1 Farisenjtë erdhën edhe me saducenjtë, dhe duke e tunduar donin nga ai që t’u shfaqte një shenjë nga qielli.
2 Ai u përgjigj dhe u tha atyre: Kur ngryset, ju thoni: Do të jetë mot i bukur; sepse qielli është i kuq.
3 Dhe në mëngjes: Do të jetë mot i keq sot; sepse qielli është i kuq dhe i vrenjtur. O ju hipokritë, ju mund të dalloni pamjen e qiellit; por ju nuk mund të dalloni shenjat e kohrave?
4 Një brez i keq dhe kurorëshkelës kërkon një shenjë; dhe nuk do t’i jepet shenjë, përveç shenjës së profetit Jonas. Dhe ai iku prej tyre, dhe u largua.
5 Dhe kur dishepujt e tij erdhën në anën tjetër, kishin harruar të merrnin bukë.
6 Atëherë Jezusi u tha atyre: Kini kujdes dhe ruhuni prej majasë së farisenjve dhe të saducenjve.
7 Dhe ata diskutuan mes tyre, duke thënë: Kjo është sepse ne nuk kemi marrë bukë.
8 Të cilën kur Jezusi e kuptoi, u tha: O ju besimpakë, pse diskutoni mes jush, për shkak se nuk keni sjellë bukë?
9 Ende nuk kuptoni, as mbani mend pesë bukët e pesëmijëve, dhe sa shporta mblodhët?
10 As shtatë bukët e katërmijëve, dhe sa shporta mblodhët?
11 Si nuk kuptoni që nuk jua thashë këtë në lidhje me bukën, që ju të ruheni nga majaja e farisenjve dhe saducenjve?
12 Atëherë e kuptuan se ai nuk i urdhëroi ata të ruheshin nga majaja e bukës, por nga doktrina e farisenjve dhe saducenjve.
13 Pasi Jezusi erdhi në krahinat e Cezarisë së Filipit, ai i pyeti dishepujt e tij, duke thënë: Kush thonë njerëzit se jam unë, Biri i njeriut?
14 Dhe ata thanë: Disa thonë se ti je Gjon Pagëzori; disa, Elia; dhe të tjerët, Jeremia, ose një nga profetët.
15 Ai u tha atyre: Po kush thoni ju se jam unë?
16 Dhe Simon Pjetri u përgjigj dhe tha: Ti je Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë.
17 Dhe Jezusi u përgjigj dhe i tha atij: I bekuar je ti, Simon Barjonas; sepse mishi dhe gjaku nuk ta zbuluan, por Ati im që është në qiell.
18 Dhe unë të them gjithashtu: Se ti je Pjetri, dhe mbi këtë shkëmb unë do ndërtoj kishën time; dhe portat e ferrit nuk do të kenë fuqi përmbi të.
19 Dhe unë do të të jap ty çelësat e mbretërisë së qiellit; dhe çdo gjë që ti do të lidhësh mbi tokë do të jetë lidhur në qiell; dhe çdo gjë që ti do të zgjidhësh mbi tokë do të jetë zgjidhur në qiell.
20 Atëherë ai i urdhëroi dishepujt e tij që të mos t’i tregojnë njeriu se ai ishte Jezusi, Krishti.
21 Që nga ai çast Jezusi filloi t’u tregonte dishepujve të tij, se ai duhej të shkonte në Jeruzalem, dhe të vuante shumë gjëra nga pleqtë, kryepriftërinjtë dhe skribët, dhe të vritej, dhe të ngjallej ditën e tretë.
22 Atëherë Pjetri e mori atë dhe filloi ta qortonte, duke thënë: Qoftë larg teje, Zot; kjo nuk do të të ndodhë ty.
23 Por ai u kthye, dhe i tha Pjetrit: Rri prapa meje, Satana; ti je një fyerje për mua; se ti nuk pëlqen gjërat që janë prej Perëndisë, por ato që janë prej njerëzve.
24 Atëherë Jezusi u tha dishepujve të tij: Nëse ndonjë njeri do që të vijë pas meje, le të mohojë veten e tij, të marrë kryqin e tij, dhe të vijë pas meje.
25 Sepse kushdo që do shpëtojë jetën e tij, do ta humbasë atë; dhe kushdo që do ta humbasë jetën e tij për hatrin tim do ta gjejë atë.
26 Sepse çfarë përfiton një njeri, nëse ai do të fitojë botën e tërë dhe të humbasë shpirtin e tij? Ose, çfarë do të japë njeriu si shkëmbim të shpirtit të tij?
27 Sepse Biri i njeriut do të vijë në lavdinë e Atit të tij me engjijt e tij; dhe atëherë ai do të shpërblejë çdo njeri sipas veprave të tij.
28 Me të vërtetë unë ju them: Janë disa që qëndrojnë këtu, të cilët nuk do të ngjërojnë vdekjen, derisa të shikojnë Birin e njeriut duke ardhur në mbretërinë e tij.