1 Atëherë ai thirri bashkë dymbëdhjetë dishepujt e tij, dhe u dha atyre fuqi dhe pushtet mbi të gjithë djajtë, dhe të shëronin sëmundjet.
2 Dhe ai i dërgoi ata të predikonin mbretërinë e Perëndisë, dhe të shëronin të sëmurët.
3 Dhe ai u tha atyre: Mos merrni gjë për udhëtimin tuaj, as shkopinj, as qese, as bukë, as para; as të merrni dy rroba secili.
4 Dhe në cilëndo shtëpi që të hyni, atje qëndroni, dhe prej andej ikni.
5 Dhe kushdo që nuk do t’ju pranojë, kur të dilni nga ai qytet, shkundni edhe pluhurin prej këmbëve tuaja si një dëshmi kundër tyre.
6 Dhe ata u larguan, dhe shkuan përmes fshatrave, duke predikuar ungjillin, dhe duke shëruar gjithandej.
7 Tani, Herodi tetrarku dëgjoi për gjithçka që ishte bërë prej tij; dhe ishte hutuar, sepse ishte thënë prej disave, që Gjoni ishte ngjallur prej së vdekurish;
8 Dhe prej disave, se Elia ishte shfaqur; dhe nga të tjerët, se një nga profetët e lashtë ishte ngjallur përsëri.
9 Dhe Herodi tha: Gjonit i kam prerë kokën; por kush është ky, për të cilin dëgjoj gjëra të tilla? Dhe ai kërkoi ta shihte.
10 Dhe apostujt, kur u kthyen, i treguan atij gjithçka që kishin bërë. Dhe ai i mori, dhe shkoi mënjanë fshehtas në një vend të shkretë që i përkiste qytetit të quajtur Betsaida.
11 Dhe njerëzit, kur e morën vesh, shkuan pas tij; dhe ai i pranoi ata, dhe u foli për mbretërinë e Perëndisë, dhe i shëroi ata që kishin nevojë për shërim.
12 Dhe kur dita filloi të mbarojë, atëherë erdhën të dymbëdhjetët, dhe i thanë: Largoje turmën, që ata të mund të shkojnë nëpër fshatra dhe vende rurale rreth e qark, dhe të qëndojnë, dhe të marrin ushqime; sepse këtu ne jemi në një vend të shkretë.
13 Por ai u tha: Jepuni të hanë. Dhe ata i thanë: Përveç pesë bukëve dhe dy peshqve nuk kemi më shumë; po të mos shkojmë dhe blejmë ushqim për gjithë këta njerëz.
14 Sepse ishin rreth pesëmijë burra. Dhe ai u tha dishepujve të tij: Bëjini të ulen në grupe nga pesëdhjetë.
15 Dhe ata vepraun kështu, dhe i bënë të gjithë ata të ulen.
16 Atëherë ai i mori pesë bukët dhe dy peshqit, dhe duke vështruar në qiell, ai i bekoi ato, dhe i theu, dhe u dha dishepujve t’i vinin para turmës.
17 Dhe ata hëngrën, dhe të gjithë u ngopën; dhe nga copërat që u mbetën atyre u mblodhën dymbëdhjetë shporta.
18 Dhe ndodhi që, ndërsa ai ishte vetëm duke u lutur, dishepujt e tij ishin me të; dhe ai i pyeti, duke thënë: Cili thonë njerëzit se jam unë?
19 Ata duke u përgjigjur thanë: Gjon Pagëzori; por disa thonë: Elia; dhe të tjerë thonë, që një nga profetët e lashtë është ngjallur përsëri.
20 Ai u tha: Po ju kush thoni se jam unë? Pjetri duke u përgjigjur tha: Krishti i Perëndisë.
21 Dhe ai u kërkoi rreptësisht atyre, dhe i urdhëroi të mos ia tregonin njeriu atë gjë;
22 Duke thënë: Biri i njeriut duhet të vuaj shumë gjëra, dhe të refuzohet prej pleqve dhe krerëve të priftërinjve dhe skribëve, dhe të vritet, dhe ditën e tretë të ngjallet.
23 Dhe ai u tha të gjithë atyre: Nëse ndonjë njeri do që të vijë pas meje, le të mohojë vetveten, të marrë përditë kryqin e tij, dhe të vijë pas meje.
24 Sepse kushdo që do ta shpëtojë jetën e tij do ta humbasë atë; por kushdo që do ta humbasë jetën e tij për hatrin tim, ai do ta shpëtojë atë.
25 Sepse cili është përfitimi i njeriut, nëse ai fiton botën të tërë, dhe humbet veten, ose flaket tutje?
26 Sepse kushdo që do të ketë turp për mua dhe fjalët e mia, Biri i njeriut do të ketë turp për atë, kur ai të vijë në lavdinë e vet, dhe të Atit të tij, dhe të engjëjve të shenjtë.
27 Por me të vërtetë unë ju them, ka disa që rrinë këtu, të cilët nuk do ta ngjërojnë vdekjen, deri kur të shohin mbretërinë e Perëndisë.
28 Dhe ndodhi rreth tetë ditë pas këtyre fjalëve, ai mori Pjetrin dhe Gjonin dhe Jakobin, dhe shkoi lart në mal për t’u lutur.
29 Dhe ndërsa lutej, pamja e fytyrës së tij ndryshoi, dhe rroba e tij ishte e bardhë dhe e ndritshme.
30 Dhe, ja, flisnin me të dy burra, që ishin Moisiu dhe Elia;
31 Të cilët u shfaqën në lavdi, dhe folën për vdekjen e tij që do të kryente në Jeruzalem.
32 Por Pjetri dhe ata që ishin bashkë të ishin të rënduar nga gjumi; dhe kur u zgjuan, ata panë lavdinë e tij, dhe të dy njerëzit që ishin bashkë me të.
