1 Dhe ndodhi, që, ndërsa njerëzit e shtynë atë që të dëgjonin fjalën e Perëndisë, ai qëndroi pranë liqenit të Genesaretit,
2 Dhe pa dy varka që rrinin pranë liqenit; por peshkatarët kishin dalë prej tyre, dhe po lanin rrjetat e tyre.
3 Ai hyri në njërën prej varkave, që ishte e Simonit, dhe iu lut atij që të largohej pak prej bregut. Dhe ai u ul, dhe u mësoi njerëzve nga varka.
4 Tani, pasi pushoi të folurit, ai i tha Simonit: Futuni në ujërat e thella, dhe hidhni rrjetat tuaja për të zënë peshq.
5 Dhe Simoni duke u përgjigjur i tha: Mësues, ne jemi munduar gjithë natën, dhe nuk kemi zënë gjë; megjithatë për fjalën tënde do ta hedh rrjetën.
6 Dhe pasi e bënë këtë, ata zunë një numër të madh peshqish; dhe rrjeta e tyre u gris.
7 Dhe ata u bënë shenjë ortakëve të tyre, që ishin në varkën tjetër, që të vinin dhe t’i ndihmonin ata. Dhe ata erdhën, dhe i mbushën të dyja varkat, kaq sa filluan të fundoseshin.
8 Kur Simon Pjetri e pa, ai ra te gjunjët e Jezusit, duke thënë: Largohu prej meje; sepse unë jam një burrë mëkatar, O Zot.
9 Sepse ai u habit, dhe të gjithë që ishin bashkë me të, me sasinë e peshqve që kishin zënë;
10 Dhe kështu ishte edhe Jakobi, dhe Gjoni, bijtë e Zebedeut, që ishin ortakë me Simonin. Dhe Jezusi i tha Simonit: Mos ki frikë; që këtej e tutje ti do të kapësh njerëz.
11 Dhe pasi nxorën varkat e tyre në tokë, ata lanë gjithçka, dhe shkuan pas tij.
12 Dhe ndodhi, kur ai ishte në një qytet, ja një burrë plot me lebrosje; i cili duke parë Jezusin ra përmbys, dhe iu lut, duke thënë: Zot, nëse do, ti mund të më bësh të pastër.
13 Dhe ai zgjati dorën e tij, dhe e preku atë, duke thënë: Unë dua; ji i pastër. Dhe menjëherë lebrosja u largua prej tij.
14 Dhe ai e urdhëroi që të mos i thoshte askujt; por shko, dhe paraqitu te prifti, dhe ofro për pastrimin tënd, siç urdhëroi Moisiu, si një dëshmi për ta.
15 Por aq shumë më tepër fama e tij u përhap; dhe turma të mëdha vinin bashkë të dëgjonin, dhe të shëroheshin prej tij nga sëmundjet e tyre.
16 Dhe ai u tërhoq në shkretëtirë, dhe u lut.
17 Dhe ndodhi një ditë, ndërsa ai ishte duke dhënë mësim, që farisenj dhe doktorë të ligjit ishin ulur pranë, që kishin dalë nga çdo fshat i Galilesë, Judeas dhe Jeruzalemit; dhe fuqia e Zotit ishte e pranishme për t’i shëruar ata.
18 Dhe, ja, burra sollën një njeri në krevat që ishte paralizuar; dhe kërkuan mënyra për ta futur atë brenda, dhe ta vinin para tij.
19 Dhe kur nuk mund të gjenin se si ta sillnin brenda për shkak të turmës, ata hipën në çati, dhe e zbritën poshtë përmes tjegullave bashkë me shtratin e tij në mes para Jezusit.
20 Dhe kur pa besimin e tyre, ai i tha atij: Njeri, ty të janë falur mëkatet e tua.
21 Dhe skribët dhe farisenjtë filluan të arsyetonin, duke thënë: Kush është ky që flet blasfemi? Kush mund t’i falë mëkatet, përveç vetëm Zotit?
22 Por kur Jezusi i mori vesh mendimet e tyre, ai duke u përgjigjur u tha atyre: Çfarë arsyetoni në zemrat tuaja?
23 Çfarë është më kollaj, të thuhet: Mëkatet e tua të janë falur; apo të thuhet: Çohu dhe ec?
24 Por që ju të mund ta dini se Biri i njeriut ka fuqi në tokë t’i falë mëkatet, (ai i tha të sëmurit me paralizë,) Unë të them ty: Çohu, merre shtratin tënd, dhe shko në shtëpinë tënde.
25 Dhe ai menjëherë u çua para tyre, dhe mori atë ku shtrihej, dhe u largua për në shtëpinë e vet, duke lavdëruar Perëndinë.
26 Dhe të gjithë ata u habitën, dhe lavdëruan Perëndinë, dhe ishin të mbushur me frikë, duke thënë: Ne kemi parë gjëra të çuditshme sot.
27 Dhe pas këtyre gjërave ai doli, dhe pa një taksambledhës, të quajtur Levi, ulur tek arka e taksave; dhe i tha atij: Eja pas meje.
28 Dhe ai i la të gjitha, u çua, dhe shkoi pas tij.
29 Dhe Levi i bëri atij një festë të madhe në shtëpinë e tij; dhe ishte një grup i madh taksambledhësish dhe të tjerë që rrinin ulur bashkë me ta.
30 Por farisenjtë dhe skribët e tyre pëshpëritnin kundër dishepujve të tij, duke thënë: Pse hani dhe pini me taksambledhës dhe mëkatarë?
31 Dhe Jezusi duke u përgjigjur u tha atyre: Ata që janë të shëndoshë nuk kanë nevojë për mjek; por ata që janë të sëmurë.
32 Unë nuk erdha të thërrasë të drejtët, por mëkatarët në pendesë.
33 Dhe ata i thanë: Pse agjërojnë shpesh dishepujt e Gjonit, dhe bëjnë lutje, dhe po kështu dishepujt e farisenjve; por të tutë hanë dhe pinë?
34 Dhe ai u tha atyre: A mund t’i bësh që dasmorët të agjërojnë, ndërsa dhëndri është me ta?
35 Por do të vijnë ditët, kur dhëndri do të hiqet prej tyre, dhe pastaj në ato ditë do të agjërojnë.
36 Dhe ai u tha edhe një shëmbëlltyrë atyre: Nuk ka njeri që të vendosë një copë rrobe të re mbi të një të vjetër; nëse ndryshe, atëherë si e reja krijon një grisje, dhe copa që u hoq prej së resë nuk përputhet me të vjetrën.
37 Dhe nuk ka njeri që të hedhë verën e re në kacekë të vjetër; përndryshe vera e re do t’i çajë kacekët, dhe do të derdhet, dhe kacekët do të prishen.
38 Por vera e re duhet të hidhet në kacekë të rinj; dhe ruhen të dyja.
39 Dhe gjithashtu nuk ka njeri që pasi të ketë pirë verë të vjetër të dëshirojë menjëherë verë të re; sepse ai tha: E vjetra është më e mirë.