1 Tani, pasi i kishte përfunduar të gjitha fjalët e tij në veshët e popullit, ai hyri në Kapernaum.
2 Dhe shërbëtori i një qindësi, që ishte i dashur për të, ishte sëmurë, dhe gati në vdekje.
3 Dhe kur dëgjoi për Jezusin, ai i dërgoi atij pleqtë e judejve, duke iu lutur që të vinte dhe të shëronte shërbëtorin e tij.
4 Dhe kur ata erdhën te Jezusi, ata iu lutën atij menjëherë, duke thënë: Se ai për të cilin do ta bënte këtë ishte i denjë;
5 Sepse ai e do kombin tonë, dhe na ka ndërtuar një sinagogë.
6 Atëherë Jezusi shkoi me ta. Dhe tani kur nuk ishte larg prej shtëpisë, qindësi i dërgoi miq atij, duke i thënë: Zot, mos u mundo; sepse unë nuk jam i denjë që ti të hysh nën çatinë time;
7 Prandaj as e mendova veten të denjë që të vija te ti; por thuaj një fjalë, dhe shërbëtori im do të shërohet.
8 Sepse edhe unë jam një njeri vendosur nën pushtet, duke patur ushtarë nën vete, dhe i them njërit: Shko, dhe ai shkon; dhe tjetrit: Eja, dhe ai vjen; dhe shërbëtorit tim: Bëje këtë, dhe ai e bën.
9 Kur Jezusi i dëgjoi këto gjëra, ai u mrekullua me të, dhe u kthye, dhe u tha njerëzve që vinin pas tij: Unë ju them juve, as në Izrael nuk kam gjetur kaq besim të madh.
10 Dhe ata që ishin dërguar, duke u kthyer në shtëpi, e gjetën shërbëtorin që kishte qenë sëmurë të shëndoshë.
11 Dhe ndodhi të nesërmen, që ai shkoi në qytetin e quajtur Nain; dhe shumë nga dishepujt e tij shkuan bashkë me të, dhe shumë njerëz.
12 Tani, kur erdhi afër portës së qytetit, ja, një të vdekur u mbart jashtë, biri i vetëm i nënës së tij, dhe ajo ishte një e ve; dhe shumë njerëz të qytetit ishin me të.
13 Dhe kur Zoti e pa, ai ndjeu dhembshuri për të, dhe i tha asaj: Mos qaj.
14 Dhe ai erdhi dhe preku arkivolin; dhe ata që e mbartën atë qëndruan në vend. Dhe ai tha: Djalosh, unë të them ty: Çohu.
15 Dhe ai që ishte i vdekur u çua, dhe filloi të fliste. Dhe ai ia dorëzoi nënës së tij.
16 Dhe erdhi një frikë mbi të gjithë; dhe ata lavdëruan Perëndinë, duke thënë: Që një profet i madh është ngritur midis nesh; dhe: Se Perëndia ka vizituar njerëzit e tij.
17 Dhe kjo fjalë për të u përhap nëpër gjithë Judean, dhe nëpër gjithë krahinën rrethepërqark.
18 Dhe dishepujt e Gjonit i treguan atij për të gjitha këto gjëra.
19 Dhe Gjoni duke thirrur pranë dy nga dishepujt e tij i dërgoi ata te Jezusi, duke thënë: A je ti ai që do të vinte? Apo presim një tjetër?
20 Dhe kur burratt erdhën tek ai, ata thanë: Gjon Pagëzori na ka dërguar te ti, duke thënë: A je ti ai që do të vinte? Apo presim një tjetër?
21 Dhe në të njëjtën orë ai shëroi shumë nga sëmundjet dhe paaftësitë e tyre, dhe prej frymërave të këqija; dhe për shumë që ishin të verbër ai u hapi sytë.
22 Atëherë Jezusi duke u përgjigjur u tha atyre: Shkoni, dhe i tregoni Gjonit se çfarë gjëra keni parë dhe dëgjuar; që të verbërit shikojnë, të çalët ecin, të lebrosurit janë pastruar, të shurdhërit dëgjojnë, të vdekurit janë ngallur, dhe ungjilli u është predikuar të varfërve.
23 Dhe i bekuar është ai, kushdo që nuk do të skandalizohet për mua.
24 Dhe pasi lajmëtarët e Gjonit u larguan, ai filloi t’i fliste popullit në lidhje me Gjonin: Çfarë dolët për të parë në shkretëtirë? Një kallam që tundej nga era?
