1 Atëherë Jezusi i foli turmës, dhe dishepujve të tij,
2 Duke thënë: Skribët dhe farisenjtë ulen në vendin e Moisiut;
3 Prandaj të gjithë çfarëdo që ata ju thonë të ruani, ruajeni atë dhe bëjeni; por mos bëni sipas veprave të tyre; sepse ata flasin, dhe nuk bëjnë.
4 Sepse ata lidhin barrë të rënda dhe të vështira për t’u mbajtur, dhe i vendosin ato mbi shpatullat e njerëzve; por me një prej gishtrinjve të tyre ata vetë nuk duan t’i luajnë.
5 Por të gjitha punët e tyre ata i bëjnë që të shihen prej njerëzve; ata i zgjerojnë filakteritë e tyre, dhe i zmadhojnë thekët e rrobave të tyre,
6 Dhe duan vendet më të larta në festa, dhe vendet kryesore në sinagoga,
7 Dhe përshëndetje në pazare, dhe të quhen prej njerëzve: Rabi, Rabi.
8 Por mos lejoni që t’ju quajnë Rabi; sepse njëri është Mësuesi juaj, vetë Krishti; dhe ju të gjithë jeni vëllezër.
9 Dhe mos quani njeri mbi tokë atin tuaj; sepse njëri është Ati juaj, ai që është në qiell.
10 As mos lejoni që t’ju quajnë mësues; sepse njëri është Mësuesi juaj, vetë Krishti.
11 Por ai që është më i madhi midis jush do të jetë shërbëtori juaj.
12 Dhe kushdo që do të lartësojë veten do të ulet; dhe ai që do ta përulë veten do të lartësohet.
13 Por mjerë ju, skribë dhe farisenj, hipokritë! Sepse ju ua mbyllni mbretërinë e qiellit njerëzve; sepse as ju nuk hyni vetë, as i lejoni ata të hyjnë që janë për të hyrë.
14 Mjerë ju, skribë dhe farisenj, hipokritë! Sepse ju gllabëroni shtëpitë e vejusheve, dhe për shtirje bëni lutje të gjata; prandaj ju do të merrni dënimin më të madh.
15 Mjerë ju, skribë dhe farisenj, hipokritë! Sepse përshkoni det e tokë që të bëni një prozelit, dhe kur ai bëhet, ju e bëni atë dyfish më shumë fëmijë të ferrit se sa veten tuaj.
16 Mjerë ju, ju udhëheqës të verbër, që thoni: Kushdo që do betohet për tempullin, s’është gjë; por kushdo që do betohet për arin e tempullit, ai është borxhli!
17 Ju budallenj dhe të verbër; sepse cili është më i madh, ari, apo tempulli që e shenjtëron arin?
18 Dhe: Kushdo që do të betohet për altarin, s’është gjë; por kushdo që betohet për dhuratën që është mbi të, ai është fajtor.
19 Ju budallenj dhe të verbër; sepse cila është më e madhe, dhurata, apo altari që e shenjtëron dhuratën?
20 Prandaj kushdo që do të betohet për altarin, betohet për të, dhe për të gjitha gjërat që janë përmbi atë.
21 Dhe kushdo që do të betohet për tempullin, betohet për të, dhe për atë që banon atje.
22 Dhe ai që do të betohet për qiellin, betohet për fronin e Perëndisë, dhe për atë që rri mbi të.
23 Mjerë ju, skribë dhe farisenj, hipokritë! Sepse ju paguani të dhjetën e mendrës dhe të glikanxos dhe të qimnonit, dhe keni hequr gjërat më të rëndësishme të ligjit, gjykimin, mëshirën dhe besimin; këto duhet të kishit bërë, dhe të tjerat të mos i lini pa bërë.
24 Ju drejtues të verbër, që kulloni për mushkonjë, dhe kapërdini devenë.
25 Mjerë ju, skribë dhe farisenj, hipokritë! Sepse ju pastroni anën e jashtme të kupës dhe të pjatës, por brenda ato janë plot me grabitje dhe teprim.
26 Ti farise i verbër, pastro së pari atë që është brenda kupës dhe pjatës, që ana e jashtme e tyre të mund të jetë e pastër gjithashtu.
27 Mjerë ju, skribë dhe farisenj, hipokritë! Sepse ju jeni si varret e zbardhura, që me të vërtetë duken të bukura së jashtmi, por nga brenda janë plot me kocka të vdekurish, dhe gjithfarë ndyrësie.
28 Madje kështu edhe ju dukeni të drejtë së jashtmi para njerëzve, por nga brenda ju jeni plot hipokrizi dhe padrejtësi.
29 Mjerë ju, skribë dhe farisenj, hipokritë! Sepse ju ndërtoni varrezat e profetëve, dhe zbukuroni varret e të drejtëve,
30 Dhe thoni: Nëse do të ishim në ditët e etërve tanë, ne nuk do të kishim qenë pjesëtarë me ta në gjakun e profetëve.
31 Prandaj ju jeni dëshmitarë për veten tuaj, që jeni fëmijët e atyre që vranë profetët.
32 Atëherë mbushni masën e etërve tuaj.
33 Ju gjarpërinj, ju brez nepërkash, si mund t’i shpëtoni dënimit të ferrit?
34 Prandaj, ja, unë ju dërgoj juve profetë, dhe njerëz të urtë, dhe skribë; dhe disa prej tyre ju do t’i vrisni dhe kryqëzoni; dhe disa prej tyre ju do t’i kamxhikoni në sinagogat tuaja, dhe do t’i persekutoni qytet më qytet;
35 Që mbi ju të mund të bjerë gjithë gjaku i drejtë i derdhur mbi tokë, që nga gjaku i të drejtit Abel deri te gjaku i Zakarias biri i Barakias, të cilin ju e vratë ndërmjet tempullit dhe altarit.
36 Me të vërtetë ju them: Të gjitha këto gjëra do të bien mbi këtë brez.
37 O Jeruzalem, Jeruzalem, ti që vret profetët, dhe i godet me gurë ata që të janë dërguar ty, sa shpesh do t’i kisha mbledhur bashkë fëmijët e tu, ashtu si klloçka mbledh zogjtë e saj poshtë krahëve të saj, dhe ju nuk deshët!
38 Ja, shtëpia juaj ju është lënë e shkretë juve.
39 Sepse unë ju them: Ju nuk do të më shikoni që tani e tutje, derisa ju të thoni: I bekuar është ai që vjen në emër të Zotit.