të cilin ai besoi, dhe ndan plaçkat e tij.
23 Ai që nuk është me mua është kundër meje; dhe ai që nuk mbledh me mua, shpërndan.
24 Kur fryma e papastër del prej një njeriu, ai ecën nëpër vende të thata, duke kërkuar çlodhje; dhe duke mos gjetur, ai thotë: Unë do të kthehem në shtëpinë time prej nga dola.
25 Dhe kur vjen, ai e gjen atë të fshirë dhe të zbukuruar.
26 Atëherë ai shkon, dhe merr me vete shtatë frymëra të tjera më të këqija se veten; dhe ato hyjnë brenda, dhe banojnë atje; dhe gjendja e fundit e atij njeriu është më e keqe se e para.
27 Dhe ndodhi, që ndërsa ai po i thoshte këto gjëra, një grua e grupit ngriti zërin e saj, dhe i tha: E bekuar është mitra që të lindi ty, dhe gjinjtë që ti ke thithur.
28 Por ai tha: Po më mirë, të bekuar janë ata që dëgjojnë fjalën e Perëndisë, dhe e ruajnë atë.
29 Dhe kur njerëzit u mblodhën të dendur bashkë, ai filloi të thoshte: Ky është një brez i lig; ata kërkojnë një shenjë; dhe nuk do t’i jepet shenjë, përveç shenjës së profetit Jonas.
30 Sepse ashtu si Jonas ishte një shenjë për ninevitët, kështu do të jetë edhe Biri i njeriut për këtë brez.
31 Mbretëresha e jugut do të ngrihet në gjyq ndaj burrave të këtij brezi, dhe t’i dënojë; sepse ajo erdhi prej skajeve të tokës për të dëgjuar urtësinë e Solomonit; dhe, ja, një më i madh se Solomoni është këtu.
32 Burrat e Ninevisë do të ngrihen në gjyq ndaj këtij brezi, dhe do ta dënojnë; sepse ata u penduan nën predikimin e Jonasit; dhe, ja, një më i madh se Jonasi është këtu.
33 Nuk ka njeri, që pasi të ketë ndezur një qiri, ta vendosë në një vend të fshehtë, as poshtë një ene, por në shandan, që ata që hyjnë brenda të mund ta shohin dritën.
34 Drita e trupit është syri; prandaj kur syri yt është i pastër, edhe i gjithë trupi yt është plot dritë; por kur syri yt është i lig, edhe trupi yt është plot me errësirë.
35 Prandaj kujdesu që drita që është brenda teje të mos jetë errësirë.
36 Prandaj nëse i gjithë trupi yt është plot dritë, duke mos pasur pjesë të errët, i gjithi do të jetë plot me dritë, ashtu si kur ndriçimi i shndritshëm i një qiriri të jep dritë.
37 Dhe ndërsa fliste: Një farise iu lut që ai të drekonte me të; dhe ai hyri brenda, dhe u ul të hante.
38 Dhe kur fariseu e pa, ai u çudit se ai nuk i kishte larë duart para drekës.
39 Dhe Zoti i tha atij: Tani ju farisenjtë bëni të pastër anën e jashtme të kupës dhe pjatancës; por pjesa juaj e brendshme është plot me grabitje dhe ligësi.
40 Ju budallenj, ai që e bëri atë që është jashtë, a nuk bëri edhe atë që është brenda?
41 Por më mirë jepni lëmoshë nga gjërat që keni, dhe, ja, të gjitha gjërat janë të pastra për ju.
42 Por mjerë ju, farisenj! Sepse ju jepni të dhjetën e mendrës dhe të ryzës dhe gjithë llojet e barishteve, dhe shmangni gjykimin dhe dashurinë e Perëndisë; këto duhet të kishit bërë, dhe të mos e lini tjetrën pa bërë.
43 Mjerë ju, farisenj! Sepse ju doni vendet më të larta në sinagoga, dhe përshëndetje në pazare.
44 Mjerë ju, skribë dhe farisenj, hipokritë! Sepse ju jeni si varre që nuk duken, dhe njerëzit që ecin sipër tyre nuk marrin vesh për to.
45 Atëherë një nga avokatët u përgjigj, dhe i tha: Mësues, duke thënë kështu ti na qorton edhe ne.
46 Dhe ai tha: Mjerë edhe juve, ju avokatë! Sepse ju i ngarkoni njerëzit me barra që mbarten me hidhësi, dhe ju vetë as me njërin e gishtave tuaj nuk i prekni barrët.
47 Mjerë ju! Sepse ju ndërtoni varret e profetëve, dhe etërit tuaj i vranë ata.
48 Me të vërtetë jepni dëshmi se ju miratoni veprat e etërve tuaj; sepse ata vërtetë i vranë, dhe ju ndërtoni varret e tyre.
49 Prandaj edhe meçuria e Perëndisë tha: Unë do t’u dërgoj profetë dhe apostuj atyre, dhe disa prej tyre do t’i vrasin dhe përndjekin;
50 Që gjaku i gjithë profetëve, që është derdhur që nga fillimi i botës, të mund të kërkohet prej këtij brezi;
51 Që nga gjaku i Abelit te gjaku i Zakarias, që u vra ndërmjet altarit dhe tempullit; me të vërtetë ju them: Ai do të kërkohet prej këtij brezi.
52 Mjerë ju, avokatë! Sepse ju e keni hequr çelësin e dijenisë; ju vetë nuk hytë brenda, dhe ata që po hynin brenda ju i ndaluat.
53 Dhe ndërsa ai po u thoshte këto gjëra atyre, skribët dhe farisenjtë filluan ta nxisnin furishëm, dhe ta provokonin që të fliste për shumë gjëra;
54 Duke qenë gati në pritë për të, dhe duke kërkuar të kapnin diçka nga goja e tij, që të mund ta akuzonin atë.