25 Por çfarë dolët për të parë? Një njeri i veshur me rroba të buta? Ja, ata që vishen në madhështi, dhe jetojnë në luks, janë në oborret e mbretërve.
26 Por çfarë dolët pë të parë? Një profet? Po, ju them, dhe shumë më shumë se një profet.
27 Ky është ai, për të cilin është shkruar: Ja, unë e dërgoj lajmëtarin tim para fytyrës sate, i cili do të përgatisë rrugën tënde para teje.
28 Sepse unë ju them: Mes atyre që kanë lindur nga gratë nuk ka profet më të madh se Gjon Pagëzori; por ai që është më i vogli në mbretërinë e Perëndisë është më i madh se ai.
29 Dhe të gjithë njerëzit që e dëgjuan, dhe taksambledhësit, e shfajësuan Perëndinë, duke qenë të pagëzuar me pagëzimin e Gjonit.
30 Por farisenjtë dhe avokatët nuk e pranuan këshillën e Perëndisë kundër vetes së tyre, duke mos qenë të pagëzuar prej tij.
31 Dhe Zoti tha: Atëherë, me se do t’i krahasoj njerëzit e këtij brezi? Dhe me kë ngjajnë?
32 Ata janë si fëmijë të ulur në treg, duke i thirrur njëri-tjetrit, dhe duke thënë: Ne i kemi rënë fyellit për ju, dhe ju nuk keni vallëzuar; ne kemi vajtuar para jush, dhe ju nuk keni qarë.
33 Sepse Gjon Pagëzori erdhi jo duke ngrënë bukë as duke pirë verë; dhe ju thoni: Ai ka një djall.
34 Biri i njeriut ka ardhur duke ngrënë dhe duke pirë; dhe ju thoni: Ja, një njeri llupës, dhe një pijanec, një mik i taksambledhësve dhe mëkatarëve!
35 Por mençuria shfajësohet nga bijtë e saj.
36 Dhe një nga farisenjtë dëshiroi që ai të hante me të. Dhe ai shkoi në shtëpinë e fariseut, dhe u ul për të ngrënë.
37 Dhe, ja, një grua në qytetin, që ishte një mëkatare, kur mori vesh që Jezusi u ul për të ngrënë në shtëpinë e fariseut, solli një kuti alabastra me vaj të parfumuar,
38 Qëndroi te këmbët e tij prapa tij duke qarë, dhe filloi t’i lante këmbët e tij me lot, dhe i fshiu ato me flokët e kokës së saj, dhe puthi këmbët e tij, dhe i vajosi ato me vajin e parfumuar.
39 Tani, kur fariseu që e kishte ftuar e pa atë, ai foli me veten e tij, duke thënë: Ky njeri, nëse do të ishte një profet, do ta kishte ditur kush dhe çfarë lloj gruaje është kjo që po e prek atë; sepse ajo është një mëkatare.
40 Dhe Jezusi duke u përgjigjur i tha atij: Simon, Unë kam diçka të të thëm ty. Dhe ai i thotë: Mësues, fol.
41 Ishte një kreditor që kishte dy borxhlinj; njëri kishte borxh pesëqind denarë, dhe tjetri pesëdhjetë.
42 Dhe kur nuk kishin gjë të paguanin, ai me dëshirë i fali të dy. Atëherë më thuaj, cili prej tyre do ta donte atë më shumë?
43 Simoni u përgjigj dhe tha: Unë mendoj se ai, të cilit i fali më shumë. Dhe ai i tha atij: Ti ke gjykuar drejt.
44 Dhe u kthye te gruaja, i tha Simonit: E sheh këtë grua? Unë hyra në shtëpinë tënde, ti s’më dhe ujë për këmbët e mia; por ajo m’i ka larë këmbët me lot, dhe i fshiu ato me flokët e kokës së saj.
45 Ti nuk më puthe; por kjo grua që nga momenti kur hyra brenda nuk pushoi së puthuri këmbët e mia.
46 Ti nuk më vajose kokën me vaj; por kjo grua ka vajosur këmbët e mia me vaj të parfumuar.
47 Prandaj unë të them: Mëkatet e saj, që janë të shumta, janë falur; sepse ajo ka dashur shumë; por cilitdo që pak i është falur, do pak.
48 Dhe ai i tha asaj: Mëkatet e tua janë falur.
49 Dhe ata që u ulën për të ngrënë bashkë me të filluan të flisnin me vete: Kush është ky që fal edhe mëkate?
50 Dhe ai i tha gruas: Besimi yt të ka shpëtuar; shko në paqe.