1 Atëherë Jezusi po shkonte në ditën e sabathit përmes misrit; dhe dishepujt e tij ishin të uritur, dhe filluan të këputnin kallinj misri, dhe t’i hanin.
2 Por kur farisenjtë e panë, i thanë atij: Ja, dishepujt e tu bëjnë atë që nuk është e ligjshme të bëhet ditën e sabathit.
3 Por ai u tha: Nuk e keni lexuar se çfarë bëri Davidi, kur ishte i uritur, edhe ata që ishin me të;
4 Si hyri në shtëpinë e Perëndisë, dhe hëngri bukën e paraqitjes, që nuk ishte e ligjshme që ai ta hante, as për ata që ishin me të, por vetëm për priftërinjtë?
5 Apo a nuk e keni lexuar ju në ligj, se në ditën e sabathit priftërinjtë në tempull përdhosnin sabathin, dhe janë të pafajshëm?
6 Por unë ju them: Se në këtë vend është njëri më i madh se tempulli.
7 Por nëse ju ta kishit ditur ç’kuptim ka kjo: Unë dua të kem mëshirë, dhe jo flijim, ju nuk do t’i kishit dënuar të pafajshmit.
8 Sepse Biri i njeriut është Zot edhe i ditës së sabathit.
9 Dhe pasi ai u largua prej andej, shkoi në sinagogën e tyre;
10 Dhe, ja, ishte një njeri që e kishte dorën e tij të tharë. Dhe ata e pyetën, duke thënë: A është e ligjshme të shërosh në ditët e sabathit? Që ata të mund ta akuzonin atë.
11 Dhe ai u tha atyre: Cili njeri mes jush do të jetë, që ka një dele, dhe nëse ajo bie në një gropë ditën e sabathit, nuk do ta kapë atë, dhe ta nxjerrë?
12 Atëherë sa shumë më i mirë është një njeri se një dele? Prandaj është e ligjshme të bësh mirë në ditët e sabathit.
13 Atëherë ai i thotë njeriut: Shtrije para dorën tënde. Dhe ai e shtriu; dhe ajo u përtëri e tëra, si tjetra.
14 Atëherë farisenjtë dolën, dhe bënë një këshill kundër tij, se si të mund ta shkatërronin.
15 Por kur Jezusi e kuptoi, ai u tërhoq prej andej; dhe turma të mëdha shkuan pas tij, dhe ai i shëroi të gjithë;
16 Dhe i urdhëroi që ata të mos ta bënin të njohur;
17 Që të mund të përmbushej ajo që ishte thënë prej profetit Isaia, duke thënë:
18 Ja shërbëtori im që kam zgjedhur; të dashurin tim, në të cilin shpirti im është i kënaqur shumë; unë do ta vë frymën time mbi të, dhe ai do t’u tregojē gjykim paganëve.
19 Ai nuk do të grindet, as të bërtasë; as do ta dëgjojë njeri zërin e tij nëpër rrugë.
20 Një kallam të shtypur nuk do të thyejë ai, dhe li që bën tym nuk do ta shuaj, derisa ai ta dërgojë gjykimin në fitore.
21 Dhe në emrin e tij paganët do të besojnë.
22 Atëherë u soll tek ai një i pushtuar nga një djall, i verbër dhe memec; dhe ai e shëroi atë, aq sa që i verbri dhe memeci edhe fliste dhe shihte.
23 Dhe të gjithë njerëzit u mrekulluan, dhe thanë: A nuk është ky biri i Davidit?
24 Por kur farisenjtë e dëgjuan, thanë: Ky burrë nuk dëbon djajtë, përveç prej Beelzebubit princit të djajve.
25 Dhe Jezusi i dinte mendimet e tyre, dhe u tha: Çdo mbretëri e përçarë kundër vetes shkretohet; dhe çdo qytet apo shtëpi e përçarë kundër vetes nuk do të qëndrojë;
26 Dhe nëse Satanai dëbon Satanain, ai përçahet kundër vetes; atëherë si do të qëndrojë mbretëria e tij?
27 Dhe nëse unë prej Beezelbubit dëboj djajtë, prej kujt i dëbojnë bijtë tuaj? Prandaj ata do të jenë gjyqtarët tuaj.
28 Por nëse unë i dëboj djajtë prej Frymës së Perëndisë, atëherë mbretëria e Perëndisë ka ardhur te ju.
29 Ose ndryshe si mund të hyjë njeri në shtëpinë e një burri të fortë, dhe t’i grabisë pronat e tij, përveçse në fillim ta lidhte të fortin? Dhe pastaj ta grabisë shtëpinë e tij.
