1 Në atë kohë Herod tetrarku dëgjoi për famën e Jezusit,
2 Dhe u tha shërbëtorëve të tij: Ky është Gjon Pagëzori; ai u ngjall prej së vdekurish; dhe prandaj vepra të mëdha shfaqen në të.
3 Sepse Herodi e kishte kapur Gjonin, dhe e lidhi atë, dhe e futi në burg për hatër të Herodias, gruaja e vëllait të tij Filipit.
4 Sepse Gjoni i tha atij: Nuk është e ligjshme për ty që ta kesh atë.
5 Dhe kur deshi që ta vriste, ai i trembej turmës, sepse ata e kishin për profet.
6 Por kur u mbajt ditëlindja e Herodit, vajza e Herodias vallëzoi para tyre, dhe i pëlqeu Herodit.
7 Prandaj ai i premtoi me betim t’i jepte asaj çfarëdo që do të kërkonte.
8 Dhe ajo, duke qenë të udhëzuar më parë prej nënës së saj, tha: Më jep këtu kokën e Gjon Pagëzorit në një pjatancë.
9 Dhe mbreti u keqardh; prapëseprapë për hatër të betimit, dhe të atyre që ishin ulur bashkë me të në gosti, ai urdhëroi t’i jepej asaj.
10 Ai dërgoi, dhe i preu kokën Gjonit në burg.
11 Dhe koka e tij u soll në një pjatancë, dhe iu dha zonjushës; dhe ajo ia solli atë nënës së saj.
12 Dhe erdhën dishepujt e tij, e morën trupin, e varrosën, dhe shkuan e i thanë Jezusit.
13 Kur Jezusi e dëgjoi këtë, ai u largua prej andej me një barkë në një vend të shkretë mënjanë; dhe kur njerëzit e dëgjuan këtë, ata shkuan pas tij në këmbë nga qytetet.
14 Dhe Jezusi doli, dhe pa një turmë të madhe, dhe u prek me dhembshuri për ta, dhe shëroi të sëmurët e tyre.
15 Dhe kur u ngrys, erdhën tek ai dishepujt e tij, duke thënë: Ky është një vend i shkretë, dhe koha tashti ka kaluar; largoje turmën, që ata të mund të shkojnë nëpër fshatra, dhe të blejnë ushqime për veten e tyre.
16 Por Jezusi u tha atyre: Ata nuk kanë nevojë të largohen; jepuni ju atyre për të ngrënë.
17 Dhe ata i thanë: Ne kemi këtu vetëm pesë bukë, dhe dy peshq.
18 Ai tha: M’i sillni këtu.
19 Dhe ai e urdhëroi turmën të uleshin në bar, dhe mori pesë bukët, dhe dy peshqit, dhe duke shikuar lart në qiell, i bekoi, dhe i ndau, dhe ua dha bukët dishepujve të tij, dhe dishepujt turmës.
20 Dhe ata të gjithë hëngrën, dhe u ngopën; dhe mblodhën nga copërat që mbetën dymbëdhjetë shporta plot.
21 Dhe ata që hëngrën ishin rreth pesëmijë burra, përveç grave dhe fëmijëve.
22 Dhe menjëherë Jezusi i detyroi dishepujt e tij të hynin në barkë, dhe të shkonin para tij në anën tjetër, ndërsa ai largonte turmat.
23 Dhe pasi i kishte larguar turmat, ai shkoi lart në mal mënjanë të lutej; dhe kur erdhi mbrëmja, ai ishte atje vetëm.
24 Por barka tani ishte në mes të detit, e lëkundur nga dallgët, sepse era ishte kundër.
25 Dhe në rojën e katërt të natës Jezusi shkoi tek ata, duke ecur mbi detin.
26 Dhe kur dishepujt e panë atë duke ecur mbi detin, u shqetësuan, duke thënë: Është një frymë; dhe ata klithën nga frika.
27 Por menjëherë Jezusi u foli atyre, duke thënë: Gëzohuni; jam unë; mos u trembni.
28 Dhe Pjetri iu përgjigj atij dhe tha: Zot, nëse je ti, më urdhëro të vij te ti mbi ujin.
29 Dhe ai tha: Eja. Dhe kur Pjetri zbriti nga barka, ai eci mbi ujin, për të shkuar te Jezusi.
30 Por kur pa erën e furishme, ai u tremb; dhe kur filloi të zhytej, ai bërtiti, duke thënë: Zot, shpëtomë.
31 Dhe menjëherë Jezusi shtriu dorën e tij, dhe e kapi atë, dhe i tha: O ti besimpak, pse dyshove?
32 Dhe pasi ata hipën në barkë, era pushoi.
33 Atëherë ata që ishin në barkë erdhën dhe e adhuruan, duke thënë: Me të vërtetë ti je Biri i Perëndisë.
34 Dhe pasi shkuan matanë, ata erdhën në tokën e Genesaretit.
35 Dhe burrat e atij vendi kur e njohën, dërguan përreth në të gjithë atë krahinë, dhe sollën tek ai të gjithë ata që ishin sëmurë;
36 Dhe iu lutën atij që ata të mund të preknin vetëm cepin e rrobës së tij; dhe të gjithë që e prekën u shëruan plotësisht.