1 Dhe ai u tha atyre: Me të vërtetë ju them: Se ka disa prej tyre që qëndrojnë këtu, të cilët nuk do ta ngjërojnë vdekjen, derisa të shohin mbretërinë e Perëndisë ardhur me fuqi.
2 Dhe mbas gjashtë ditësh Jezusi mori me vete Pjetrin, dhe Jakobin, dhe Gjonin, dhe i çoi mënjanë në një mal të lartë vetëm; dhe ai u shndërrua para tyre.
3 Dhe rroba e tij u bë e shndritshme, jashtë mase e bardhë si bora; aq sa asnjë dërstilar në botë të mund t’i zbardhë.
4 Dhe iu shfaqë atyre Elia me Moisiun; dhe ata po flisnin me Jezusin.
5 Dhe Pjetri u përgjigj dhe i tha Jezusit: Mësues, është mirë për ne të jemi këtu; dhe lë të bëjmë tre tabernakuj; një për ty, dhe një për Moisiun, dhe një për Elian.
6 Sepse ai nuk dinte çfarë të thoshte; ngaqë ata ishin shumë të trembur.
7 Dhe ishte një re që i mbuloi me hije; dhe një zë doli nga reja, duke thënë: Ky është Biri im i dashur; dëgjoni atë.
8 Dhe befas, kur ata vështruan përreth, nuk panë më njeri, përveç Jezusit vetëm me ta.
9 Dhe ndërsa zbrisnin nga mali, ai i urdhëroi që ata të mos t’i tregonin njeriu për gjërat që kishin parë, deri kur Biri i njeriut të ngjallej prej së vdekurish.
10 Dhe ata e mbajtën atë fjalë mes tyre, dhe pyesnin njëri-tjetrin ç’kuptim kishte ngjallja prej së vdekurish.
11 Dhe ata e pyetën, duke thënë: Pse thonë skribët që Elia duhet të vijë i pari?
12 Ai u përgjigj dhe u tha: Elia me të vërtetë vjen i pari, dhe rivendos të gjitha gjërat; dhe si është shkruar për Birin e njeriut, që ai duhet të vuajë shumë gjëra, dhe të përbuzet.
13 Por unë ju them: Se Elia me të vërtetë ka ardhur, dhe ata i kanë bërë atij ç’deshën, ashtu siç është shkruar për të.
14 Kur erdhi te dishepujt e tij, ai pa një turmë të madh përreth tyre, dhe skribët duke i pyetur ata.
15 Dhe menjëherë të gjithë njerëzit, kur panë atë, u habitën shumë, dhe e përshëndetën duke vrapuar tek ai.
16 Dhe ai i pyeti skribët: Për çfarë po i pyesni ata?
17 Dhe një nga turma u përgjigj dhe tha: Mësues, unë të kam prurë birin tim, i cili ka një frymë memece;
18 Dhe kudo që e zë atë, e shkallmon; dhe ai shkumëzon, dhe kërcëllin dhëmbët, dhe fishket; dhe unë fola me dishepujt e tu që ata ta dëbojnë; por ata nuk mundën.
19 Ai i përgjigjet atij, dhe thotë: O brez pa besim, deri kur do të jem unë bashkë me ju? Deri kur do t’ju duroj? Silleni atë tek unë.
20 Dhe ata ia sollën; dhe kur ai e pa, menjëherë fryma e shkallmoi atë; dhe ai ra përtokë, dhe rrokullisej duke shkumëzuar.
21 Dhe ai pyeti atin e tij: Sa kohë ka që kur kjo erdhi tek ai? Dhe ai tha: Që nga fëmijëria.
22 Dhe shpesh e ka hedhur në zjarr, dhe në ujëra, për ta shkatërruar; por nëse ti mund të bësh ndonjë gjë, ki dhembshuri për ne, dhe na ndihmo.
23 Jezusi i tha atij: Nëse ti mund të besosh, gjithçka është e mundur për atë që beson.
24 Dhe menjëherë babai i fëmijës bërtiti fort, dhe tha me lot: Zot, unë besoj; ndihmoje mosbesimin tim.
25 Kur Jezusi pa që njerëzit u grumbuluan me vrap, ai e qortoi frymën e ndyrë, duke i thënë: Ti frymë memece dhe e shurdhët, unë të urdhëroj, dil prej tij, dhe mos hyr më tek ai.
