1 Dhe Jezusi doli, dhe u largua nga tempulli; dhe dishepujt e tij erdhën tek ai për t’i treguar ndërtesat e tempullit.
2 Dhe Jezusi u tha atyre: Nuk i shihni ju të gjitha këto gjëra? Me të vërtetë unë ju them: Nuk do të lihet këtu një gur mbi tjetrin, që nuk do të hidhet poshtë.
3 Dhe ndërsa ai ishte ulur mbi malin e Ullinjve, dishepujt erdhën tek ai mënjanë, duke thënë: Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra? Dhe çfarë do të jetë shenja e ardhjes sate, dhe për fundin e botës?
4 Dhe Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: Ruhuni që të mos ju mashtrojë njeri.
5 Sepse do të vijnë shumë në emrin tim, duke thënë: Unë jam Krishti; dhe do të mashtrojnë shumë.
6 Dhe ju do të dëgjoni për luftra dhe fjalë për luftra; kujdes që të mos shqetësoheni; sepse të gjitha këto gjëra duhet të ndodhin, por nuk është ende fundi.
7 Sepse do të ngrihet komb kundër kombi, dhe mbretëri kundër mbretërie; dhe do të ketë zi buke, dhe murtajë, dhe tërmete, në vende të ndryshme.
8 Të gjitha këto janë fillimi i brengave.
9 Atëherë do t’ju dorëzojnë që të persekutoheni, dhe do t’ju vrasin; dhe ju do të urreheni prej të gjithë kombeve për shkak të emrit tim.
10 Dhe atëherë shumë do të skandalizohen, dhe do ta tradhëtojnë njëri-tjetrin, dhe do ta urrejnë njëri-tjetrin.
11 Dhe do të ngrihen shumë profetë të rremë, dhe do të mashtrojnë shumë.
12 Dhe për shkak se padrejtësia do të teprohet, dashuria e shumëve do të ftohet.
13 Por ai që do të durojë deri në fund, do të shpëtohet.
14 Dhe ky ungjill i mbretërisë do të predikohet në gjithë botën për dëshmi për të gjithë kombet; dhe atëherë do të vijë fundi.
15 Prandaj kur ju ta shihni përdhosjen e shkretimit, të thënë prej profetit Daniel, duke qëndruar në vendin e shenjtë, (kush lexon, le ta kuptojë;)
16 Atëherë lerini ata që janë në Judea t’ia mbathin në male;
17 Ai që është mbi tarracën le të mos zbresë poshtë për të marrë gjë nga shtëpia e tij;
18 As ai që është në fushë të mos kthehet prapa për t’i marrë rrobat e tij.
19 Dhe mjerë ato që janë shtatzëna, dhe ato që mëndin në ato ditë!
20 Por lutuni që arratisja juaj të mos jetë në dimër, as në ditën e sabathit;
21 Sepse atëherë do të ketë mundim të madh, sa nuk ka ndodhur që nga krijimi i botës deri në këtë kohë, jo, as do të ketë më.
22 Dhe veç ato ditë të shkurtohen, asnjë mish nuk do të shpëtohet; por për hatër të të zgjedhurve ato ditë do të shkurtohen.
23 Atëherë nëse ndokush do t’ju thotë: Ja, Krishti është këtu, ose atje; mos e besoni.
24 Sepse do të ngrihen Krishtër të rremë, dhe profetë të rremë, dhe do të tregojnë shenja të mëdha dhe mrekulli; aq sa, nëse do të ishte e mundur, ata do të mashtrojnë edhe të zgjedhurit.
25 Ja, unë ju paralajmërova.
26 Prandaj nëse ata do t’ju thonë: Ja, ai është në shkretëtirë, mos shkoni atje; ja, ai është në dhomat e fshehta; mos e besoni.
27 Sepse ashtu si vetëtima vjen nga lindja dhe ndriçon edhe deri në perëndim; kështu do të jetë edhe ardhja e Birit të njeriut.
28 Sepse kudo që të jetë kërma, atje do të mblidhen bashkë shqiponjat.
29 Mbas mundimeve të atyre ditëve menjëherë do të errësohet dielli, hëna nuk do të japë dritën e saj, yjet do të bien nga qielli, dhe fuqitë e qiejve do të tronditen;
30 Dhe atëherë do të shfaqet shenja e Birit të njeriut në qiell; dhe atëherë të gjitha fiset e tokës do të vajtojnë, dhe do të shohin Birin e njeriut duke ardhur në retë e qiellit me fuqi dhe lavdi të madhe.
31 Dhe ai do t’i dërgojë engjëjt e tij me tinguj të fortë borie, dhe ata do të mbledhin bashkë të zgjedhurit tij nga të katër erërat, nga njëri skaj i qiellit te tjetri.
32 Tani mësoni një shëmbëlltyrë të fikut; Kur dega e tij është e njomë dhe nxjerr gjethe, ju e dini që vera është afër;
33 Kështu edhe ju, kur ju do t’i shihni të gjitha këto gjëra, ta dini se është afër, madje te dyert.
34 Me të vërtetë ju them: Ky brez nuk do të kalojë, derisa të përmbushen të gjitha këto gjëra.
35 Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë.
36 Por për atë ditë dhe orë nuk di njeri, jo, as engjëjt e qiellit, por vetëm Ati im.
37 Por ashtu siç ishin ditët e Noeut, kështu do të jetë edhe ardhja e Birit të njeriut.
38 Sepse ashtu siç ishte në ditët para përmbytjes ata hanin dhe pinin, martoheshin dhe martonin, deri ditën kur Noeu hyri në arkë,
39 Dhe nuk e dinin derisa erdhi përmbytja, dhe i mori të gjithë ata; kështu do të jetë edhe ardhja e Birit të njeriut.
40 Atëherë do të jenë dy në fushë; njëri do të merret, dhe tjetri do të lihet.
41 Dy gra do të jenë duke bluar në mulli; njëra do të merret, dhe tjetra do të lihet.
42 Prandaj rrini zgjuar; sepse ju nuk e dini në ç’orë vjen Zoti juaj.
43 Por dijeni këtë, se nëse zoti i shtëpisë do ta dinte në ç’kohë do të vinte hajduti, ai do të rrinte zgjuar, dhe nuk do ta lejonte shtëpinë e tij të plaçkitej.
44 Prandaj edhe ju jini gati; sepse Biri i njeriut do të vijë në një orë që nuk jua pret mendja juve.
45 Atëherë kush është shërbëtor besnik dhe i mençur, të cilin zoti i tij e ka bërë zot të shtëpisë së tij, t’u japë atyre ushqim në kohën e duhur?
46 I bekuar është ai shërbëtor, të cilin kur të vijë zoti i tij ta gjejë duke bërë kështu.
47 Me të vërtetë ju them: Se ai do ta bëjë atë drejtues mbi gjithë pronat e tij.
48 Por dhe nëse ai shërbëtori i keq do të thotë në zemrën e tij: Zoti im po vonon ardhjen e tij;
49 Dhe do të fillojë t’i rrahë bashkëshërbëtorët e tij, dhe të hajë e të pijë me të dehurit;
50 Zoti i atij shërbëtori do të vijë një ditë kur ai nuk e pret, dhe në një orë që ai nuk e di.
51 Dhe ai do ta copëtojë atë, dhe do t’ia caktojë pjesën e tij me hipokritët; atje do të ketë vajtim dhe kërcëllim dhëmbësh.