1 Dhe ndodhi që, pasi Jezusi mbaroi së porosituri të dymbëdhjetë dishepujt e tij, ai u largua prej andej të jepte mësim dhe të predikonte në qytetet e tyre.
2 Tani, pasi Gjoni kishte dëgjuar në burg veprat e Jezusit, ai dërgoi dy nga dishepujt e tij,
3 Dhe i tha atij: A je ti ai që do të vinte, apo presim një tjetër?
4 Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: Shkoni dhe i tregoni Gjonit përsëri ato gjëra që ju dëgjoni dhe shikoni;
5 Sytë e të verbërve hapen, dhe të çalët ecin, lebrozët pastrohen, shurdhët dëgjojnë, të vdekurit ngjallen, dhe të varfërve u predikohet ungjilli.
6 Dhe i bekuar është ai, kushdo që nuk do të skandalizohet prej meje.
7 Dhe ndërsa u larguan, Jezusi filloi t’u fliste turmave në lidhje me Gjonin: Çfarë dolët ju për të parë në shkretëtirë? Një kallam që tundet nga era?
8 Por për çfarë dolët të shikonit? Një njeri të veshur me rroba të buta? Ja, ata që veshin rroba të buta janë në shtëpitë e mbretërve.
9 Po për çfarë dolët të shikoni? Një profet? Po, ju them, dhe më shumë se një profet.
10 Sepse ky është ai, për të cilin është shkruar: Ja, unë dërgoj lajmëtarin tim para fytyrës sate, i cili do ta përgatitë rrugën tënde para teje.
11 Me të vërtetë ju them: Midis atyre që lindin nga gratë nuk është ngritur më i madh se Gjon Pagëzori; megjithatë ai që është më i vogli në mbretërinë e qiellit është më i madh se ai.
12 Dhe që prej ditëve të Gjon Pagëzorit deri tani mbretëria e qiellit po pëson dhunë, dhe të dhunshmit e marrin me forcë.
13 Sepse të gjithë profetët dhe ligji profetizuan deri te Gjoni.
14 Dhe nëse ju do ta pranoni, ky është Elia, i cili ishte për të ardhur.
15 Ai që ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.
16 Por me kë do ta krahasoj këtë brez? Është si fëmijët ulur te tregjet, dhe thërrasin shokët e tyre,
17 Dhe duke thënë: Ne i kemi rënë fyellit për ju, dhe nuk keni vallzuar; ne kemi mbajtur zi para jush, dhe nuk keni vajtuar.
18 Sepse erdhi Gjoni as duke ngrënë as duke pirë, dhe ata thonë: Ai ka një djall.
19 Erdhi Biri i njeriut duke ngrënë dhe duke pirë, dhe ata thonë: Ja një grykës dhe pijanec, një mik i taksambledhësve dhe mëkatarëve. Por mençuria shfajësohet nga bijtë e saj.
20 Atëherë filloi ai t’i qortonte qytetet ku u bënë shumica e veprave të tij të fuqishme, sepse ata nuk u penduan:
21 Mjerë ti, Korazin! Mjerë ti, Betsaida! Sepse nëse veprat e mëdha, që u bënë brenda jush, të ishin bërë në Tyrus dhe Sidon, ata do të ishin penduar prej kohësh me thes dhe hi.
22 Por unë ju them: Do të jetë më e durueshme për Tyrus dhe Sidon në ditën e gjykimit, se për ju.
23 Dhe ti, Kapernaum, që u ngrite në qiell, do të hidhesh poshtë në ferr; sepse nëse veprat e mëdha, që u bënë brenda jush, të ishin bërë në Sodom, ajo do kishte mbetur deri më sot.
24 Por unë ju them, Se do të jetë më e durueshme për vendin e Sodomës, se për ty, në ditën e gjykimit.
25 Atëhetë Jezusi u përgjigj dhe tha: Unë të falënderoj ty, O Atë, Zot i qiellit dhe tokës, sepse ti i ke fshehur këto gjëra nga të mençurit dhe të maturit, dhe ua zbulove foshnjave.
26 Po kështu, Atë; sepse kështu dukej mirë në sytë e tu.
27 Të gjitha gjërat m’u dhanë nga Ati im; dhe asnjë njeri nuk e njeh Birin, përveç Atit; as edhe Atin nuk e njeh njeri, përveç Birit, dhe atij kujtdo Biri do t’ia zbulojë.
28 Ejani tek unë, të gjithë ju që mundoheni dhe jeni të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.
29 Merreni mbi vete zgjedhën time, dhe mësoni prej meje; sepse unë jam i butë dhe i përulur në zemër; dhe ju do të gjeni çlodhje për shpirtrat tuaj.
30 Sepse zgjedha ime është e rehatshme, dhe barra ime është e lehtë.