26 Dhe fryma bërtiti, dhe e shkallmoi atë keqas, dhe doli prej tij; dhe ai ishte si një i vdekur; saqë shumë thoshin: Ai është i vdekur.
27 Por Jezusi e mori për dore, dhe e ngriti lart; dhe ai u çua.
28 Dhe kur ai erdhi në shtëpi, dishepujt e tij e pyetën veçmas: Pse nuk mundëm ne ta dëbojmë atë?
29 Dhe ai u tha atyre: Ky lloj nuk mund të nxirret me asgjë, përveçse me lutje dhe agjërim.
30 Dhe ata u larguan prej andej, dhe kaluan nëpërmjet Galilesë; dhe ai nuk donte që ta merrte vesh njeri.
31 Sepse ai i mësonte dishepujt e vet, dhe u tha atyre: Biri i njeriut është dorëzuar në duart e njerëzve, dhe ata do ta vrasin atë; dhe pasi të vritet, ai do të ngjallet ditën e tretë.
32 Por ata nuk e kuptonin këtë fjalë, dhe kishin frikë ta pyesnin.
33 Dhe ai erdhi në Kapernaum; dhe duke qenë në shtëpi i pyeti ata: Për çfarë debatonit mes jush rrugës?
34 Por ata nuk folën; sepse rrugës ata kishin debatuar mes tyre, kush do të ishte më i madhi.
35 Dhe ai u ul, dhe i thirri të dymbëdhjetët, dhe u tha atyre: Nëse dikush ka dëshirë të jetë i pari, ai do të jetë i fundit i të gjithëve, dhe shërbëtor i të gjithëve.
36 Dhe mori një fëmijë, dhe e vuri në mes të tyre; dhe pasi e mori në krahët e tij, u tha atyre:
37 Kushdo që do të pranojë në emrin tim një nga fëmijët e tillë, më pranon mua; dhe kushdo që më pranon mua, nuk pranon mua, por atë që më dërgoi mua.
38 Gjoni iu përgjigj, duke thënë: Mësues, ne pamë një njeri që dëbonte djajtë në emrin tënd, dhe nuk na vjen pas; dhe ne e ndaluam, për shkak se nuk na vjen pas.
39 Por Jezusi tha: Mos e ndaloni; sepse nuk ka njeri që do të bëjë një mrekulli në emrin tim, që kollaj të flasë keq për mua.
40 Sepse ai që nuk është kundër nesh është në anën tonë.
41 Sepse kushdo që do t’ju japë të pini një gotë ujë në emrin tim, për shkak se ju i përkisni Krishtit, me të vërtetë ju them, ai nuk do ta humbasë shpërblimin e vet.
42 Dhe kushdo që do të skandalizojë një nga këta të vegjlit që beson tek unë, është më mirë për të që një gur mulliri t’i varet në qafë, dhe ai të hidhet në det.
43 Dhe nëse dora jote të skandalizon, preje; është më mirë për ty të hysh i gjymtuar në jetë, se sa duke pasur dy duar të shkosh në ferr, në zjarrin që nuk do të shuhet kurrë;
44 Ku krimbi i tyre nuk vdes, dhe zjarri nuk shuhet.
45 Dhe nëse këmba jote të skandalizon, preje; është më mirë për ty të hysh i çalë në jetë, se sa duke pasur dy këmbë të hidhesh në ferr, në zjarrin që nuk do të shuhet kurrë;
46 Ku krimbi i tyre nuk vdes, dhe zjarri nuk shuhet.
47 Dhe nëse syri yt të skandalizon, nxirre; është më mirë për ty të hysh në mbretërinë e Perëndisë me një sy, se sa duke pasur dy sy të hidhesh në zjarrin e ferrit;
48 Ku krimbi i tyre nuk vdes, dhe zjarri nuk shuhet.
49 Sepse çdokush do të kripet me zjarr, dhe çdo fli do të kripet me kripë.
50 Kripa është e mirë; por nëse kripa e ka humbur kripësinë e vet, me se do ta ndreqni? Kini kripë në vetvete, dhe kini paqe me njëri-tjetrin.