1 Dhe ndërsa ai po dilte nga tempulli, njëri nga dishepujt e tij i thotë: Mësues, shikoni çfarë lloj gurësh dhe ç’ndërtesa ka këtu!
2 Dhe Jezusi duke u përgjigjur i tha atij: I shikon këto ndërtesa të mëdha? Nuk do të mbetet një gur mbi tjetrin, që nuk do të hidhet poshtë.
3 Dhe ndërsa rrinte ulur në malin e Ullinjve përballë tempullit, Pjetri dhe Jakobi dhe Gjoni dhe Andrea e pyetën atë veçmas:
4 Na trego, kur do të ndodhin këto gjëra? Dhe çfarë shenje do të ketë kur të gjitha këto të përmbushen?
5 Dhe Jezusi duke iu përgjigjur atyre filloi të thoshte: Kini kujdes që të mos ju mashtrojë njeri;
6 Sepse do të vijnë shumë në emrin tim, duke thënë: Unë jam Krishti; dhe do të mashtrojnë shumë veta.
7 Dhe kur të dëgjoni për luftëra dhe thashetheme për luftëra, mos u shqetësoni; sepse të tilla gjëra duhet të bëhen; por nuk do të jetë ende fundi.
8 Sepse do të ngrihet komb kundër kombi, dhe mbretëri kundër mbretërie; dhe do të ketë tërmete në vende të ndryshme, dhe do të ketë zi buke dhe trazira; këto janë fillimet e pikëllimeve.
9 Por kujdesuni për veten tuaj; sepse ata do t’ju dorëzojnë në këshilla; dhe do të rriheni në sinagoga; dhe ju do të silleni para pushtetarëve dhe mbretërve për hatrin tim, për një dëshmi kundër tyre.
10 Por ungjilli së pari duhet të përhapet në të gjitha kombet.
11 Por kur t’ju marrin, dhe t’ju dorëzojnë, mos u shqetësoni më parë për atë që do të thoni, as mos mendoni para kohe; por çfarëdo që do t’ju jepet në atë çast, atë thoni; sepse nuk jeni ju që flisni, por Fryma e Shenjtë.
12 Tani, vëllai do të tradhtojë vëllanë në vdekje, dhe ati birin; dhe fëmijët do të ngrihen kundër prindërve të tyre, dhe do t’i bëjnë ata të dënohen me vdekje.
13 Dhe ju do të urreheni prej të gjithë njerëzve për shkak të emrit tim; por ai që do të durojë deri në fund, ai do të shpëtohet.
14 Por kur të shikoni ndyrësinë e shkretimit, të përmendur prej profetit Daniel, duke qëndruar aty ku nuk duhet të jetë, (ai që lexon le ta kuptojë,) atëherë le t’ia mbathin maleve ata që janë në Judea;
15 Dhe ai që është mbi tarracën e shtëpisë le të mos zbresë në shtëpi, as të hyjë atje, për të nxjerrë ndonjë gjë nga shtëpia e tij; 16 Dhe ai që është në arë le të mos kthehet mbrapa për të marrë rrobën e vet.
17 Por mjerë ato që janë shtatzëna, dhe ato që mëndin në ato ditë!
18 Dhe lutuni që arratisja juaj të mos jetë në dimër.
19 Sepse në ato ditë do të ketë mundim, i tillë që nuk është bërë që nga fillimi i krijimit që Perëndia krijoi, deri më sot, as nuk do të bëhet.
20 Dhe nëse Zoti nuk do t’i kishte shkurtuar ato ditë, nuk do të shpëtohej asnjë mish; por për hatrin e të zgjedhurve, që ai zgjodhi, ai i ka shkurtuar ditët.
21 Dhe atëherë nëse ndokush do t’ju thotë: Ja, Krishti është këtu; ose, ja, ai është atje; mos i besoni;
22 Sepse do të ngrihen krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të tregojnë shenja dhe mrekulli, për të mashtruar, madje edhe të zgjedhurit po të ishte e mundur.
23 Por kini kujdes; ja, unë jua paralajmërova të gjitha.
24 Por në ato ditë, pas atij mundimi, dielli do të errësohet, dhe hëna nuk do japë dritën e saj,
25 Dhe yjet e qiellit do të bien, dhe fuqitë që janë në qiell do të lëkunden.
26 Dhe atëherë ata do të shohin Birin e njeriut duke ardhur në re me fuqi dhe lavdi të madhe.
27 Dhe atëherë ai do të dërgojë engjëjt e tij, dhe do t’i mbledhë të zgjedhurit e tij nga të katër erërat, prej skajit të tokës deri te skaji i qiellit.
28 Tani prej fikut mësoni një shëmbëlltyrë; Kur dega e tij është ende e butë, dhe nxjerr gjethe, ju e kuptoni se vera është afër;
29 Kështu njësoj, kur të shikoni të ndodhin këto gjëra, ta dini se është afër, madje te dyert.
30 Me të vërtetë ju them, se ky brez nuk do të kalojë, deri kur të gjitha këto gjëra të bëhen.
31 Qielli dhe toka do të zhduken; por fjalët e mia nuk do të zhduken.
32 Por për atë ditë dhe atë orë nuk e di njeri, jo, as engjëjt që janë në qiell, as Biri, por Ati.
33 Kini kujdes, rrini zgjuar dhe lutuni; sepse ju nuk e dini kur është koha.
34 Sepse Biri i njeriut është si një njeri në një udhëtim të largët, i cili e la shtëpinë e vet, dhe u dha autoritet shërbëtorëve të tij, dhe çdonjërit detyrën e vet, dhe urdhëroi portierin të rrijë zgjuar.
35 Prandaj rrini zgjuar; sepse ju nuk e dini kur do të vijë i zoti i shtëpisë, në mbrëmje, ose në mesnatë, ose kur të këndojë gjeli, ose në mëngjes;
36 Që duke ardhur befas të mos ju gjejë duke fjetur.
37 Dhe atë që jua them juve ua them të gjithëve: Rrini zgjuar.