1 Dhe ai, pas disa ditësh, erdhi përsëri në Kapernaum; dhe u lajmërua që ai ishte në shtëpi.
2 Dhe menjëherë u mblodhën bashkë shumë, aq sa nuk kishte vend t’i priste ata, jo, as edhe te dera; dhe ai u predikoi fjalën atyre.
3 Dhe ata erdhën tek ai, duke sjellur një paralitik, që katër po e mbartnin.
4 Dhe kur nuk mund t’i afroheshin atij për shkak të turmës, ata zbuluan çatinë ku ishte; dhe pasi e gërmuan, e lëshuan poshtë vigun ku rrinte shtrirë paralitiku.
5 Kur Jezusi e pa besimin e tyre, ai i tha paralitikut: Bir, mëkatet e tua t’u falën.
6 Por ishin disa skribë ulur aty, dhe duke gjykuar në zemrat e tyre:
7 Pse flet ky njeri blasfemi? Kush mund t’i falë mëkatet përveç Perëndisë vetë?
8 Dhe menjëherë kur Jezusi kuptoi në frymën e tij se ata gjykonin kështu me veten e tyre, ai u tha: Përse i gjykoni këto gjëra në zemrat tuaja?
9 Çfarë është më e lehtë t’i thuash paralitikut: Mëkatet e tua t’u falën; ose t’i thuash: Çohu, merr vigun tënd, dhe ec?
10 Por që ju të mund të dini se Biri i njeriut ka fuqi në tokë t’i falë mëkatet, (ai i thotë paralitikut,)
11 Unë të them: Çohu, dhe merr vigun tënd, dhe shko në shtëpinë tënde.
12 Dhe ai menjëherë u çua, mori vigun e tij, dhe doli përpara të gjithëve; aq sa ata të gjithë u mahnitën, dhe lavdëruan Perëndinë, duke thënë: Ne kurrë s’kemi parë gjë të tillë.
13 Dhe ai doli përsëri buzë detit; dhe e gjithë turma dolën tek ai, dhe ai u dha mësim atyre.
14 Dhe ndërsa po kalonte andej, ai pa Levin birin e Alfeut të ulur në vendin e tatimeve, dhe i tha atij: Eja pas meje. Dhe ai u ngrit dhe shkoi pas tij.
15 Dhe ndodhi, që, ndërsa Jezusi u ul për të ngrënë në shtëpinë e tij, shumë taksambledhës dhe mëkatarë ishin ulur gjithashtu me Jezusin dhe dishepujt e tij; sepse ishin shumë, dhe ata shkuan pas tij.
16 Dhe kur skribët dhe farisenjtë e panë atë duke ngrënë me taksambledhës dhe mëkatarë, ata u thanë dishepujve të tij: Si ha dhe pi ai me taksambledhës dhe mëkatarë?
17 Kur Jezusi e dëgjoi atë, ai u thotë atyre: Nuk kanë nevojë për mjekun ata që janë të shëndoshë, por ata që janë të sëmurë; unë nuk erdha për të thirrur të drejtët, por mëkatarët për pendim.
18 Dhe dishepujt e Gjonit dhe të farisenjve agjëronin; dhe ata vijnë dhe i thonë atij: Pse agjërojnë dishepujt e Gjonit dhe të farisenjve, kurse dishepujt e tu nuk agjërojnë?
19 Dhe Jezusi u thotë atyre: A mund të agjërojnë dasmorët, ndërsa dhëndri është me ta? Për sa kohë që e kanë dhëndrin mes tyre, ata nuk mund të agjërojnë.
20 Por ditët do të vijnë, kur dhëndri do t’u merret atyre, dhe pastaj në ato ditë do të agjërojnë.
21 Gjithashtu askush nuk qep një copë të re pëlhure mbi një rrobë të vjetër; përndryshe copa e re që e plotësoi merr prej së vjetrës, dhe grisja bëhet më keq.
22 Dhe askush nuk hedh verë të re në enë të vjetra; përndryshe vera e re i çan enët, dhe vera derdhet, dhe enët prishen; por vera e re duhet të hidhet në enë të reja.
23 Dhe ndodhi që, ai kalonte përmes arave me drithëra në ditën e sabathit; dhe dishepujt e tij, ndërsa kaluan, filluan të këpusnin kallinj drithi.
24 Dhe farisenjtë i thanë atij: Ja, pse bëjnë atë që nuk është e ligjshme ditën e sabathit?
25 Dhe ai u tha: A nuk e keni lexuar ndonjëherë se çfarë bëri Davidi, kur pati nevojë, dhe ishte i uritur, ai, dhe ata që ishin me të?
26 Se si shkoi në shtëpinë e Perëndisë në ditët e kryepriftit Abiathar, dhe hëngri bukët e paraqitjes, e cila nuk është e ligjshme të hahet përveç priftërinjve, dhe ai u dha dhe atyre që ishin me të?
27 Dhe ai u tha atyre: Sabathi u bë për njeriun, dhe jo njeriu për sabathin;
28 Prandaj Biri i njeriut është Zot edhe i sabathit.