1 Fillimi i ungjillit të Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë;
2 Ashtu siç është shkruar te profetët: Ja, unë dërgoj lajmëtarin tim para fytyrës sate, i cili do të përgatisë rrugën tënde para teje.
3 Zëri i njërit që bërtet në shkretëtirë: Përgatitni rrugën e Zotit, bëjini të drejta udhët e tij.
4 Gjoni pagëzoi në shkretëtirë, dhe predikoi pagëzimin e pendesës për faljen e mëkateve.
5 Dhe dilnin tek ai gjithë vendi i Judeas, dhe ata të Jeruzalemit, dhe u pagëzuan të gjithë në lumin e Jordanit, duke rrëfyer mëkatet e tyre.
6 Dhe Gjoni ishte veshur me lesh deveje, dhe me një brez prej lëkure rreth ijëve të tij; dhe ai hante karkaleca dhe mjaltë të egër;
7 Dhe predikonte, duke thënë: Po vjen pas meje një që është më i fuqishëm se unë, të cilit nuk jam i denjë të ulem dhe t’ia zgjidh lidhëset e këpucëve.
8 Unë me të vërtetë ju kam pagëzuar me ujë; por ai do t’ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë.
9 Dhe ndodhi në ato ditë, që Jezusi erdhi nga Nazareti i Galilesë, dhe u pagëzua nga Gjoni në Jordan.
10 Dhe menjëherë duke dalur nga uji, ai pa qiejt të hapeshin, dhe Frymën që po zbriste mbi të si një pëllumb;
11 Dhe erdhi një zë nga qielli, duke thënë: Ti je Biri im i dashur, në të cilin jam shumë i kënaqur.
12 Dhe menjëherë Fryma e drejton atë në shkretëtirë.
13 Dhe ai ndenji atje në shkretëtirë dyzetë ditë, i tunduar nga Satanai; dhe ishte me bishat e egra; dhe engjëjt i shërbenin atij.
14 Tani, pasi Gjoni u fut në burg, Jezusi erdhi në Galile, duke predikuar ungjillin e mbretërisë së Perëndisë,
15 Dhe duke thënë: Koha u mbush, dhe mbretëria e Perëndisë është afër; pendohuni, dhe besojeni ungjillin.
16 Tani, ndërsa po ecte pranë detit të Galilesë, ai pa Simonin dhe Andrean vëllanë e tij duke hedhur një rrjetë në det; sepse ata ishin peshkatarë.
17 Dhe Jezusi u tha atyre: Ejani pas meje, dhe unë do t’ju bëj që të bëheni peshkatarë njerëzish.
18 Dhe ata menjëherë i braktisën rrjetat e tyre, dhe shkuan pas tij.
19 Dhe mbasi eci pak më tutje prej andej, ai pa Jakobin birin e Zebedeut, dhe Gjonin vëllanë e tij, të cilët ishin gjithashtu në barkë duke arnuar rrjetat e tyre.
20 Dhe menjëherë ai i thirri; dhe ata e lanë babain e tyre Zebedeun në barkë bashkë me shërbëtorët e marrë me mëditje, dhe shkuan pas tij. 21 Dhe ata shkuan në Kapernaum; dhe ditën e sabathit ai hyri menjëherë në sinagogë, dhe dha mësim.
22 Dhe ata habiteshin me doktrinën e tij; sepse ai i mësonte ata si një që kishte autoritet, dhe jo si skribët.
23 Dhe në sinagogën e tyre ishte një njeri me frymë të papastër; dhe ai bërtiti,
24 Duke thënë: Na lërë rehat; çfarë kemi ne të bëjmë me ty, ti Jezus i Nazaretit? Ke ardhur të na shkatërrosh? Unë e di kush je ti, I Shenjti i Perëndisë.
25 Dhe Jezusi e qortoi atë, duke thënë: Mbylle gojën, dhe dil prej tij.
26 Dhe fryma e papastër pasi e kishte shkallmuar atë, dhe kishte bërtitur me zë të lartë, ai doli prej tij.
27 Dhe ata të gjithë u mahnitën, aq shumë sa pyesnin njëri-tjetrin, duke thënë: Ç’është kjo gjë? Ç’doktrinë e re është kjo? Sepse me autoritet ai urdhëron edhe frymërat e papastra, dhe ato i binden atij.
28 Dhe menjëherë fama e tij u përhap në gjithë krahinën përreth Galilesë.
29 Dhe menjëherë, porsa dolën nga sinagoga, ata hynë në shtëpinë e Simonit dhe Andreas, bashkë me Jakobin dhe Gjonin.
30 Por vjehrra e Simonit ishte shtrirë e sëmurë me ethe, dhe menjëherë ata i treguan atij për të.
31 Dhe ai erdhi dhe e kapi për dore, dhe e ngriti; dhe menjëherë ethet e lanë atë, dhe ajo u shërbeu atyre.
32 Dhe në mbrëmje, kur dielli perëndoi, ata i sollën atij të gjithë që ishin të sëmurë, edhe ata që ishin të pushtuar nga djajtë.
33 Dhe gjithë qyteti ishte mbledhur te dera.
34 Dhe ai shëroi shumë që ishin të sëmurë me sëmundje të ndryshme, dhe dëboi shumë djaj; dhe nuk i lejoi djajtë të flisnin, sepse ata e njihnin.
35 Dhe në mëngjes, duke u çuar shumë para agimit, ai doli, dhe shkoi në një vend të vetmuar, dhe atje u lut.
36 Dhe Simoni dhe ata që ishin me të shkuan pas tij.
37 Dhe pasi e gjetën, ata i thanë: Të gjithë njerëzit po të kërkojnë.
38 Dhe ai u tha atyre: Le të shkojmë në qytetet e tjera, që unë të mund të predikoj edhe atje; sepse për këtë kam dalë.
39 Dhe ai predikoi në sinagogat e tyre në gjithë Galilenë, dhe dëboi djajtë.
40 Dhe erdhi një lebroz tek ai, duke iu lutur, duke iu gjunjëzuar, dhe duke i thënë: Po të duash, ti mund të më bësh të pastër.
41 Dhe Jezusi, i prekur me dhembshuri, zgjati dorën, dhe e preku atë, dhe i tha: Unë dua; qofsh i pastruar.
42 Dhe porsa foli, menjëherë lebra iku prej tij, dhe ai u pastrua.
43 Dhe ai e urdhëroi atë rreptësisht, dhe menjëherë e largoi.
44 Dhe i thotë atij: Ruaju që të mos t’i tregosh gjë njeriu; por shko, paraqitju priftit, dhe ofro për pastrimin tënd ato gjëra që urdhëroi Moisiu, si një dëshmi për ta.
45 Por ai doli, dhe filloi të fliste shumë, dhe ta përhapte kudo çështjen, aq sa Jezusi nuk mund të hynte më haptas në qytet, por rrinte përjashta në vende të shkreta; dhe ata vinin tek ai nga çdo anë.