33 Dhe ndodhi, ndërsa ata u larguan prej tij, Pjetri i tha Jezusit: Mjeshtër, është mirë që ne jemi këtu; le të bëjmë tre tabernakuj; një për ty, dhe një për Moisiun, dhe një për Elian; pa e ditur çfarë thoshte.
34 Ndërsa ai po fliste kështu, erdhi një re, dhe i mbuloi me hije; dhe ata u trembën kur hynë në re.
35 Dhe doli një zë nga reja, duke thënë: Ky është Biri im i dashur; dëgjojeni atë.
36 Dhe kur zëri mbaroi, Jezusi u gjend vetëm. Dhe ata e mbanin të fshehtë, dhe nuk i treguan njeriu ato ditë për ndonjë nga ato gjëra që kishin parë.
37 Dhe ndodhi që, ditën tjetër, kur ata zbritën prej kodrës, shumë njerëz i dolën përpara.
38 Dhe, ja, një burrë nga grupi bërtiti, duke thënë: Mësues, të lutem, shikoma djalin; sepse ai është fëmija im i vetëm.
39 Dhe, ja, një frymë e zë atë, dhe ai befas bërtet; dhe ajo e shkallmon sa të nxjerrë shkumë nga goja përsëri, dhe mezi largohet prej tij duke e dërrmuar.
40 Dhe iu kërkova dishepujve të tu ta zbojnë atë; por nuk mundën.
41 Jezusi duke u përgjigjur tha: O brez pa besim dhe i mbrapshtë, sa kohë do të jem me ju, dhe t’ju duroj? Sille këtu birin tënd.
42 Dhe ndërsa ai ishte duke ardhur, djalli e hodhi përtokë, dhe e shkallmoi. Por Jezusi e qortoi frymën e papastër, dhe e shëroi fëmijën, dhe ia dorëzoi përsëri babait.
43 Dhe të gjithë u habitën me fuqinë e madhe të Perëndisë. Por ndërsa u habitën të gjithë me gjithçka që Jezusi bëri, ai u tha dishepujve të tij:
44 Le të hynë thellë këto fjalë në veshët tuaj; se Biri i njeriut do të dorëzohet në duart e njerëzve.
45 Por ata nuk e kuptuan këtë fjalë, dhe u fsheh prej tyre, saqë ata nuk e morën vesh; dhe ata kishin frikë ta pyesnin për atë fjalë.
46 Atëherë u ngrit një diskutim midis tyre, cili prej tyre do të ishte më i madhi.
47 Dhe Jezusi, duke e kuptuar mendimin e zemrës së tyre, mori një fëmijë, dhe e vuri pranë tij,
48 Dhe u tha atyre: Kushdo që do ta pranojë këtë fëmijë në emrin tim pranon mua; dhe kushdo që pranon mua pranon atë që më dërgoi; sepse ai që është më i vogli nga ju të gjithë, ai do të jetë i madh.
49 Dhe Gjoni u përgjigj dhe tha: Mjeshtër, ne pamë njërin që dëbonte djaj në emrin tënd; dhe ne e ndaluam, sepse ai nuk ecën bashkë me ne.
50 Dhe Jezusi i tha atij: Mos e pengoni; sepse ai që nuk është kundër nesh është me ne.
51 Dhe ndodhi, kur erdhi koha që ai të pritej lart, ai vendosi fytyrën e tij ngultas për të shkuar në Jeruzalem,
52 Dhe dërgoi lajmëtarë para fytyrës së tij; dhe ata shkuan, hynë në një fshat të samaritanëve, të përgatisnin për të.
53 Dhe ata nuk e pranuan, sepse fytyra e tij ishte sikur donte të shkonte në Jeruzalem.
54 Dhe kur dishepujt e tij Jakobi dhe Gjoni e panë këtë, ata thanë: Zot, a do ti që ne të urdhërojmë zjarrin të zbresë prej qiellit, dhe t’i zhdukë ata, ashtu siç bëri Elia?
55 Por ai u kthye, dhe i qortoi ata, dhe tha: Ju nuk e dini prej çfarë lloj fryme jeni.
56 Sepse Biri i njeriut nuk ka ardhur t’i shkatërrojë jetët e njerëzve, por t’i shpëtojë ato. Dhe ata shkuan në një fshat tjetër.
57 Dhe ndodhi, që, ndërsa ata po shkonin në atë rrugë, një njeri i tha atij: Zot, unë do të shkoj pas teje ngado që shkon.
58 Dhe ai i tha: Dhelprat kanë strofka, dhe zogjtë e qiellit kanë fole; por Biri i njeriut s’ka ku ta mbështesë kokën e tij.
59 Dhe Jezusi i tha një tjetri: Eja pas meje. Por ai tha: Zot, më lejo më parë të shkoj të varros babain tim.
60 Jezusi i tha atij: Lëri të vdekurit të varrosin të vdekurit e tyre; por shko ti dhe prediko mbretërinë e Perëndisë.
61 Dhe një tjetër tha gjithashtu: Zot, unë do të vij pas teje; por më lejo së pari t’u them lamtumirë atyre, që janë brenda në shtëpinë time.
62 Dhe Jezusi i tha: Njeriu që ka vënë dorën te plugu, dhe kthen kokën prapa, nuk është i denjë për mbretërinë e Perëndisë.