30 Ai që nuk është me mua është kundër meje; dhe ai që nuk mbledh me mua i shpërndan gjithandej.
31 Prandaj ju them: Të gjitha llojet e mëkatit dhe blasfemisë do t’u falen njerëzve; por blasfemia kundër Frymës së Shenjtë nuk do t’u falet njerëzve.
32 Dhe kushdo që thotë një fjalë kundër Birit të njeriut, ajo do t’i falet atij; por kushdo që flet kundër Frymës së Shenjtë, ajo nuk do t’i falet atij, as në këtë botë, as në botën që vjen.
33 Ose bëje pemën të mirë, dhe frutin e saj të mirë; ose ndryshe bëje pemën të keqe dhe frutin e saj të keq; sepse pema njihet prej frutit të saj.
34 O brez nepërkash, si mundni ju, duke qenë të këqinj, të thoni gjëra të mira? Sepse nga tepria e zemrës flet goja.
35 Një njeri i mirë nxjerr gjëra të mira prej thesarit të mirë të zemrës; dhe një njeri i keq nxjerr gjëra të këqija prej thesarit të keq të zemrës.
36 Por unë ju them: Se çdo fjalë të kotë që njerëzit do të thonë, ata do të japin llogari për atë në ditën e gjykimit.
37 Sepse prej fjalëve të tua ti do të shfajësohesh, dhe prej fjalëve të tua do të dënohesh.
38 Atëherë disa nga skribët dhe farisenjtë u përgjigjën, duke thënë: Mësues, ne duam të shohim një shenjë prej teje.
39 Por ai u përgjigj dhe u tha atyre: Një brez i lig dhe kurvar kërkon një shenjë; dhe nuk do t’i jepet shenjë, përveç shenjës së profetit Jonas;
40 Sepse ashtu si Jonas ishte tri ditë e tri netë në barkun e balenës; kështu do të jetë Biri i njeriut tri ditë e tri netë në zemër të tokës.
41 Burrat e Ninevisë do të ngrihen në gjykim me këtë brez, dhe do ta dënojnë; sepse ata u penduan me predikimin e Jonasit; dhe, ja, një më i madh se Jonasi është këtu.
42 Mbretëresha e jugut do ngrihet në gjykim me këtë brez, dhe do ta dënojë; sepse ajo erdhi prej skajeve më të largëta të tokës të dëgjonte mençurinë e Solomonit; dhe, ja, një më i madh se Solomoni është këtu.
43 Kur fryma e papastër del nga njeriu, ai ecën përmes vendeve të thata, duke kërkuar çlodhje, dhe nuk e gjen.
44 Atëherë ai thotë: Unë do të kthehem në shtëpinë time prej nga dola; dhe pasi ai të vijë, e gjen atë bosh, të fshirë, dhe të zbukuruar.
45 Atëherë ikën, dhe merr me vete shtatë frymëra të tjera më të liga se veten, dhe ata hyjnë dhe banojnë atje; dhe gjendja e fundit e atij njeriu është më e keqe se e para. Madje kështu do t’i ndodhë edhe këtij brezi të lig.
46 Ndërsa ai ende fliste me njerëzit, ja, nëna e tij dhe vëllezërit e tij qëndruan jashtë, duke dashur të flisnin me të.
47 Atëherë njëri i tha atij: Ja, nëna jote dhe vëllezërit e tu qëndrojnë jashtë, duke dashur të flasin me ty.
48 Por ai u përgjigj dhe i tha atij që i foli: Kush është nëna ime? Dhe kush janë vëllezërit e mi?
49 Dhe ai shtriu dorën e tij drejt dishepujve të tij, dhe tha: Ja nëna ime dhe vëllezërit e mi.
50 Sepse kushdo që do të bëjë vullnetin e Atit tim që është në qiell, ai më është vëlla, dhe motër, dhe nënë.