1 Dhe ai filloi t’u flasë atyre me shëmbëlltyra. Një njeri mbolli një vresht, dhe e rrethoi me gardh, gërmoi një vend për të shtrydhur rrushin, ndërtoi një kullë, ua dha me qira femerëve dhe shkoi në një vend të largët.
2 Dhe tek stina ai u dërgoi fermerëve një shërbëtor, që ai të merrte prej frutave të vreshtit nga fermerat.
3 Dhe ata e kapën atë, dhe e rrahën, dhe e larguan duarbosh.
4 Dhe ai përsëri u dërgoi atyre një shërbëtor tjetër; dhe atë e qëlluan me gurë, dhe e plagosën në kokë, dhe e larguan të trajtuar për turp.
5 Dhe ai përsëri dërgoi një tjetër; dhe atë e vranë, dhe shumë të tjerë; disa i rrahën, dhe disa i vranë.
6 Prandaj duke pasur ende një bir, të shumëdashurin e tij, ai ua dërgoi edhe atë në fund, duke thënë: Ata do ta respektojnë birin tim.
7 Por fermerët thanë midis tyre: Ky është trashëgimtari; ejani, le ta vrasim atë, dhe trashëgimia do të jetë jona.
8 Dhe ata e morën atë, dhe e vranë, dhe e hodhën jashtë vreshtit.
9 Prandaj çfarë do të bëjë zoti i vreshtit? Ai do të vijë dhe do t’i shkatërrojë fermerat, dhe do t’ua japë vreshtin të tjerëve.
10 Dhe ju nuk e keni lexuar këtë shkrim: Guri që ndërtuesit hodhën poshtë është bërë guri i qoshes;
11 Kjo ishte vepër e Zotit, dhe është e mrekullueshme në sytë tanë?
12 Dhe ata kërkuan ta kapnin, por kishin frikë njerëzit; sepse e dinin që ai e kishte thënë shëmbëlltyrën kundër tyre; dhe ata e lanë atë, dhe ikën.
13 Dhe ata i dërguan atij disa nga farisenjtë dhe herodianët, ta zinin në fjalët e tij.
14 Dhe pasi erdhën, ata i thonë atij: Mësues, ne e dimë se ti je i vërtetë, dhe nuk do të dish për ndonjë njeri; sepse ti nuk e sheh personin e njerëzve, por mëson rrugën e Perëndisë në të vërtetën; A është e ligjshme t’i paguash taksë Cezarit, apo jo?
15 Duhet të japim, apo të mos japim? Por ai, duke e njohur hipokrizinë e tyre, u tha: Përse më tundoni? Më sillni një denar që ta shoh.
16 Dhe ata e sollën. Ai u thotë atyre: I kujt është ky imazh dhe mbishkrim? Ata i thanë: I Cezarit.
17 Dhe Jezusi duke u përgjigjur u tha atyre: Jepini Cezarit gjërat që i përkasin Cezarit, dhe Perëndisë gjërat që i përkasin Perëndisë. Dhe ata u habitën me të.
18 Atëherë vijnë tek ai saducenjtë, të cilët thonë se nuk ka ngjallje; dhe e pyetën, duke thënë:
19 Mësues, Moisiu na ka shkruar: Nëse vdes vëllai i një njeriu, dhe lë mbrapa gruan e tij, dhe nuk lë fëmijë, që vëllai i vet duhet ta marrë gruan e tij, dhe t’i ngrejë pasardhës vëllait të vet.
20 Tani, ishin shtatë vëllezër; dhe i pari mori një grua, dhe pasi vdiq nuk la pasardhës.
21 Dhe i dyti e mori atë, dhe vdiq, as ai nuk la ndonjë pasardhës; dhe po kështu i treti.
22 Dhe të shtatë e kishin atë, dhe nuk lanë pasardhës; e fundit nga të gjithë vdiq edhe gruaja.
23 Prandaj në ngjallje, kur ata të ngjallen, gruaja e kujt prej tyre do të jetë? Sepse të shtatë e patën grua.
24 Dhe Jezusi duke u përgjigjur u tha atyre: A nuk gaboni pra, sepse ju nuk i njihni shkrimet, as fuqinë e Perëndisë?
25 Sepse kur ata do të ngjallen prej së vdekurish, ata as martohen, as jepen në martesa; por janë si engjëjt që janë në qiell.
