1 Dhe ai filloi përsëri të jepte mësim në breg të detit; dhe u mblodh tek ai një turmë e madhe, sa ai hyri në një barkë, dhe rrinte në det; dhe e gjithë turma ishte në tokë në buzë të detit.
2 Dhe ai u mësoi atyre shumë gjëra përmes shëmbëlltyrave, dhe në dokrinën e tij u tha atyre:
3 Dëgjoni: Ja, një mbjellësi doli për të mbjellë;
4 Dhe ndodhi që, ndërsa mbolli, disa ranë në anë të rrugës, dhe shpendët e ajrit erdhën dhe i hëngrën.
5 Dhe disa ranë në gurishte, ku nuk kishte shumë dhe; dhe menjëherë ato mbinë, sepse nuk kishin thellësi në dhe.
6 Por kur doli dielli, ato u dogjën; dhe për shkak se nuk kishin rrënjë, u thanë.
7 Dhe disa ranë midis ferrave, dhe ferrat u rritën, dhe i mbytën, dhe ato nuk dhanë fryt.
8 Dhe disa tjetra ranë në tokë të mirë, dhe dhanë fryt që rritej dhe zmadhohej; dhe prodhuan, disa tridhjetë, disa gjashtëdhjetë, dhe disa njëqind.
9 Dhe ai u tha atyre: Ai që ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.
10 Dhe kur ishte vetëm, ata që ishin përreth tij me të dymbëdhjetët e pyetën atë për shëmbëlltyrën.
11 Dhe ai u tha atyre: Juve ju është dhënë ta njihni të fshehtën e mbretërisë së Perëndisë; por për ata që janë përjashta, të gjitha këto gjëra bëhen me shëmbëlltyra;
12 Që duke parë të shohin, dhe të mos vënë re; dhe duke dëgjuar të dëgjojnë, dhe të mos kuptojnë; se mos ndonjëherë të kthehen, dhe mëkatet e tyre t’u falen.
13 Dhe ai u tha atyre: A nuk e dini ju këtë shëmbëlltyrë? Dhe atëherë si do t’i dini të gjitha shëmbëlltyrat?
14 Mbjellësi e mbjell fjalën.
15 Dhe ata në anë të rrugës janë këta, ku mbillet fjala; por pasi e kishin dëgjuar menjëherë vjen Satanai, dhe merr fjalën që ishte mbjellur në zemrat e tyre.
16 Dhe njësoj ata që mbillen në gurishte janë këta; të cilët, pasi e kanë dëgjuar fjalën, e pranojnë atë menjëherë me gëzim;
17 Por nuk kanë rrënjë në vetevete, dhe kështu durojnë për një kohë; pastaj, kur vjen shtrëngimi apo përndjekja për shkak të fjalës, ata menjëherë skandalizohen.
18 Dhe ata që mbillen midis ferrave janë këta; ata që e dëgjojnë fjalën,
19 Por përkujdesjet e kësaj bote, dhe mashtrimi i pasurive, dhe epshet e gjërave të tjera duke hyrë, e mbysin fjalën dhe ajo bëhet e pafrytshme.
20 Dhe ata që mbillen në tokë të mirë janë këta; ata që e dëgjojnë fjalën, dhe e pranojnë atë, dhe japin fryt, disa tridhjetëfish, disa gjashtëdhjetë, dhe disa njëqind.
21 Dhe ai u tha atyre: A sillet qiriu të vendoset poshtë një ene, apo poshtë një shtrati? Dhe jo të vendoset në shandan?
22 Sepse nuk fshihet gjë, që nuk do të zbulohet; as u mbajt e fshehtë ndonjë gjë, por që do të përhapet.
23 Nëse ndonjë njeri ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.
24 Dhe ai u tha atyre: Kujdes se çfarë dëgjoni; me atë masë që ju matni, ajo do t’ju matet edhe juve; dhe juve që dëgjoni do t’ju jepet më shumë.
25 Sepse ai që ka, atij do t’i jepet; dhe ai që nuk ka, prej tij do të merret edhe ajo që ka.
26 Dhe ai tha: Kështu është mbretëria e Perëndisë, si një njeri të hidhte farë në dhe;
27 Dhe të flinte, dhe të ngrihej natë e ditë, dhe fara të mbinte dhe të rritej, ai nuk e di se si.
28 Sepse toka sjell fryt prej vetes; në fillim fije bari, pastaj kallirin, dhe pas asaj drithëra të plota brenda kallirit.
29 Por kur del fruta, ai menjëherë i vë draprin, sepse erdhi koha e korrjes.
30 Dhe ai tha: Me se do ta krahasojmë mbretërinë e Perëndisë? Ose me çfarë shëmbëlltyre do ta krahasojmë?
31 Ajo është si një kokërr sinapi, e cila, kur mbillet në tokë, është më e vogël se të gjitha farat që janë në tokë;
32 Por pasi mbillet, ajo rritet, dhe bëhet më e madhe se të gjitha barishtet, dhe lëshon degë të mëdha; saqë shpendët e ajrit mund të gjejnë strehë nën hijen e saj.
33 Dhe me shumë shëmbëlltyra të tilla ai u fliste atyre fjalën, sipas aftësisë së tyre ta dëgjonin.
34 Por pa shëmbëlltyrë nuk u fliste atyre; dhe kur ishin vetëm, ai u shpjegonte të gjitha gjërat dishepujve të tij.
35 Dhe po atë ditë, kur u ngrys, ai u tha: Le të shkojmë në anën tjetër.
36 Dhe pasi e larguan turmën, e morën siç ishte në barkë. Dhe me të ishin edhe disa barka të tjera të vogla.
37 Dhe u ngrit një stuhi e madhe erërash, dhe dallgët u përplasën në barkë, aq sa tani u mbush.
38 Dhe ai ishte në kiçin e anijes, duke fjetur mbi jastëk; dhe ata e zgjojnë, dhe i thonë atij: Mësues, a nuk merakosesh që ne po humbasim?
39 Dhe ai u ngrit, qortoi erën, dhe i tha detit: Pusho, qetësohu. Dhe era pushoi, dhe u bë një bunacë e madhe.
40 Dhe ai u tha atyre: Pse jeni kaq të trembur? Si është kjo që ju nuk keni besim?
41 Dhe ata u trembën jashtë mase, dhe i thanë njëri-tjetrit: Çfarë lloj njeriu është ky, që edhe era edhe deti i binden atij?