26 Dhe në lidhjen me ngjalljen e të vdekurve; a nuk keni lexuar në librin e Moisiut, si nga shkurrja Perëndia i foli atij, duke thënë: Unë jam Perëndia i Abrahamit, dhe Perëndia i Isakut, dhe Perëndia i Jakobit?
27 Ai nuk është Perëndia i të vdekurve, por Perëndia i të gjallëve; prandaj ju gaboni shumë.
28 Dhe erdhi një nga skribët, që e kishte dëgjuar arsyetimin midis tyre, dhe duke menduar se ai u ishte përgjigjur atyre mirë, e pyeti atë: Cili është i pari urdhërim prej të gjithëve?
29 Dhe Jezusi iu përgjigj atij: I pari nga të gjithë urdhërimet është: Dëgjo, o Izrael; Zoti Perëndia ynë është një Zot;
30 Dhe ti do ta duash Zotin Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, dhe me gjithë shpirtin tënd, dhe me gjithë mendjen tënde, dhe me gjithë forcën tënde; ky është urdhërimi i parë.
31 Dhe i dyti është njësoj, domethënë ky: Ti do ta duash fqinjin tënd porsi veten tënde. Nuk ka urdhërim tjetër më të madh se këta.
32 Dhe skribi i tha atij: Mirë, Mësues, ti ke thënë të vërtetën; sepse është një Perëndi; dhe nuk ka tjetër përveç atij;
33 Dhe ta dojë atë me gjithë zemër, dhe me gjithë mendjen, dhe me gjithë shpirtin, dhe me gjithë forcën, dhe ta dojë fqinjin e vet porsi veten, është më shumë se të gjitha dhurimet e djegura dhe flijimet.
34 Dhe kur Jezusi pa që ai u përgjigj me kujdes, i tha atij: Ti nuk je larg prej mbretërisë së Perëndisë. Dhe pas asaj nuk guxoi njeri t’i bënte ndonjë pyetje atij.
35 Dhe Jezusi, ndërsa jepte mësim në tempull, u përgjigj dhe tha: Si thonë skribët se Krishti është Biri i Davidit?
36 Sepse vetë Davidi, përmes Frymës së Shenjtë, tha: ZOTI i tha Zotit tim: Ulu në të djathtën time, deri kur t’i bëj armiqtë e tu stol të këmbëve të tua.
37 Prandaj vetë Davidi e quan atë Zot; atëherë nga është ai biri i tij? Dhe njerëzit e zakonshëm e dëgjonin atë me kënaqësi.
38 Dhe ai u tha atyre në doktrinën e tij: Ruhuni prej skribëve, që duan të vishen me rroba të gjata, dhe duan përshendetje në treg,
39 Dhe vendet kryesore në sinagoga, dhe vendet më të larta në festa;
40 Që gllabërojnë shtëpitë e vejusheve, dhe për shtirje bëjnë lutje të gjata; këta do të marrin dënim më të madh.
41 Dhe Jezusi ishte ulur përballë thesarit, dhe vështronte njerëzit si hidhnin para në thesar; dhe shumë që ishin të pasur hidhnin shumë.
42 Dhe erdhi një e ve e varfër, dhe hodhi dy të holla, që bëjnë një kuadrant.
43 Dhe ai thirri pranë dishepujt e tij, dhe u thotë atyre: Me të vërtetë unë ju them: Që kjo e ve e varfër ka hedhur më shumë, se të gjithë ata që kanë hedhur në thesar;
44 Sepse ata të gjithë hodhën nga tepricat e tyre; por ajo prej skamjes së saj hodhi gjithçka që kishte, madje gjithçka që kishte për të jetuar.